• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush është Asllan Fetiu, njeriu i Klod Allajbeut, që i vendosën tritol në lokalin e babait

10:52 : 28/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një shpërthim me tritol u regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës (25 Maj) në derën e një lokali në lagjen Çelepias të Beratit.

Biznesi ishte në pronësi të shtetasit Sali Fetiu, teksa prej dy vitesh qëndronte i mbyllur dhe prej kohësh në xham ishte ngjitur njoftimi se lëshohej me qira.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihej se tritoli ishte hedhur nga një automjet tip “BMW” që ka qenë në lëvizje. Makina është afruar pranë lokalit të Sali Fetiut rreth orës 03:58 dhe ndaloi para derës për vetën disa sekonda, sa për të vendosur tritolin.

Në foto: Automjeti i autorëve që vendosën tritolin

Nga mjeti nuk zbriti askush, por lënda plasëse u hodh nga xhami i pasagjerit. Vetëm pak çaste pas largimit të mjetit, u dëgjua edhe shpërthimi me tritol, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale.

Në foto: Lokali në pronësi të Sali Fetiut në Berat

Pista e hetimit

Dyshohet se tritoli i hedhur në derën e lokalit të Sali Fetiut ishte një paralajmërim për djalin e tij, Asllan Fetiu, teksa kjo është edhe pista kryesore ku po heton Policia e Beratit.

Lexo edhe:

Dy plagosje në Vlorë, njëri me thikë, tjetri me levë hekuri

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

Ky i fundit vijon të jetë në kërkim prej më shumë se dy muajsh, pasi mbrëmjen e 24 Marsit të këtij viti plagosi me me thikë në bark 85-vjeçarin Todi Biçaku.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në agjen “Çelepias” të Beratit, ku sipas dëshmive, Asllan Fetiu kishte hyrë në lokal duke kërkuar një person të quajtur Fatjon Azizolli, një person me precedent të mëparshëm penal, por nuk dihet për çfarë motivi. Pasi i kanë thënë se nuk ndodhej aty, 37-vjeçari ka nisur të shajë klientët dhe t’i ngrejë zërin personelit të lokalit.

I moshuari Todi Biçaku, klient i rastësisht në lokal, gjithashtu ndërhyri për të shuar situatën dhe i ka kërkuar që të dilte jashtë, por Asllan Fetiu iu përgjigj duke e goditur me thikë. Pas krimit, autori u largua në drejtim të paditur dhe ende nuk është kapur, ndërsa i moshuari u dërgua për mjekim në spitalin e Beratit.

Një ditë pas ngjarjes, Policia e Beratit shpalli në kërkim edhe vëllain e Asllan Fetiu, shtetasin Tajar Fetiu si bashkëpunëtor në krim, teksa i akuzoi për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Asllan Fetiu, njeriu “kyç” i Klodian Allajbeut

Asllan Fetiu konsiderohet si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të biznesmenit Klodian Allajbeu të “Spitalit Amerikan”.

Ai rezultonte administrator i rrjetit të dyqaneve “Anamark”, biznes i Allajbeut. Por, pasi plagosi me thikë Todi Biçakun, Asllan Fetiu dorëzoi në kompani nga arratia shkresën e dorëheqjes.

Më herët, Boldnews.al ka publikuar shkresën, e cila tregon se një ditë pasi Fetiu kreu aktin e rëndë kriminal, konkretisht më 25 Mars 2025shefi i tij, Klodian Allajbeu, kishte pranuar“dorëheqjen e administratorit”, një lëvizje që duket se ka pasur qëllim që të mbrojë sa më shumë biznesmenin e rëndësishëm në fushën spitalore.

Është e paqartë se si Asllan Fetiu ka dorëzuar tekstin e dorëheqjes, pasi ai ishte në kërkim nga Policia dhe, si rregull, duhet t’i ketë pasur lëvizjet dhe veprimet shumë të kufizuara.

Ndërkohë, “ANAMARK”, zotëron 85% të kapitalit tek një tjetër biznes i Klodianj Allajbeut, “Equos Resort” në Mullet.

Po ashtu, Asllan Fetiu rezulton si administrator edhe tek kompania “Medical Recycling”, me pronar 100 % Klodian Allajbeun. Kjo kompani ka si veprimtari “në fushën e trajtimit, riciklimit dhe përpunimit të mbetjeve spitalore, hapja dhe menaxhimi i qëndrave të përpunimit të mbetjeve spitalore. Import-Export, tregti me shumicë dhe pakice i makinerive për trajtimin e mbetjeve.”

Asllan Fetiu ka qenë dhe pronar i kompanisë “Forever Construction”. Kjo kompani ka si veprimtari “Investime në fushën e ndërtimit, ndërtime të objekteve qytetare, industriale dhe qëndra multifunksionale, punime dheu, sistemime, ndërtime pallatesh civile, ekonomike, tregtare, kulturore, sportive, të objekteve sociale, hoteleve, fshatrave turistike, etj.”.

Ndërkohë, në Prill të vitit 2020, këtë kompani Asllan Fetiu e ka shitur tek Kloldian Allajbeu, i cili më vonë sërish e ka shitur tek persona të tjerë, por kalimi nga Fetiu tek Allajbeu, nisur nga faktet e mësipërme, duket se kemi të bëjmë me një shitje fiktive.

Ndërkohë, pavarësisht se rezulton si administrator i bizneseve të Klodian Allajbet, në media u raportua se 37-vjeçari punonte edhe si shofer i biznesmenit.

Kujtojmë se Klodian Allajbeu është një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri, teksa pak kohë më parë u paraqit për t’u marrë në pyetje edhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dëshmuar për rreth dy orë.

Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt, ku kanë udhëtuar së bashku në drejtim të Kinës, ku prokurorët nuk kanë marrë edhe përgjigje se kush i ka mbuluar shpenzimet për këtë udhëtim.

Gjithashtu, Klodian Allajbeu është nën hetim edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pasi akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.

/Boldnews.al

Plagosi me thikë një 85-vjeçar, Klodian Allajbeu “dorëheq” administratorin në arrati, Asllan Fetiu

Plagosja me thikë në Berat/ Autori është administratori i bizneseve të Klod Allajbeut

Etiketa: administratorANAMARKAsllan FetiuKlod AllajbeuKlodian AllajbeuMedical RecyclingnjeriuplagosjeSali Fetiushperthimspitali amerikanTajar FetiuTodi Bicakutritol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy plagosje në Vlorë, njëri me thikë, tjetri me levë hekuri

12:44 : 10/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:48 : 09/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, plagoset 35-vjeçari

14:42 : 08/07/2025
AKTUALITET

Peshkopi – I riu plagoset me thikë në mes të bulevardit

12:35 : 08/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet pas rreth dy muajsh 17-vjeçari në Durrës

09:22 : 08/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, në gjendje të rëndë një person

08:11 : 08/07/2025
Para

EMRI/ Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

TË GJITHA

Punëtori 38-vjeçar u aksidentua për vdekje, arrestohet administratori i gurores në Mamurras/ EMRI

15:24 : 10/07/2025

“ECO-ELB”-it i doli tymi/ Gledian Llatja dhe Leli Kraja thirren për interpelancë në Këshillin Bashkiak

15:24 : 10/07/2025

Punëtori aksidentohet në Shëngjin, mbetet i dëmtuar rëndë

15:15 : 10/07/2025

Humbi mandatin për pak vota, kandidati largohet nga “Shqipëria Bëhet” e Lapajt

15:14 : 10/07/2025

Ishte shpallur i humbur, gjendet në gjendje të mirë shëndetësore i moshuari në Gramsh

15:13 : 10/07/2025

Shpallet “Dëshmor i Atdheut” kapiten Arben Anamali, dha jetën për shpëtimin e turistëve izraelitë

15:01 : 10/07/2025

OpenAI rrit konkurrencën ndaj Google, gati për hapin e madh

15:00 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com