• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Operacion antidrogë/ Urdhër arrest për “Visin e Pojës”, ndalohet edhe pronari i agjencisë së udhëtimit (EMRAT)

09:27 : 21/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane po zhvillohet këtë të mërkurë në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Vlorën, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Operacioni i koduar “Ura” është fokusuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal që dyshohet për trafik heroine dhe kokaine nga Ballkani drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali me akuzat për trafik droge, shpërdorim detyre dhe pastrim parash ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

Në aksionin e shtrirë në disa qytete marrin pjesë forcat e rendit, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe përfaqësues të antimafias italiane.

Sipas mediave italiane, në listën e urdhër-arresteve ka edhe punonjës policie, avokatë dhe emra të njohur të botës së krimit, të dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut dhe për shpërdorim detyre.

Lexo edhe:

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

Mister në Itali, trupi i një shqiptari gjendet i karbonizuar në makinë, faktet që ngrenë dyshime për krim

Një urdhër arrest është lëshuar edhe ndaj Ervis Doçin, i njohur në Durrës si “Visi i Pojës” në kuadër të operacionit antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë.

  • Kush është Ervis Doçi?

Ervis Doçi, apo i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është një personazh me “emër” për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest. Në kuadër të këtij operacioni asokohe blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit. Ndërkohë që emri i tij është lakuar në shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin tonë. Sakaq, jo më larg se disa javë më parë edhe ish-kryeministri Berisha në daljet e tij televizive i ka bërë thirrje Doçit që të distancohej nga zgjedhjet pasi ashtu si kyredemokrati pretendonte po kërcënon qytetarët.

Ndërkohë, mësohet se deri tani janë arrestuar disa persona në Fier, Vlorë dhe Durrës, ndërsa burimet bëjnë me dije se në këtë operacion janë implikuar njerëz të rëndësishëm publikë.

Po ashtu urdhër-arreste është dhënë edhe një ish punonjës policie si dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. Gjithashtu masë sigurie është dhënë edhe ndaj avokatit Armand Tragaj në Durrës.

Avokati Armand Tragaj

Hetimet po udhëhiqen nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Europol-in.

Gjithashtu burimet mediatike raportojnë se në kuadër të operacionit të përbashkët Shqipëri-Itali është ndaluar edhe Ligor Çombashi, pronar i agjencisë së udhëtimit “Ligori Travel”.

Agjencia Ligori Travel

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Etiketa: drogekrimLigor ÇombashiLigori TravelShqiperi-ItaliVisi i Pojës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
AKTUALITET

Mister në Itali, trupi i një shqiptari gjendet i karbonizuar në makinë, faktet që ngrenë dyshime për krim

14:40 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë

12:16 : 18/10/2025
AKTUALITET

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 8 shqiptarë! Në ‘duart’ e policisë 50 mijë euro (Video)

14:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Çmontohet organizata shqiptaro-kineze në Spanjë, trafikon 50 mln euro në vit për drogë

20:43 : 16/10/2025
AKTUALITET

Ju gjetën 25 kilogramë kokainë në banesë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

16:14 : 15/10/2025
Para

Ish-kryeministri izraelit thirrje për presion ndërkombëtar mbi Netanyahun

TË GJITHA

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

08:35 : 19/10/2025

Ushtria e Zvicrës dekoron tre shqiptarët: Shpëtuan jetën e një gruaje

08:26 : 19/10/2025

Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ja sa parti dhe kandidatë marrin pjesë

08:17 : 19/10/2025

Operacion policor në Zveçan dhe Zubin Potok

08:14 : 19/10/2025

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

08:09 : 19/10/2025

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com