• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

11 Maji, Tabaku në Komision: Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

14:30 : 02/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një mundësi të humbur për Shqipërinë dhe një dështim për demokracinë, në një moment kyç për integrimin europian të vendit.

Gjatë mbledhjes së parë të Komisionit pas zgjedhjeve, Tabaku theksoi se ky proces zgjedhor, i pari pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, duhet të kishte qenë një provë e sjelljes ndryshe nga klasa politike dhe e forcimit të standardeve demokratike.

Tabaku thekson se raporti paraprak i OSBE/ODIHR evidentoi presionin mbi administratën, përdorimin e burimeve shtetërore dhe lidhjen e ngushtë mes shtetit dhe partisë në pushtet.

Sipas Tabakut, në vend që të tregonim përparim, vendi bëri hapa pas teksa shprehet se “nuk ka rëndësi sa kapituj apo grupkapituj hapen në negociata; rëndësi ka përmirësimi i standardeve dhe respektimi i demokracisë në praktikë”.

Lexo edhe:

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

Më tej, Tabaku theksoi se për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës europiane, por kjo rrugë kërkon standard, reformë reale dhe vullnet politik për t’u përmirësuar.

Fjala e Tabakut:

Më lejoni që në këtë rikthim të çuditshëm pas zgjedhjeve, ku në kushte normale do të duhej të kishim një parlament të ri, ne vijojmë ende me të njëjtin përbërje parlamentare. Është mbledhja e parë e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe dua të ndaj dy mendime thelbësore.

Së pari, zgjedhjet e 11 majit ishin të parat që u zhvilluan në një kontekst të ri për Shqipërinë — në një vend që ka hapur negociatat me Bashkimin Europian. Ishte një test i madh për demokracinë, një provë e rëndësishme për të treguar që Shqipëria mund të sillet si një vend që ndjek dhe respekton standardet europiane jo vetëm në teori, por në praktikë. Fatkeqësisht, ky ishte një test i dështuar.

Si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe e Këshillit të Integrimit, më vjen keq që këto zgjedhje përfaqësuan një mundësi të humbur për vendin. Ishte një rast për të treguar se demokracia mund të funksionojë, se partitë politike mund të konkurrojnë në kushte të barabarta dhe se administrata mund të qëndrojë larg presionit politik. Por nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR, nga dëshmitë në terren dhe nga mënyra se si u zhvillua procesi, del qartë se ky standard nuk u arrit.

Presioni mbi administratën publike, përdorimi i aseteve shtetërore për fushatë, lidhja e ngushtë mes partisë në pushtet dhe shtetit, si dhe vendime qeveritare që ndikuan drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, e bëjnë të pamundur ta konsiderojmë këtë një proces të lirë dhe të ndershëm sipas standardeve europiane. Shqipëria humbi një mundësi për të dëshmuar që është realisht në një stad të ri demokratik.

Unë besoj thellësisht se nuk ka rëndësi sa kapituj apo grupkapituj hapen në procesin e integrimit. Rëndësi ka mënyra si përmirësohen standardet, si respektohen të drejtat politike, si zhvillohen zgjedhjet dhe si funksionon ndarja e pushteteve. Raporti i Komisionit mbi Cluster 1 — që përfshin shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe të drejtat themelore — është shumë i qartë: nëse nuk përmirësohet cilësia e zgjedhjeve dhe funksionimi i institucioneve, atëherë progresi formal në negociata është i pakuptimtë.

Komisioni ynë ka një agjendë legjislative për të ndjekur, por unë besoj se përveç detyrimeve të zakonshme, duhet të adresojmë edhe këtë situatë. Duhet të diskutojmë raportin e OSBE/ODIHR, të identifikojmë përgjegjësitë e Kuvendit dhe të kërkojmë që ky institucion të reflektojë. Për më tepër, jemi në një moment të rëndësishëm diplomatik, me përfundimin e Presidencës Polake dhe fillimin e Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së — një tjetër arsye për të treguar seriozitet dhe për të rikuperuar standardet e humbura.

E theksoj edhe një herë: për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës europiane. Por kjo rrugë kërkon standard, kërkon reformë reale dhe kërkon vullnet politik për t’u përmirësuar.

Etiketa: 11 MajiJorida Tabakuzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

20:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

14:35 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR, Gjekmarkaj: Qeveria ilegjitime, rrëzohen pretendimet për zgjedhje të lira

14:13 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pasi shtinte fall për Ramën gjatë 11 majit, aktorja Delinda Disha kandidon e pavarur në Tepelenë

13:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Partia-Shtet fitoi zgjedhjet/ Gjetjet më pikante në Raportin e ODIHR. Rama, mandatin e 4, Shqipëria 30 vjet pas

12:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

OSBE/ODIHR publikon raportin për 11 Majin: PS krijoi avantazh të padrejtë, pati presione, stimuj dhe blerje votash

11:50 : 23/10/2025
Para

Gjokutaj: Deputetë të PD-së po përgatiten të riasgjesojnë Berishën, lufta do të jetë fizike

TË GJITHA

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025

“Mesazhi i fundit për luanin”/ Gazetari: Vis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur

22:10 : 23/10/2025

Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i Aleancës Kosova e Re, emërohet pasuesi i përkohshëm

22:05 : 23/10/2025

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025

Lala: Një kriminel kërkoi të bëhej i penduari i drejtësisë për të zbardhur zhdukjen e Ervis Martinajt

21:43 : 23/10/2025

BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës

21:30 : 23/10/2025

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

21:25 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com