• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“200 mijë € për ta sjellë Talon të gjallë”/ “Krymi” në GJKKO: Jam me shkollë të lartë, si u njoha me Dumanin

12:02 : 29/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës e dosjes “Plumbi i Artë”, ku ka dëshmuar për herë të parë bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë, Erion Alibej, i njohur me nofkën “Krymi”.

Fillimisht ai ka dëshmuar për autoritetet belge për vrasjen e Arjan Spahiut, i njohur si “Arjani i vogël”, teksa është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutuar në masakrën e Bradasheshit, ku rivalë kishin grupin e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, me të cilët kishin qenë bashkë fillimisht në trafikun e drogës në vendet e BE-së.

Erion Alibej akuzohet edhe si kreu i një organizate kriminale në Elbasan, porositëse e atentateve me pagesë për hakmarrje dhe motive që lidhen me krimin e organizuar, tek grupi i killerave që drejtonte i penduari Nuredin Dumani.

Në dëshminë e dhënë para togave të zeza, Erion Alibej ka rrëfyer njohjen me Nuredin Dumanin, ku tha se ky i fundit kishte shkuar vetë ta takonte, pasi kishte marrë vesh se ai ofronte 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë euro për t’ia çuar të gjallë.

Dëshmia e Erion Alibej: Betohem që do të them të vërtetën. Jam me arsim të lartë. Kam qenë i dënuar në Itali, ndërsa në Shqipëri, sipas dëshmisë së penalitetit, rezultoj i pastër. Më 29 dhjetor të vitit 2018, në një atentat që ne si familje e quajmë ‘kamikaz’… (ndërpritet nga avokatët e të pandehurve të tjerë).

Lexo edhe:

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal

Me Nuredin Dumanin jam njohur pasi u lirova nga paraburgimi i Elbasanit, nga fillimi i vitit 2020. Arjan Spahiu kishte kontakt me anë të një personi të quajtur ‘Fati’. Kam qenë përdorues i aplikacioneve ‘EncroChat’ dhe ‘Sky EÇ’. Arjani më tha që Nuredin Dumani kishte kërkuar vetë të takohej me mua, sepse gjatë kësaj periudhe kisha përhapur fjalë në rrugë apo në shoqëri, se për Talo Çelën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë euro për këdo që ma sillte të gjallë. Kjo gjë i kishte shkuar në vesh Dumanit.

Për Nuredinin bëra kërkime, kisha çdo informacion. Erdhi te pallati, në një shtëpi me qira që kisha marrë për djemtë e dajës tim. Qëndroi për 2 orë e 48 minuta. E regjistrova bisedën me Nuredin Dumanin. Më shpjegoi se kishte dëgjuar që kërkoja Talo Çelën dhe më tha se në dijeni për këtë ishin edhe Festim Qoli. I thashë: ‘Ok’, dhe më pas nisa bisedën duke i shpjeguar kush janë ekzekutorët e familjarëve të mi.

Ai theksoi gjithashtu pengesat që i ka krijuar një tjetër person në përpjekjet për zbardhjen e ngjarjeve, duke përmendur veçanërisht Eljo Bitrin.

“Eljo Bitri ma zvarriste takimin, kisha 2 muaj që e kërkoja, 90 % e kisha të zbardhur atë që i ndodhi familjarëve të mi, i nxora foto Dumanit, i thashë, ‘Vëllai jot Dashnor Dumani ka marrë pjesë në masakër.’ Nuredini nuk ma pranoi, tha s’ka lidhje Dashnori, i thashë të betohej në Kuran, të fal gjakun e vëllait vetëm me thuaj të vërtetën.

Unë i tregova internierarin e makinës që ishte qëlluar nga të dyja anët, më tha ka qenë edhe një Dorjan Shkoza dhe ka qenë me makinë tjetër dhe ka zbrit duke qëlluar tek ana tjetër. Nuredini kishte hall se Dorjan Shkoza po e ndiqte atë dhe Dashnorin me e ekzekutuar. Dumani më tha se kishte probleme vet me ata. Unë i thashë më intereson vetëm Talo Çela. Unë e dija që financuesit e urdhëruesit ishin në Dubai, vëllezërit Copja, miq të hershëm tanë,” – tha Alibej.

Në fund, ai bëri me dije lidhjet financiare dhe bashkëpunimin mes personave të përfshirë në krim: “Dumani më tha se Talo Çela shkon shumë edhe me Festim Qolin, më tha që për vrasjet unë marr gjysmën e lekëve. E pashë që nuk kishte telefon të enkriptuar, i shpjegova Arjanit që Nuredini s’ka Sky ECC, dhe i dhashë një iPhone 6 që kishte të instaluar Sky ECC, i dhashë dhe 50 mijë euro, e mësova dhe si përdoret Sky ECC.”

Etiketa: Erion AlibejGJKKOkrymiNuredin DumaniTalo Cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal

09:47 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK

14:15 : 27/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt! SPAK fali Lirim Fezollarin

15:46 : 25/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gjin Ndojit/ U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin

10:48 : 25/07/2025
Para

Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: S’janë gati për këtë lloj humori

TË GJITHA

Borsh/ Qëlloi me pistoletë shokun e tij nga Kruja pas sherrit në lokal, 2 të arrestuar (DETAJE-EMRAT)

09:12 : 31/07/2025

Aksidenti tragjik në Borsh/ U nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë goditi çiftin e bashkëshortëve

08:49 : 31/07/2025

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025

Këmbimi valutor 31 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:15 : 31/07/2025

Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com