• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “flinte” qysh në 2019/ SPAK goditi klanin “Troplini” 10 ditë pas zgjedhjeve

12:59 : 23/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Pas 6 vite hetime të zhvilluara në Itali dhe Shqipëri, prokuroria e posaçme SPAK, arriti që në muajin Maj 2025 të konkretizojë hapat proceduriale me goditjen e klanit “Troplini” në Durrës.

Dosja “Troplini” është një procedim që mban Nr. 36 dhe është regjistruar në vitin 2019 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Regjistrimi i dosjes është bërë për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe Pastrimit të produkteve të veprës penale, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Baza e informacionit kanë qenë të dhënat që italianët kanë sjellë në Shqipëri, ku kërkonin ndihmë të ndërsjelltë me qëllim krijimin e skuadrave të përbashkëta dhe hetimin në dy linja paralele në Itali dhe Shqipëri.

Hetimi nga Krimet e Rënda, nuk ka vijuar për shkak se në dhjetor 2019 kjo prokurori pushoi se funksionuari, pasi në lojë me ndryshimet ligjore hyri prokuroria e Posaçme SPAK.

Lexo edhe:

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

Dy prokurorët e dosjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, kanë kryer transferimin e akteve hetimore të dosjes “Troplini” nga Krimet e Rënda tek Prokuroria e Posaçme, duke vijuar hetimet për gati 6 vite më pas.

Hetimi është ndjekur nga disa gjyqtarë paraprakë por së fundi ka qenë gjyqtarja Irena Gjoka që ka ndërmarë veprimet.

Pas një koordinimi bisedash telefonike të përgjuara të Elvis Doçit alias “Visit të Pojës” dhe anëtarëve të tjerë të grupit si dhe analizimit të kodeve të platformës elektronike “SKY”, SPAK ka vendosur të lëshojë 29 urdhër-arreste.

Në 19 Mars 2025, dy prokurorët e SPAK kanë zbritur në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 29 personave që ishin të Klanit Troplini në Shqipëri.

Ndërsa në Italia, nga prokuroria e Barit, në 21 Shkurt 2025, ishin lëshuar 28 urdhër-arreste.

Në Shqipëri, kërkesa për caktimin e masës së sigurisë është marrë në shqyrtim nga gjyqtarja paraprake, Irena Gjoka, e cila për gati 1 muaj e gjysëm nga shqyrtuar dosjen e prokurorisë dhe në datën 30 Prill 2025, ka pranuar kërkesën e dy prokurorëve, duke firmosur 29 urdhër-arrestet e kërkuara prej tyre.

Vetëm 20 ditë pas marrjes së vendimit nga Gjykata e Posaçme, SPAK në 21 Maj 2025, ka ndërhyrë duke vënë në ekzekutim këtë vendim, me qëllim arrestimin e emrave të njohur të botës së krimit, të cilët u goditën fiks 10 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Thuajse i gjithë potenciali i grupit u mobilizua në fushatën elektorale dhe nuk u pengua asnjë moment.

Nga aksioni policor i koduar “Ura”, nuk u mundësua arrestimi i kokave kryesore të këtij grupi kriminal dhe një pjesë e madhe e anëtarëve të tij.

Të vetmit që ranë në pranga ishin avokati Armand Targaj, Altin Morina që ndodhej në burg, Akil Ndërjaku që ndodhej në burg, ish-polici Orgest Molla, Gëzim Thartori, Ligor Çombashi, Ervis Deti dhe dy persona të tjerë./ Elton Qyno / Ora News /

Etiketa: Elton Qynotroplinizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

22:08 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

11:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

21:17 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Altin Dumani, përfaqësues i Troplinëve”, Berisha: Kreu i SPAK u përlesh fizikisht me një gjykatëse

10:48 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Pasi fituam bindshëm zgjedhjet, u kujtuam për lirimin e hapësirave publike

09:06 : 21/07/2025
Para

“Filloi të më dhunonte”, Big Mama rrëfen për herë të parë historinë e dështuar të dashurisë

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com