• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE ndjek linjën e SHBA-së, vendos t’ia heqë sanksionet ekonomike Sirisë

21:43 : 20/05/2025
në BOTA

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) janë dakorduar të martën për t’i hequr sanksionet ekonomike kundër Sirisë, njoftoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Dëshirojmë ta ndihmojmë popullin sirian ta ndërtojë një Siri të re, gjithëpërfshirëse dhe paqësore”, tha Kallas në një postim në platformën sociale X, pas diskutimeve me ministrat e Jashtëm në Bruksel.

Ky ndryshim nga Bashkimit Evropian në politikën e tij të jashtme vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, theksoi javën e kaluar se do të urdhëronte heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Sirisë.

“BE-ja ka qenë gjithmonë pranë sirianëve gjatë 14 vjetëve të fundit – dhe do të vazhdojë të jetë”, tha Kallas.

Bashkimi Evropian i ka lehtësuar tashmë sanksionet që lidhen me energjinë, transportin dhe rindërtimin, si dhe transaksionet financiare të lidhura me to, por disa kryeqytete kanë argumentuar se ato ishin të pamjaftueshme për t’i mbështetur ndryshimin politik dhe rimëkëmbjen ekonomike të Sirisë.

Lexo edhe:

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

“BE-ja dëshiron t’ia fillojë nga e para me Sirinë… por ne gjithashtu presim një politikë gjithëpërfshirëse brenda vendit, që përfshin të gjitha grupet e popullsisë dhe grupet fetare”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në një deklaratë me shkrim.

“Për ne është e rëndësishme që një Siri e bashkuar të mund ta marrë të ardhmen e saj në duart e veta”, shtoi ai.

Udhëheqësit e rinj të Sirisë kanë kërkuar me ngulm heqjen e sanksioneve ndërkombëtare, të cilat ishin vendosur për shkak se ish-presidenti i vendit, Bashar al-Assad, kishte shtypur kundërshtarët duke e zhytur vendin në luftë civile.

Por, diplomatët thanë se BE-ja synon të vendosë sanksione të reja individuale ndaj atyre që janë përgjegjës për nxitjen e tensioneve etnike, pas sulmeve vdekjeprurëse ndaj pakicës alavite.

Masa të tjera ndaj regjimit të Assadit dhe për ndalimin e shitjes së armëve apo pajisjeve që mund të përdoren për të shtypur civilët, pritet të mbeten në fuqi.

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani, tha pas vendimit të BE-së se heqja e sanksioneve ekonomike tregon “vullnet ndërkombëtar” për të mbështetur Damaskun.

Shaibani shtoi se “populli sirian sot ka një mundësi shumë të rëndësishme dhe historike për të rindërtuar vendin e tij”./REL/

Etiketa: BEsanksionesiri

Lajme të lidhura

BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
BOTA

Reuters: SHBA po përgatitet të vendosë praninë ushtarake në Damask

08:27 : 07/11/2025
AKTUALITET

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

19:52 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Shqipërisë i duhen dekada për të arritur standardet e BE-së

18:57 : 06/11/2025
AKTUALITET

Investigimi: Narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, BE ka mbyllur sytë

12:09 : 06/11/2025
Para

A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

TË GJITHA

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025

Pjesëmarrja e votuesve në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00

17:28 : 09/11/2025

Qytetari denoncon kompaninë “VIPA”: Bleva patatina, kishte brenda 4 copë! Janë mashtruesa

17:16 : 09/11/2025

Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim

16:51 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com