• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e REL: Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

20:32 : 31/05/2025
në BOTA

Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka rezistuar thirrjeve nga Kievi dhe shtetet evropiane për t’i vendosur sanksione shtesë Moskës si kundërpërgjigje.

Trump ka kërcënuar me përdorimin e masave “shkatërruese” kundër Rusisë, nëse ai e ndien se është koha e duhur. Por, ai vazhdimisht ka deklaruar se kjo kohë ende nuk ka ardhur, duke shprehur shqetësimin se vendosja e sanksioneve të reja mund të minojë përpjekjen e tij për paqe dhe duke ashpërsuar qëndrimin e presidentit Vladimir Putin.

“Vetëm fakti që mendoj se jam afër arritjes së një marrëveshjeje”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 28 maj kur u pyet se çfarë po e ndal atë që të godasë Moskën me sanksione të reja. “Nuk dua ta djallos këtë punë duke vendosur sanksione. Ju duhet të dini se kur duhet t’i përdorni [sanksionet]”.

Kur dhe nëse kjo kohë vjen, si do të mund të dukeshin masat e reja të SHBA-së?

Lexo edhe:

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

DW: Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

“Është folur shumë për politika që ata mund të ndërmarrin, por në këtë pikë nuk është e qartë se cili do të ishte ai plan”, tha për Radion Evropa e Lirë, Rachel Ziemba, eksperte për sanksione në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane, institut me seli në Uashington.

Një rund tjetër sanksionesh do të vinte në një moment të papërshtatshëm për Moskën, me ekonominë ruse që po ngadalësohet ndjeshëm për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe normave jashtëzakonisht të larta të interesit. Sipas paralajmërimit të bërë më herët gjatë këtë muaj nga kompania e këshillimeve, Capital Economics, me bazë në Londër, Rusia mund të jetë në prag të një “uljeje të vështirë” – një term që përdoret për të përshkruar një recesion të rëndë.

Trump nuk ka përshkruar në detaje ndonjë masë të mundshme. Për momentin, përqendrimi kryesor i diskutimeve mbi sanksionet e reja të mundshme amerikane është një projektligj dypartiak i udhëhequr nga senatorët Lindsey Graham (republikan nga Karolina e Jugut) dhe Richard Blumenthal (demokrat nga Konektikat).

Projektligji për sanksionet e Rusisë 2025 do të vendoste sanksione primare ndaj bankave ruse dhe entiteteve të tjera që mbështesin luftën e Moskës në Ukrainë, ndërsa do të përdorte sanksione sekondare për të ndëshkuar shtetet, kompanitë dhe individët në mbarë botën që bëjnë biznes me këto entitete të sanksionuara.

Po ashtu, projektligji parashikon vendosjen e tarifave të paktën 500 për qind ndaj importeve nga çdo vend që “me vetëdije shet, furnizon, transferon ose blen naftë, uranium, gaz natyror, produkte të naftës apo produkte të benzinës me origjinë nga Federata Ruse”, thuhet në tekstin e projektligjit.

Kina, India dhe Turqia janë ndër blerësit më të mëdhenj të eksporteve të energjisë ruse.

“Flota në hije”

Senatorët kanë deklaruar se projektligji synon të “mbajë përgjegjëse Kinën për mbështetjen e makinerisë luftarake të Putinit duke blerë naftë të lirë ruse nga flota në hije” – qindra anije të vjetra, shpesh me pronësi të paqartë që Moska i përdor për të shmangur sanksionet perëndimore ndaj produktit të saj fitimprurës. Eksportet e naftës përbëjnë rreth një të tretën e të ardhurave të buxhetit federal të Rusisë.

Vendosja e sanksioneve primare dhe sekondare ndaj bankave ruse do të ishte një hap i madh për të dëmtuar ekonominë e Rusisë, tha ekspertja e sanksioneve, Rachel Ziemba.

Teksa, sanksionet primare do t’ua ndalonin entiteteve amerikane të kryenin transaksione me bankat ruse, sanksionet sekondare do të ndëshkonin institucionet e huaja financiare që bënin biznes me bankat ruse, duke i përjashtuar nga qasja në dollarin amerikan dhe sistemi financiar i SHBA-së. Institucionet financiare kineze janë ndër firmat e huaja që ende bashkëpunojnë me bankat ruse.

Megjithatë, Ziemba tha se projektligji mund të zbutet gjatë shqyrtimit në komitetet e Kongresit amerikan. Ajo gjithashtu tha se tarifat ndaj vendeve të treta nuk janë të përshtatshme aktualisht, duke marrë parasysh reagimin e ashpër që ka marrë administrata e Trumpit pas njoftimit në prill për vendosjen e tarifave të gjera dhe globale.

Ziemba tha se projektligji dypartiak me gjasë ka më shumë qëllimin simbolik, përkatësisht që të tregojë vendosmërinë e SHBA-së ndaj Putinit. Më shumë se 80 nga 100 senatorët e kanë sponsorizuar projektligjin, duke treguar një mbështetje të madhe në Senat për veprime kundër agresionit rus.

Gjithashtu, projektligji mund të synojë që disa nga sanksionet ekzistuese t’i shndërrojë në ligj. Disa prej sanksioneve që përfshin ky projektligj janë vendosur tashmë nga paraardhësi i Trumpit, Joe Biden.

“Efekti i menjëhershëm [i këtij projektligji] mund të mos jetë shumë i madh, por ndoshta do të ketë ndikim më të madh në aspektin afatgjatë, duke e bërë më të vështirë për administratën e Trumpit apo ndonjë administratë tjetër që të heqë sanksionet në të ardhmen”, tha Ziemba.

Trump nuk ka treguar ende nëse do të mbështesë këtë projektligj. Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara rreth kësaj nisme, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump “ka qenë i qartë se dëshiron negocimin e një marrëveshjeje të paqes” dhe “me zgjuarsi ka mbajtur të hapura të gjitha opsionet”, raportoi The New York Times, duke cituar një deklaratë.

Teksa kritikët e Trumpit pretendojnë se ai heziton të vendosë ndëshkime të reja financiare ndaj Rusisë për shkak të vlerësimit të lartë që ka për raportin e tij me Putinin, Rachel Ziemba tha se ekzistojnë shqetësime që shkojnë përtej raporteve SHBA-Rusi dhe luftës në Ukrainë.

“Në administratën e Trumpit ekziston bindja se përdorimi i tepruar i sanksioneve financiare mund të dëmtojë rolin e dollarit në tregtinë botërore dhe të nxisë shtetet të krijojnë struktura shmangëse që mund të dëmtojnë interesat dhe sigurinë e SHBA-së”, deklaroi ajo.

Një shembull për këtë: çmimi tavan për naftën. I vendosur nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian në vitin 2022 për të kufizuar të ardhurat e Rusisë për luftën në Ukrainë dhe që të mbajt të qëndrueshme tregjet botërore të energjisë, ky vendim është minuar nga “flota në hije” e anijeve që transportojnë naftën ruse, në pjesët që nuk preken nga vendimet e Perëndimit.

Për të ndëshkuar Rusinë lidhur me dështimin e bisedimeve për paqe, G7-ta ka propozuar uljen e çmimit tavan për naftën nga 60 në 50 dollarë për fuçi. Financial Times raportoi këtë javë se administrata e Trumpit e bllokoi këtë propozim.

Sipas Rachel Ziemba, kjo mund të jetë tregues për preferencën e Trumpit për të mos vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për momentin, por gjithashtu është e mundur që presidenti amerikan nuk e pëlqen çmimin tavan sepse nga ai përfitojnë rivalët e SHBA-së, Kina dhe India.

Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka shumë kuptim që G7-ta të ulë çmimin tavan nëse anëtarët e grupit nuk zgjerojnë sanksionet ndaj “flotës në hije”.

“Vetëm një dëshirë”

Ashpërsimi i sanksioneve ndaj industrisë së naftës ruse, përfshirë edhe “flotën në hije”, mund t’i japë “një goditje shumë të prekshme Putinit” nëse ai vonon negociatat për paqe, tha Leon Aron, bashkëpunëtor i lartë në institutin American Enterprise, me seli në Uashington, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më herët gjatë këtij muaji.

“Kjo mund ta shtyjë atë, që të paktën, ta shqyrtojë seriozisht paqen”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Newt Gingrich, republikan dhe ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitet 1995-99, tha se administrata e Trumpit nuk duhet të përqendrohet vetëm në sanksionet ekonomike. Ai bëri thirrje që SHBA-ja të rrisë “në mënyrë dramatike” kualitetin dhe kuantitetin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Putin do të ndalet vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Çdo strategji tjetër, që bazohet në dëshirë, do të zgjasë luftën dhe do të kushtojë me më shumë jetë të pafajshme”, shkroi Gingrich në X.

Hapat që mund të ndërmarrë Trump për t’i bërë presion Putinit, nëse ndërmerr ndonjë hap, pritet të bëhen të qarta në qershor.

“Do ta kuptojmë nëse po na mashtron apo jo, dhe nëse është kështu, atëherë do të reagojmë pak më ndryshe”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 28 maj. “Por, do të duhet rreth një javë e gjysmë deri në dy javë kohë”./REL

Etiketa: RusisanksioneSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025
BOTA

DW: Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

20:32 : 01/06/2025
BOTA

SHBA i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

20:06 : 01/06/2025
BOTA

“Kujdes nga aleanca Rusi-Kinë”, apeli i Kallas: Duan ndryshimin e rendit global

14:22 : 01/06/2025
BOTA

Dyfishimi i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

20:51 : 31/05/2025
BOTA

Përmbyset kamioni që po i transportonte, “arratisen” 250 milionë bletë në shtetin amerikan

19:21 : 31/05/2025
Para

PSG dhe Inter mendojnë përtej 90 minutave, trajnerët zgjedhin gjuajtësit e penalltive!

TË GJITHA

Vajzat bëjnë ‘party’ në mes të Astirit në 3 të mëngjesit, prishin qetësinë publike/ VIDEO

09:49 : 02/06/2025

Maliq, digjen dy mjete, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

09:49 : 02/06/2025

Detaje nga operacioni antidrogë në Korçë/ Në pranga burrë e grua dhe bashkëpunëtori – EMRAT

09:40 : 02/06/2025

Koeficientet, si bëhen llogaritë për personat që dalin rishtazi në pension

09:34 : 02/06/2025

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në Vlorë/ FOTO

09:27 : 02/06/2025

E ardhmja e Armando Brojës, sulmuesi i Kombëtares mund të përfundojë në…

09:14 : 02/06/2025

Në kërkim nga Kosova, arrestohet në Tepelenë 37-vjeçari, pritet ekstradimi/ EMRI

09:12 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com