• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aeroportet e Kukësit dhe Vlorës, mashtrimet e Ramës me “çorbë oligarkësh”

12:09 : 27/05/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në ditët e fundit të fushatës elektorale të 11 Majit 2025, kryeministri Edi Rama, duke prezantuar atë që e konsideroi si “fluturimi përurues në Aeroportin e ri të Vlorës”, iu drejtua kritikëve të tij që e shohin këtë projekt qindra miliona euro të ngjashëm me një investim jo-funksional në aeroportin e Kukësit.

“Për ata që thonë se ky është fluturim ‘fake’, që bëhet për propagandë dhe pastaj aeroporti do të mbetet si Kukësi: Do të kemi së shpejti një kompani të re shqiptare që do të nisë fluturimet në aeroportin e Kukësit. “Air Kosova” do të jetë kjo kompani, me dy avionë të krenarisë sonë të përbashkët”, deklaroi ai nga Vlora në 8 maj të këtij viti.

Qeveria e Edi Ramës, e cila drejton vendin prej vitit 2013, i ka konsideruar si prioritete madhore investimet në ndërtimin e dy aeroporteve lokalë, në Kukës e Vlorë, megjithëse sipërfaqja e vogël e Shqipërisë dhe burimet e kufizuara turistike krahasuar me vendet fqinje, i bën ato, në mos të panevojshëm, aspak rentabël.

Në foto: Kryeministri Edi Rama në aeroportin e Tiranës

Në një plan afat-mesëm, dy kontratat koncesionare për ndërtimin e aeroporteve lokale, ai i Kukësit me kosto 8 milionë euro dhe ai i Vlorës me kosto 140 milionë euro, mund të përfundojë në një lloj “çorbe oligarkësh” dhe të ngjashme me investimet jo-funsionale të inceneratorëve.

Lexo edhe:

BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

Sinjali i parë është dhënë nga Aeroporti i Kukësit. Katër vjet më parë, gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kryeministri Rama ishte i pranishëm në “fluturimin inagurues” të aeroportit në qytetin verior. Prej asaj kohe, aeroporti i Kukësit nuk ka funksionuar.

Ngjashëm ka gjasë të ndodhë edhe me aeroportin e Vlorës. “Fluturimi inagurues” i majit 2025 nuk i jep aspak përgjigje problemeve teknike, ambjentale, por edhe funksionale të këtij investimi.

Aeroporti i Kukësi i Kastratit

Në janar të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) shpalli bashkimin e operatorëve “Global Technical Mechanics” dhe “Bami” shpk fitues të kontratës për “Dhënien me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit.

Kontrata u miratua në mars të atij viti nga Këshilli i Ministrave, në një mbledhje të drejtuar nga zv.kryeministri i asaj kohe, Erion Braçe. Ndërtimi i pistës së aeroportit është raportuar si i përfunduar nga koncesionari në vitin 2021.

Në foto: Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për aeroportin e Kukësit në 20 Mars 2019

Kompania kryesore e konsorciumit fitues është “Global Technical Mechanics”, në pronësi formale të Ridgers Mema. Por, pas tij duket se fshihet kompania “Kastrati”, e cila, gjatë qeverisjes së Edi Ramës, është shtrirë në thuajse të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë, përfshirë karburantet, transportin dhe ndërtimin.

Kompania “Kastrati” është menaxhuese e aeroportit të vetëm ndërkombëtar (dhe funksional) në Shqipëri, “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ridgers Mema, i cili është edhe administrator i shoqërisë koncesionare “Kukës International Airport”, rezulton drejtues i Zhvillimit të Biznesit pranë “Kastrati Group”.

Në foto: Zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe adminstratori i “Kukës Internation Airport”, Ridgers Mema

Prej janarit 2025, Mema është pronar fundor i shoqërisë “Air Kosova”, e njëjta, e cila u prezantua me nota patriotizmi nga kryeministri Rama gjatë “fluturimit inagurues” në aeroportin e Vlorës.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed” mirëpriti fluturimin e tij të parë në 18 Prill me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në bord. Një avion i Air Albania fluturoi nga kryeqyteti Tirana, rreth 150 kilometra larg, në aeroportin që është ringritur me ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhej në njoftimin e kompanisë koncesionare dhe të qeverisë shqiptare në vitin 2021 .

Në foto: Kryeministri Edi Rama gjatë “fluturimit inagurues” në aeroportin e Kukësit (18 Prill 2021)

Por, pas këtij fluturimi, nga aeroporti i Kukësit pati vetëm heshtje. Rama e justifikioi mosfunksionimin 4-vjeçar të këtij investimi me probleme teknike. “Ai aeroport ka pasur sfidë më vete për sigurimin e operatorëve, ka problematikë me korridorin e uljes, nuk është aeroport i thjeshtë. Nuk është gjetur në kohë një “akullthyes” që do të dëshmojë se ai aeroport ia vlen”, deklaroi pak javë më parë kreu i qeverisë.

“Vlonjati” Behgjet Pacolli

Biznesmeni i fuqishëm kosovar, Behgjet Pacolli, ka nisur të shndërrohet në një lloj “vlonjati”, pasi po zgjeron investimet e tij në pasuri të paluajtshme në qytetin jugor, pasi kompania e tij, “Mabetex” është pjesë e konsorciumit që fitoi kontratën koncesionare për ndërtimin e aeroportit në zonën e Akërnisë.

Në mars të vitit 2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli rezultatet e procedurës me objekt “Dhënie me koncesion e aeroportit të Vlorës”, me kosto rreth 140 milionë euro.

Konsorciumi fitues përbëhet nga “Mabco Construction” e Mabetex” të Behgjet Pacollit, si edhe nga një bashkimi i dy kompanive turke e shqiptare, “YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi & 2A Group sh.p.k.

Procedura koncesionare është shoqëruar me dyshime të shumta dhe me beteja ligjore, por, në fund, qeveria shqiptare nënshkroi kontratën me grupin e drejtuar nga Pacolli.

Idea dhe më pas ndërtimi i aeroportit të Vlorës është kundërshtuar fuqishëm nga grupime ambjentalistësh vendas e të huaj, pasi ky investim dëmton rëndë biodiversitetin dhe sjell rreziqe të shtuara për fluturimet.

Megjithatë, kryeministri Rama nuk është ndaluar përballë këtyre kritikave, duke vijuar zbatimin e kontratës me “mikun e tij të ngushtë”, Behgjet Pacolli.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni Behgjet Pacolli në aeroportin e Vlorës

Në 8 Maj 2025, Rama dhe Pacolli ishte së bashku në “fluturimin inagurues” të aeroportit të Vlorës. Media e pranishëm në këtë event u ndalua t’i afrohej pistës dhe pamjet e uljes së një çarteri të vogël u filmuan nga një largësi e madhe, e ngjashme me distancat që regjistrohen në ngritjen e anijeve kozmike në Cape Canaveral të Floridas, në SHBA.

Pamjet e shpërndara nga regjia qendrore e Kryeministrisë dhanë edhe avionin personal të Pacollit, që kishte zbritur në pistën e aeroportit të Vlorës.

Paralelisht me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, kompania “Mabco” e Pacollit tashmë është shtrirë në sektorë të tjerë rreth zonës. Prej vitit 2022, kompania e tij është përfshirë në “zhvillimin e projekteve të ndërtimit, investimet në fushen e hotelit, turizmit, vendpushimeve turistike, agrobiznesit, etj…”.

Gjithashtu, edhe shoqëria e tij kryesore shqiptare, “Mabetex Invest”, gjendet prej vitit 2021 në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.

Në çdo rast, edhe nëse aeroporti i Vlorës nuk do të ndjejë zhurmën e avionëve, tashmë Pacolli është shndërruar në “vlonjatin më të ri”.

Etiketa: aeroporti i kukesitaeroporti i vloresAir Kosovaareoportiçorbë oligarkëshmashtimeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës

21:30 : 23/10/2025
AKTUALITET

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

20:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

19:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut

21:21 : 22/10/2025
Para

Lëvizte i armatosur në bulevardin “Zhan d’Ark”, arrestohet 18-vjeçari/ EMRI

TË GJITHA

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025

Furnizonte me drogë 800 klientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

16:11 : 24/10/2025

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025

“E kam gjetur vendin për dasmën”/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën?

15:53 : 24/10/2025

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com