• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkoi për të rregulluar dhëmbët, ndërhyrja e gabuar që kryen mjekët dhe pasojat në shëndetin e pacientes

22:37 : 30/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Elvisa është një zonje nga qyteti i Durrësit, rezidente në në Itali. Rreth një vit më parë, teksa ishte për disa ditë në vendlindje, ajo vendos të kryejë një kontroll rutinë tek dentisti I familjes së saj pa imagjinuar aspak se ccfarë do të vinte më pas.

Nuk kemi të bëjmë me vizitë të bërë në një klinikë të përzgjedhur në mënyrë rastësore por me aty ku vetë Elvisa është paciente prej dy dekadash. Pas kontrollit, e reja mëson se ka dy problematika në gojën e saj. Terapia do të zgjaste rreth një vit, dhe në atë vizitë, pacientes iu shpjegua me të gjitha detajet nga ana e doktorit.

Këtu duhet të sqarojmë që Elvisa është infermiere në një spital italian dhe për shkak të punës me turne, do ta kishte të pamundur që të ishte prezente në Durrës për të ndjekur periodikisht terapinë.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi në të vërtetë, do të kthehemi tek fillimi i historisë në një mbrëmje Maji të vitit të kaluar,kur Elvisa merr një mesazh nga dentisti i saj, përmes të cilit njoftohet për orarin e takimit të ditës së nesërme dhe gjithashtu mëson se procedurën me dhëmbët nuk do ta vazhdonte me të.

Pra, pacientja kontrollohet dhe konsultohet me doktorin, por më pas pa u pyetur aspak, rasti i delegohet një tjetër mjekeje… në këtë rast bashkëshortes.

Lexo edhe:

VIDEO/ Tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

Elvisa tregon se për procedurat asnjëherë nuk ka marrë një sqarim, dhe ndoshta këtu nis dhe gabimi saj si paciente. Ndërkohë, pas asaj dite situata e nuk ishte më njësoj… madje do të përkeqësohej.

Përveccse estetike, probleme i krijohen edhe me funksionimin e dhëmbëve.

Duke e parë që gjendja nuk po përmirësohej, pak ditë pas kësaj ndërhyrjeje, Elvisa telefonon klinikën.

Në të njëjtën ditë, e shqetësuar jo vetëm për gjendjen e gojës por edhe për indiferencën e mjekes, ElvisaI drejtohet një klinike dentare në qytetin e saj në Itali, poredhe aty gjërat nuk shkuan mirë.

Një rezultat që mesa duket dentistja nuk dëshiron ta pranojë si gabim, e aq më pak të sugjerojë ndonjë zgjidhje.

Madje sipas pacientes, edhe pse disa herë ka kërkuar të kontaktojë klinikën, përgjigjet kanë qenë të ftohta dhe të prera, duke I thënë se janë të zënë me punë dhe nuk kanë kohë ti përgjigjen, gjë që shihet edhe nga chatet e shkëmbyera.

Pra, e vetmja arsye për të cilën klinika komuniko disa kohë më vonë me pacienten, nuk ishte shëndeti i saj porlikujdimi total I pagesës, shumë e cila ishte plot 2250 euro.

Një përvojë e keqe, që i ka shkaktuar jo vetëm dëm fizik por dhe një dëm të madh psikologjik kësaj gruaje të re.

Ndaj në lidhje me këtë problem , tentojmë për rreth 1 javë të komunikojmë me mjekë specialist për të marrë një opinion rreth punës së këtyre dy mjekëve stomatologë, por përgjigjja e tyre është e ditur. Asnjë mjek nuk na jep një përgjigje.

Nuk flasin për punën e kolegëve. Një lloj solidariteti me të keqen, vetem sepse janë kolegë. Për fat të keq kështu funksionon ky vend, ku ata që ngrejnë zërin ndaj paaftësisë, quhen spiuna.

Sidoqoftë, pas shumë përpjekjesh, më në fund arritëm të intervistojmë një mjeke stomatologe, edhe ajo me kushtin që të mos identifikohej. e cila na sqaroi disa detaje të rëndësishme të asaj ccfarë ka gabuar dentistja në ndërhyrjen ndaj Elvisës.

Por pas një ekzaminimi më të hollësishëm te pacientes, kjo mjeke evidenton menjëherë problematikën e saj.

Në këtë moment gjendja e Elvisës duket se vë në pikëpyetje që dentistja të ketë kryer siç duhet këtë procedurë.

Sipas raportit të mjekëve italianë, pacientes i janë krijuar probleme nga ndërhyrja. Sipas mjekes shqiptare që intervistuam, proccedura e ndjekur ndaj Elvisës ka qenë e gabuar. Por sidoqoftë fjalën e fundit duhet ta thonë vetë protagonistët, të cilët në takimin e fundit e përcollën zonjën pa i dhënë asnjë zgjidhje për dëmin e shkaktuar.

Pra kjo dentiste pranon se ndërhyrja që klinika ka kryer ndaj pacientes I ka shkaktuar asaj probleme.

Ndaj ne vendosim të shkojmë me këtë klinikë për të pyetur mjekët përgjegjës mbi situaten e shkaktuar ndaj pacientes.

Doktori, titullar i klinikës, refuzoi që të jepte sqarime për problemet që i janë krijuar Elvisës nga ndërhyrja. Refreni i vetëm i tij, ishte kërko takim.

Doktori e mbylli telefonin pa mbajtur pergjegjesi per demin qe i kam shkaktuar Elvises. Ndersa vete ajo do ta ndjeke kete ceshtje ne rruge ligjore./ Piranjat.al

Etiketa: dhembetmjeketpasojatshendeti

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

10:27 : 30/07/2025
AKTUALITET

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

21:29 : 25/07/2025
AKTUALITET

Dyshimi për neglizhencë mjekësore që solli vdekjen e një bebi

21:39 : 22/07/2025
BOTA

FOTO/ Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e Trump pushtojnë rrjetin

20:20 : 17/07/2025
Woman drinks clean water. World Water Day. Health care concept. Diet and detox, increase metabolism. Hand holds drinking glass of water.
SHENDETI

Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore?

10:22 : 15/07/2025
AKTUALITET

Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit

22:00 : 11/07/2025
Para

Operacioni “Puzzle”/ Proda: Policia e Shtetit, e vendosur në luftën kundër krimit të organizuar

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com