• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 29 maj me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurores së Vlorës, Elona Alvora. Përfaqësuesi i drejtuesit të SPAK, prokurori Adnan Xholi deklaroi se u qëndronin shkaqeve të ngritura nga Komisionerja Publike, Irena Nino dhe kërkoi rikontroll të konkluzioneve të shkallës së parë për kriterin profesional. Ashtu si Nino, edhe Xholi në përfundim kërkoi ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin e prokurores Alvora. Subjekti paraqiti parashtrime të përmbledhura, duke dhënë shpjegime për gjetjet e evidentuara në shkaqet e ankimit.

Prokurorja Elona Alvora u konfirmua në detyrë prej KPK më 7 qershor 2022, ndërkohë që u transferuan për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje penale të hetuara prej saj. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 31 maj të vitit 2022, Alvora u përball ndër të tjera, me gjetjet për zvarritje të hetimeve dhe rrëzimin e vendimmarrjeve të saj nga gjykata.

Komisionerja Nino e ankimoi vendimarrjen e KPK, duke konstatuar se shkalla e parë e vetingut është ndalur vetëm në dy denoncime edhe pse janë analizuar rreth 10 të tilla. Po ashtu, u evidentua se Komisioni nuk ka administruar një pjesë të akteve dhe vendimeve gjyqësore mbi të cilat ka vlerësuar për çështjet e hetuara nga subjekti. Hetimi administrativ i Komisionit për profesionalizmin u çmua i paplotë dhe jo shterues, ndërsa provat dhe shpjegimet e subjektit për të kundërshtuan barrën e provës u vlerësuan jo bindëse.

Ashtu si Nino, edhe Xholi nënvizoi se hetimi i KPK për profesionalizimin e prokurores Alvora është i paplotë. Ai kërkoi që të administrohen në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës aktet e dy çështjeve të hetuara nga subjekti, kërkesë që u pranua nga Kolegji pasi vendosi hapjen e shyqrtimit gjyqësor.

Lexo edhe:

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

Xholi renditi gjetjet për një sërë çështjet të hetuara nga Alvora, që kishin të bënin kryesisht me vendime mosfillimi apo kërkesa për pushim të rrëzuara nga gjykatat. Ai konstatoi se ka pasur moskryerje të veprimeve të urdhëruara nga gjykata në afate të pajistifikuara. Sipas Xholit, është e nevojshme të verifikohen veprimet e subjektit në drejtim të përmbushjes së detyrave, apo të marrjesh së urdhërave e vendimeve. Në parashtrimet e drejtuesit të SPAK, u relatuan zgjatje të hetimeve të çështjeve për afro 8 vjet pa pasur ende një rezultat konkret.

Sipas Xholit, mospërmbushja e detyrave të lëna nga gjykatat me vendim të formës ka dëmtuar hetimin në cënim të interesave të qytetarëve. Ai kërkoi që të përfshihen në shqyrtim edhe dy çështje, të cilat KPK i transferoi në ILD për verifikime të mëtejshme.

Në përfundim, prokurori Xholi deklaroi se hetimi administrativ i KPK për profesionalizimin është i paplotë për të krijuar bindjen se subjekti arrin nivel të besueshëm në këtë kriter. Ai kërkoi, që pasi Kolegji të shqyrtojë gjithë shkaqet e ankimit, të vendosi në mënyrë alternative, ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit për konfirmimin në detyrë të prokurores Elona Alvora.

Subjekti paraqiti në mënyrë të pëmbledhur qëndrimin e saj ndaj shkaqeve të ankimit. Ajo kërkoi që të mos bëhen pjesë e shqyrtimit dy çështjet e transferuara në ILD.

Lidhur me rrëzimet e vendime të saj nga gjykatat, Alvora argumentoi se në disa prej çështjeve ajo ka mbajtur qëndrim të ndryshëm nga gjykatat e shkallëve, prandaj dhe i ka ankimuar. Ajo shtoi se kur ka pasur të njëjtin qëndrim, pavarësisht argumenteve, nuk ka ushtruar ankim. sipas Alvorës, vetëm për një pjesë të vogël të çështjeve është ushtruar ankim.

Lidhur me pretendimet për vonesa në kryerjen e hetimeve, subjekti deklaroi se ka pasur ngarkesë shumë të lartë në punë për shkak të vakancave në Prokurorinë e Vlorës. “Kam bërë maksimalen”, deklaroi Alvora dhe shtoi ndër të tjera se ka ndjekur gjithmonë procedurën.

Subjekti i kërkoi Kolegjit që të ketë parasysh gjatë shqyrtimit të çështjes se ajo ka vepruar në rastet e mungesës së burimeve njerëzore.

Lidhur me shkaqet e ngritura në ankim për secilën prej çështjeve, Alvora deklaroi se u qëndronte shpjegimeve të dhëna në KPK. Ajo u shprej se KPK ka ndjekur të njëjtën metodologji si për gjithë subjektet, edhe për vlerësimin e profesionalizimit të saj.

Dy denoncime të mbërritura në Kolegj, u vlerësuan prej Xholit se nuk përmbanin shkaqe për hetime të mëtejshme.

Kolegji vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, si dhe që ti dërgojë kërkesa prokurorisë dhe gjykatës së Vlorës për të vendosur në dispozicion dosjet e kërkuara nga Xholi. Seanca e radhës u shty për më datë 24 qershor, në orën 13:00./Reporter.al

Etiketa: adnan xholiElona AlvorakpaProkurore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025
AKTUALITET

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

10:12 : 20/06/2025
AKTUALITET

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

09:17 : 17/06/2025
AKTUALITET

KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi

09:05 : 17/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hyrjet Lamaj

14:43 : 16/06/2025
AKTUALITET

Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

19:21 : 15/06/2025
Para

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

TË GJITHA

Dy makina përplasen “kokë më kokë” në Maliq, njëri mjet përmbyset në fushë

13:11 : 21/06/2025

EMRAT/ Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër. Sekuestrohen 3 pistoleta

13:09 : 21/06/2025

Lagjja në Ersekë pa rrugë dhe mes plehrave, Erion Isai “vjel” taksat por nuk vë dorë në infrastrukturë

12:57 : 21/06/2025

Përballemi për herë të parë, Kombëtarja mëson rivalin për miqësoren e shtatorit

12:56 : 21/06/2025

Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve

12:41 : 21/06/2025

Irani nxjerr shifrat zyrtare: 430 të vrarë dhe 3500 të plagosur nga sulmet izraelite

12:36 : 21/06/2025

Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi një celular

12:34 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com