• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Franc Çopja i ofroi 5 mln euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua me “Akilin”

11:00 : 23/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Flobenc Meçja është mes 7 personave të arrestuar gjatë një aksioni policor në një restorant në Gjirin e Lalzit, teksa ndodhej në tavolinë me shumë të kërkuarin tjetër të policisë Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën Akili, që ishte arratisur në janar 2025 nga burgu i Ankonas në Itali.

43-vjeçari Flobens Meçja alias Gega alias Drini ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi ndaj tij u cakutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

“Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje”, njoftoi policia.

Por kush është Flobens Meçja?

Lexo edhe:

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

Detajet e reja: Ilaria Sula u vra sepse zbuloi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj

43-vjeçari nga Shkodra u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Emrin i tij del në disa biseda në SkyEcc me Franc Çopjan, i cili i ofron 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibejt, i njohur me nofkën “Krymi”.

Gjithashtu i ofron nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.

Në Shënjestër

Por Franc Çopja nuk ishte i kënaqur vetëm me ekzekutimin e Endrit Alibej. Ai kërkonte në tavë edhe kokën e vëllait të tij, Erion Alibej, për të cilin ai ishte i gatshëm të paguante dyfishin e çmimit që kishte paguar për të vrarë ‘Tarzanin’, sikurse i drejtoheshin ndryshe Endrit Alibej.

Ndoshta kjo për faktin që ‘Krymi’, Erion Alibej pas vrasjes së të vëllait në Masakrën e Bradasheshit ishte bërë shumë i rrezikshëm dhe kishte mbledhur informacion të bollshëm se kush ishin vrasësit. Po kështu kishte filluar nga puna për eleminimin e grupit që qëlloi mbi vëllain dhe të afërmit të tij në Bradashesh. Shqetësim të cilin Franc Çopja e ndjen gjithmonë e më nga afër.  Ku nga bisedat evidentohet se drejtuesit e Organizatës kriminale ‘Çopja’ kanë synuar eleminimin e personave që kanë ndihmuar ose kanë qënë pjesë e grupit të Alibej me qëllim izolimin apo shkatërrimin e Erion Alibej, duke synuar të përçojnë panik dhe frikë te njerëzit që atij i rrinë pranë. Alibej nga ana e tij pas vrasjes së të vëllait ndërmori një fushatë spastrimi dhe eleminoi të gjithë anëtarët e grupit kundërshtar, teksa kreu të paktën gjashtë vrasje

Por nga ana e tij pësoi shumë humbje, dhe iu vranë disa nga ushtarët, por që për kokën e tij u vendosën në dispozicion miliona euro

Çopjat ndërkohë kishin mbledhur një pasuri deri në 200 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro janë kriptomonedha që sot janë bllokuar, dhe sekuestruar, ashtu si dhe vila luksoze, apo investime në agroturizëm. Por po kështu kishin investuar në lingota ari në një shumë mbi 15 milionë euro.

Sky Ecc

11 Gusht 2020    

Franc Çopja

‘Krymi’, është ky që kam unë probleme, Erioni nga Elbasani. Është vëllai i ‘Tarzanit’ që vdiq.

Ndërkohë që ajo që ka krisur edhe më shumë grupin janë dëshmitë përpara grupit hetues.

Sidomos të vëllait të Nuredin Dumanit, i cili del se ka qenë pjesëmarrës në ekzekutmin e Endrit Alibej. Nuredin Dumani që tani shërben për ‘Krymin’, Erion Alibej.

Sky Ecc

24 Korrik 2020

Talo Çela bisedon me Arzen Mama

‘Kokëçami (Altin Ndoci) është zënë me Dashin. E ka rrahur. Janë zënë këto të dy që ka plas kjo o vlla, nuk ka lidhje.

Del vëllai i Dashit në favor të ‘Krymit’, a e kupton çfarë skandali është këtu apo se kupton’

Por siç thamë shuma e vënë në dispozicion për të vrarë Erion Alibej ishte shumë e lartë se ajo që vëllezërit Çopja paguan për të ekzekutuar vëllain e tij Endrit Alibej dhe kjo shikohet edhe në komunikimet në Sky Ecc, midis grupit të Çopjave ku Erion Alibej kërkohet të vritet me çdo kusht gjatë periudhës korrik-nëntor të vitit 2020. Ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator të këtij viti, në qytetin e Elbasanit, që përkon edhe me periudhën e pandemisë Covid-19.

Për realizimin e kësaj ngjarje janë zhvilluar biseda konkrete ndërmjet shtetasve Mikael Kamami dhe Arzen Mama, ku rezulton se, organizata kriminale Çopja ofron 4 000 000 euro, për vrasjen e Erion Alibej dhe se atentati do kryhej me lëndë plasëse eksplozive në ambientet e shoqërimit të DVP Elbasan. Informacioni për vendqëndrimin dhe vendndodhjen e saktë të shtetasit Erion Alibej do merrej nga shtetasi Martin Musaj. Nga ku del se Franc Çopja apo Gergely i ka ofruar shtetasit Flobenc Meçja, një pagesë prej 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibej.

Si dhe nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.

Sky Ecc

Franc Çopja bisedon me Flobenc Meçjan.

Flobenc Meçja: ‘Më thuaj pak a shumë ku rreh pazari, se unë nuk jam vetëm?

Franc Çopja: 5 mln euro.

Flobenc Meçja: Ti dashke me na nxjerrë në pension hahahha’.

I joshur nga shuma e madhe e parave, siç shikohet edhe nga komunikimet në vazhdim, Flobenc Meçja nuk kërkon të humbasë kohë për të vrarë, fillimisht Erion Alibejn. Për këtë arsye ai i kërkon Franc Çopjas çelësat e apartamentit të kushërirës së tij, për të parë mundësinë për ta ekzekutuar Alibejn me snajper.

Sky Ecc

31 Korrik 2020

Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas, ku i kërkon çelësat e shtëpisë së kushërirës që ndodhet në katin e fundit.

‘Nëse ka pamje të mirë atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëj punë pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej. Sapo të marrë snajperin do të të informoj dhe nëse distanca nga shtëpia e kushërirës është 400 metra për mua ekzekutimi i Erion Alibej nuk është problem.

Nëse xhamat e Erionit nuk janë të blinduara mund ta godasim edhe kur të jetë brenda në shtëpi.

Për të arritur qëllimin, Flobenc Meçja e siguron Franc Çopjan se do marrë edhe një qitës serb. Me qëllim që të jenë më të sigurtë në realizimin e planit të tyre.

Ku gjatë bisedave Flobenc Meçja i dërgon Franc Çopjas, 4 foto ku dallohet stadiumi si dhe dy ndërtesa, të cilat nga matja në distancë objektivi është shumë i lehtë për t’u arritur.

Sky Ecc

Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas.

‘Më merr informacione nëse ka kamera tek pallati i Erion Alibej dhe tek pallati i kushërirës, kjo pasi do ta mendoj mirë planin për ekzekutimin e Erion Alibej’.

‘Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok me aq lekë sa jep ti për këtë unë ja … hy me shtet dhe e mbaroj”.

Puna për eleminimin e Erion Alibej bëhet gjithmonë e më vështirë, pasi ky i fundit ka vendosur tenda në ballkonin e apartamentit të tij. Ndërsa Flobenc Meçja e ka gjatë gjithë kohës në vëzhgim. Edhe pse gjatë kohës dyshon nëse preja e tij ndodhet apo jo në apartament.

Sky Ecc

6 Gusht 2020

Flobenc Meçja informon Franc Çopjan.

‘Erion Alibej ka vendosur tenda në tarracë dhe ka mundësi të ketë bërë ndonjë pishinë lart.

‘Aty do kalojë ai kur del nga garazhi. S’ka ku kalon tjetër për të dalë në rrugë kryesore.

Tashi do mundohem t’i gjej çfarë makinash ka në garazh. Besoj që e lëviz ai dhëndri vet. Se s’ka besim te shumë njerëz ai’.

Por Franc Çopja duket se është shumë serioz në qëllimin e tij për të vrarë Erion Alibej.

Për këtë arsye ai i jep edhe kaparin Flobenc Meçes, që ky i fundit të mbarojë punë.

Dosja Hetimore

Flobenc Meçja ka marrë shumën e parave në formën e kaparit nga Franc Çopja.

Ai bie dakord që me radhë të eleminohen shtetasit: Arjan Spahiu, Erion Alibej, Aldo Baho dhe Ilir Lloshi.

Franc Çopja e porosit Flobenc Meçjan që personat që ka shokë nëse marrin përsipër punën (ekzekutimet e shtetasve Erion Alibej, Arjan Spahiu dhe Aldo Bajos) nuk kanë pse ta dinë që Franci është porositësi pasi sipas tij kështu bëhën punët.

Konfirmimi se Erion Alibej është gati për tu ekzekutuar nuk vonon nga Flobenc Meçja, i cili pret edhe një përgjigje të fundit nga snajperisti që mesa duket do vijë nga jashtë Shqipërie. Apo siç ai tha nga Serbia. Ndërkohë që Franc Çopja nga e tij, i kujton Flobenc Meçes se këto punë kërkojnë para dhe përkushtim.

Dosja Hetimore

Më datë 27 Korrik 2020, Flobenc Meçja komunikon me Franc Çopja të cilit i thotë se ‘shoku i tij në Shqipëri është Ok me punën dhe se tani do marrë dhe konfirmimin e personit që ndodhet jashtë Shqipërisë. Unë them që do bëjmë ndonjë punë. Ky shoku këtu është ok. Tashi do pyes dhe atë lart. Pastaj do të them që ça do bëjmë. Do i them çmimin që më the. Po s’ka gjë që s’bëhet. Mund t’i japim edhe lekë shtetit dhe e kryejnë ato. Ka alternativa se me atë çmim që më the ti…. e vejmë drejtorin e policisë vetë ne hahahha; A kupton çfarë bën leku këtu’.

Por sipas grupi hetues edhe pse në këto komunikime shfaqet vetëm roli i Franc Çopjas, ata kanë krijuar bindjen se i përfshirë në planet për ekzekutime është edhe Hajdar Çopja, apo Bako

Dosja Hetimore

‘Nga analizimi në tërësi i bisedave rezulton se dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e kanë shpallur së bashku këtë luftë me grupin Alibej dhe ata janë bashkëfinancues dhe bashkëkrijues të organizatës kriminale’.

Lexo edhe:

Arrestohet Xhevdet Plaku, kush është “Akili” i famshëm me 25 identitete që u shpëtoi 5 atentateve

Etiketa: akiliarestimbandatFlobenc MeçjaKokakrimvrasje

Lajme të lidhura

BOTA

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

18:39 : 23/05/2025
AKTUALITET

Detajet e reja: Ilaria Sula u vra sepse zbuloi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj

09:42 : 23/05/2025
AKTUALITET

RENEA “zbarkon” në Durrës, arrestohen disa persona

09:39 : 23/05/2025
Në foto: Viktima, Altin Arapaj
AKTUALITET

Arrestohet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi. Gjendet edhe makina ku ndodhi krimi

08:59 : 23/05/2025
AKTUALITET

Babai i Luis Meçes rrëfen përplasjen me prokuroren: Dikush po kërkon që të mos zbardhet vrasja e Martinit

20:40 : 22/05/2025
AKTUALITET

I përfshirë në trafikun e drogës, del EMRI i shqiptarit që u ekzekutua në Greqi

16:44 : 22/05/2025
Para

Fletë votimi të falsifikuara, para dhe pushkë, procedohet pronari i lokalit që u denoncua nga Berisha

TË GJITHA

“Fshati turistik që nuk ka rrugë dhe shërbime”/ Banorët e Zogajt: Do kërkojmë t’i bashkohemi Kosovës

19:28 : 23/05/2025

Operacion në disa shtete/ Shkatërrohet rrjeti i hakerave, sekuestrohen 3.5 milionë euro në kriptomonedha

19:24 : 23/05/2025

Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez: Ishte e pabesueshme

19:19 : 23/05/2025

Dita ndërkombëtare për fëmijët e humbur, 12 rezultojnë në Shqipëri

19:14 : 23/05/2025

Danimarka rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç, më e larta në Europë

19:11 : 23/05/2025

“Shtohen kontrollet në kufi”/ DW: Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

19:07 : 23/05/2025

“Vdekshin ishalla motër*****”/ Biseda e Orges Mollës për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë në Itali

18:55 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com