• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bandat punuan për 28 deputetë”, Berisha: Takimet organizoheshin tek shtëpia e Dakos në Bllok

12:47 : 23/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Sali Berisha ka theksuar sërish ditën e sotme se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar qeverinë si një “sipërmarrje të përbashkët me krimin e organizuar”.

Duke iu referuar rezolutave të miratuara nga organizata ndërkombëtare të qendrës së djathtë si CDI, IDU dhe PPE, Berisha u shpreh se këto struktura kanë denoncuar publikisht qeverinë shqiptare për lidhjet e saj me krimin.

Berisha thekson se bandat arritën të fusin në parlament 28 deputetë.

Ai shprehet më tej se pasi denoncoi faktin se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela dhe Vangjush Dako darkonin tek lokali Kodra e Kuajve në Durrës, vendtakimi ndryshoi dhe u organizua tek shtëpia e Dakos në Bllok.

Lexo edhe:

Berisha: Karteli i Sinaloas dhe i “Hakmarrjes për Drejtësi” kanë marrë leje ndërtimi në bregdet

Vajza e Frederik Radit: Ma vranë babain në gjumë, Policia dhe Prokuroia e Lezhës fshehin autorin

“Para jush, në fushatë, unë kam denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta tek një lokal në Shkëmbin e Kavajës, në mos gabohem diçka me kuajt ka ky lokal, ku darkonin së bashku Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako.

Tani, pas këtij denoncimi, ata u transferuan nga lokali Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok. Aty janë organizuar të gjitha takimet.”– tha Berisha.

Pjese nga deklarata e Berishes

11 Maji, do ndalem vetëm në një aspekt. Në aspektin me të cilin fillova. Ky shtet është ndërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar. Krahas patronazhistëve, krahas blerjes publike të votave, bota e krimit në këto zgjedhje ishte më zyrtare se kurrë. Ishte zyrtare! Ajo veproi në ombrellën e prokurorisë dhe politikës, Edi Ramës, me të gjithë mjetet e veta. Bandat në qytetet e mëdha të vendit, por jo vetëm ato, arritën të fusin në parlament, të punojnë për 28 deputetë.

Para jush, në fushatë, unë kam denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta tek një lokal në Shkëmbin e Kavajës, në mos gabohem diçka me kuajt ka ky lokal, ku darkonin së bashku Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako.

Tani, pas këtij denoncimi, ata u transferuan nga lokali Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok. Aty janë organizuar të gjitha takimet.

Këto janë të gjitha të denoncuara. Tani, të pyesim pak shqiptarët, të kujt janë votat?

Vetëm tre nga këta kandidatë ose katër nga këta kandidatë, kanë 80 mijë vota të regjistruara.

Kampion është natyrisht Sara Mile.

Kampion është Arkend Balla.

Kampion është Ani Dyrmishi.

Kampion është Blendi Xhabafti.

Këta të katër së bashku bëjnë rreth 80 mijë vota dhe këta janë vetëm pararoja e kontingjentit të krimit të 28 deputetëve që bandat morën urdhër nga Edi Rama për t’i mbështetur.

Avoketërve të farsës elektorale të narkoqeverisë u them se duke mbrojtur farsën, kryeni një krim të shëmtuar kundër lirive më themelore të qytetarëve shqiptarë.

Dhe dëshmoheni më mercenarë se çdo lloj mercenari tjetër.

Shtroj edhe njëherë pyetjen, të kujt janë 80 mijë vota të deputetëve të partisë së krimit?

Të kujt janë? Një lidhje e plotë dhe totale me pushtetin.

Etiketa: Sali BerishaVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Karteli i Sinaloas dhe i “Hakmarrjes për Drejtësi” kanë marrë leje ndërtimi në bregdet

15:20 : 24/07/2025
AKTUALITET

Vajza e Frederik Radit: Ma vranë babain në gjumë, Policia dhe Prokuroia e Lezhës fshehin autorin

11:53 : 24/07/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Berisha vijon akuzat: 50% e fletëve nuk u dorëzuan tek votuesit në Itali

14:31 : 23/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Për momentin situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime

13:28 : 22/07/2025
AKTUALITET

“Dumani është përleshur fizikisht me një gjykatëse”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

15:28 : 21/07/2025
AKTUALITET

Berisha – Sadushit: S’ke tagër të ndërhysh në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses

13:58 : 21/07/2025
Para

Dosja "flinte" qysh në 2019/ SPAK goditi klanin “Troplini” 10 ditë pas zgjedhjeve

TË GJITHA

Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove

15:45 : 26/07/2025

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

15:35 : 26/07/2025

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine/ Sekuestrohen 6 ton kokainë, 411 mln € drogë. Biznesmenë e mafiozë në pranga

15:33 : 26/07/2025

Mundësi e artë për Egnatian, grupet e Europës jo vetëm një ëndërr për kampionët

15:23 : 26/07/2025

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

14:59 : 26/07/2025

Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

14:58 : 26/07/2025

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com