• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i katërt/ Qeveria i vendos zinxhirin SPAK-ut

19:01 : 19/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Në teatrin që u luajt në Tiranë paraditen e kësaj të hëne mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe bashkëpatriotit të tij në SPAK, Altin Dumani, u duk sikur palët u përfshinë në një konflikt për orientimet e institucioneve të drejtësisë, pasi mazhoranca që sapo mori mandatin e qeverisjes për 4 vitet e ardhshme kërkoi zbutjen e goditjes ndaj korrupsionit ndaj një prokurori, që për 3 vitet e shkuara ka qenë simboli i asaj goditjeje.

Propozimet e Ulsi Manjës

Me një listë të gjatë rekomandimesh, Manja artikuloi kërkesat e mazhorancës që e “zbusin” SPAK, e fusin atë në një trajektore të re, që e bën më pak agresiv, më të kujdesshëm në përdorimin e masave ekstreme dhe më të orientuar drejt “reformimit”, se sa goditjes me bujë të zyrtarëve të lartë.

Ministri i Drejtësisë e vuri theksin tek “respektimi i prezumimit të pafajësisë”, “respektimi i të drejtave procedurale të të pandehurve dhe viktimave”, dhe sidomos tek “shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimin proporcional të masave të sigurimit”.

Lexo edhe:

Erion Veliaj kërkon që të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

“Urgjente”/ Qeveria jep 10 milionë dollarë për kompaninë e Mira Muratit

Në thelb, kjo ishte një thirrje për të frenuar arrestimet spektakolare, kontrollet e befasishme në shtëpi apo kërkesat për paraburgim si mjete për t’i ndëshkuar politikisht zyrtarët që hetohen për korrupsion, mjete të cilat deri tani u kanë shërbyer socialistëve për t’u mburrur me reformën në drejtësi.

Më tej, Manja kërkoi që prokurorët e SPAK të promovojnë përdorimin e “procedurave të posaçme, si marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe gjykimet e shkurtuara”, veçanërisht për të miturit, por jo vetëm. Ai sugjeroi edhe zgjerimin e përdorimit të “alternativave efektive të ndëshkimit”, që në përkthim praktik nënkupton më pak burg dhe më shumë marrëveshje të buta me zyrtarët e korruptuar që hetohen nga SPAK.

Nëpërmjet kësaj liste të gjatë rekomandimesh (të plota më poshtë) që flasin për etikë, integritet dhe bashkëpunim institucional, mazhoranca po kërkon t’i heqë SPAK-ut atë tipar që deri më tani, e kishte shndërruar në një prokurori të paparashikueshme: fuqia për të kryer arrestime pa paralajmërim.
E gjithë struktura e rekomandimeve që lexoi Ulsi Manja është ndërtuar pikërisht për ta zhveshur nga ky lloj agresiviteti, që institucionit iu shtua me drejtimin e Altin Dumanit.

Pëshpërimat e Dumanit si “përplasje”


Që kur u preantua në krye të SPAK, Altin Dumani ka folur gjithnjë për një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ka bërë thirrje për hetime të thella financiare ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe ka firmosur prangosjen për disa ish-ministra, deputetë e kryebashkiakë të lidhur me qeverinë dhe për emrat kryesorë të opozitës, duke nxitur shpesh debate për shërbimet politike që i bënte njërës apo tjetrës palë.

Dumani mban disa rekorde në urdhër-arrestet që ka firmosur, nëpërmjet të cilave u shndërrua në faktor për zgjedhjet e 11 Majit me deformimin që i bëri skenës politike.

Duhen kujtuar këtu, arrestimi i Sali Berishës që u mbajt për gati një vit në arrest shtëpie, arrestimi i dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në aeroportin e Rinasit, kontrollet e befasishme në shtëpitë e Arben Ahmetajt dhe urdhër-arresti për ish-zv.kryeministrin, arrestimi i dhunshëm i ish-presidentit Ilir Meta dhe së fundmi, prangosja e beftë dhe izolimi në qeli i kryebashkiakut ende në detyrë, Erjon Veliaj.

Pas shumë vitesh, Dumani riktheu edhe hetimin, përgjimin dhe kontrollet e gazetarëve, si në rastin e Artan Hoxhës dhe të Elton Qynos në dosjen e hetimit të krimeve në Elbasan.

Pritej që një prokuror kaq i vendosur në bindjet e tij, kaq i bindur për metodat e tij hetimore dhe kaq i ashpër ndaj kujtdo që i del para, të kundërshtonte me forcë këtë kthesë që po i kërkohet të bëjë në mënyrë të papritur. Rekomandimet e qeverisë që lexoi Ulsi Manja përbëjnë një ndryshim rrënjësor të profilit, me të cilin ai ka udhëhequr SPAK në këto dy vite e gjysëm. Supozohet që Dumani do t’i hidhte poshtë kërkesat e Ministrit të Drejtësisë, duke mohuar faktin që SPAK nuk ka marrë parasysh prezumimin e pafajësisë, nuk ka vendosur masa ekstreme paraburgimi dhe se nuk ka respektuar të drejtat proceduriale të të hetuarve.

Në fakt, ajo që tha Dumani ishte një ankesë e thjeshtë se kërkesat e Ulsi Manjës do t’i shtonin burokracitë punës së prokurorëve, a thua se çështja më e rëndësishme që iu kërkua ishin disa orë pune më shumë.

“SPAK është tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP dhe ILD. Krijimi i strukturave të reja të vlerësimit dhe integritetit, pa analizë të mekanizmave ekzistues, rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike”, tha Dumani, në një ton më të butë dhe më të tërhequr se zakonisht.

Rama para dhe pas 11 Majit

Kryeministri Edi Rama u ankua disa muaj më parë për mënyrën se si funksionon drejtësia pas arrestimit të Erion Veliajt. Përmes një deklarate të gjatë në media, Rama tha atëherë se do të vijonte me kritikat konstruktive të drejtësisë për t’i dhënë asaj standartet europiane: “Nuk do të mbaj më për vete opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme që duhen ndarë me publikun në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj… Ajo që u mungon është kritika konstruktive… që të mos lejojmë individë të caktuar t’i japin vetes të drejtën e shpërdorimit të detyrës si prokuror apo gjyqtar…”.

Megjithatë në fushatën e 11 Majit, kryeministri Rama u mburr me bashkëpunimin që kishte pasur me Altin Dumanin, të cilit i kishte dorëzuar “shpatën e ndëshkimit”.

“Keni edhe drejtuesin e SPAK-ut këtej, Altin Dumani meqë është i zonës po e përmend këtu në miting, ka qenë prokuror shumë vite. Edhe po ky ka qenë! Nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier përvecse me punën e vet, po e keni dëgjuar të thërriste ndonjëherë ndonjë person të njohur ta merrte në pyetje. Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Sepse ne bëmë atë që s’e ka bërë asnjë forcë që ka sunduar në këtë vend që nga 1912-a. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit. Nëse sot ju të gjithë po shihni se në Shqipëri mund të ketë barazi para ligjit, këtë e bëri Partia Socialiste!”, u shpreh Rama.

Por tani ajo që ka ndryshuar është se zgjedhjet kanë përfunduar. Tani që Edi Rama ka siguruar mandatin e katërt, SPAK nuk i nevojitet më. Administrata po hyn në një fazë të re, qeverisë i duhet të rifillojë ciklin e zakonshëm të tenderave dhe të mobilizojë drejtorët e saj për “projekte” të reja.

Mesazhi që Rama jep për të vetët është i qartë: nuk do të ketë tronditje të papritura, nuk do të ketë më aksione të paparashikuara nga SPAK, nuk do të ketë më ministra, drejtorë apo kryebashkiakë që arrestohen si qentë në rrugë, SPAK s’ka nevojë të jetë më ai që ishte dhe drejtësia do të hyjë në një fazë tjetër.

Për pasojë, as Altin Dumani nuk do të jetë ai që ka qenë, pasi misionin e tij e ka kryer dhe për këtë Ulsi Manja ka dalë me planin e ri në dorë.

Rekomandimet e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja

Fjala e Ministrit:

Rekomandimet janë në 8 fusha

Fusha e parë është respektimi i të drejtave të njeriut që duhet jetë në qendër të punës së prokurorisë. Kërkohet respektimi i prezumimit të pafajësisë. Respektimi i të drejtave procedurale të të pandehurve dhe viktimave. Shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit.

Shteti i së drejtës nis nga një hetim korrekt dhe i paanshëm, prokuroria orientohet të promovojë përdorimin e procedurave të posaçme, si marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe gjykimet e shkurtuara, veçanërisht për të miturit dhe në rastet kur ndëshkimi mund të jepet nëpërmjet alternativave efektive.

Fusha e dyta, është forcimi i luftës kundër kriminalitetit. Kërkohet rritja e hetimeve të nisura kryesisht, ndjekje penale efektive për korrupsionin, veçanërisht në nivele të larta dhe hetimi financiare me origjinë kriminale. Duhet forcuar bashkëpunimi ndërkombëtar veçanërisht në luftën kundër trafikimit dhe krimit të organizuar.

Fusha e tretë është integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria. Prokuroria duhet të forcojë mekanizmat për kontrollin e brendshëm dhe llogaridhënien përtej procesit të vetting. Duhet trajtuar seriozisht çdo ankese për sjellje të papërsheshme dhe të rritet transparenca për qytetarët.

Fusha e katërt është eficenca dhe ngritja e kapaciteteve funksionale. Nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështjet komplekse, investim në teknologji dhe burime njerëzore, si dhe zhvillim i trajnimeve të vazhdueshme.

Fusha e pestë është përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit, sugjerohet përdorimi i inteligjencës artificiale, teknologjisë digjitale dhe analizës së të dhënave. Të intensifikohen metodat proaktive të hetimit përfshirë përgjimet, mjetet financiare dhe mbikëqyrjen elektronike dhe bashkëpunimi me policinë e shtetit dhe policinë gjyqësore.

Fusha e gjashtë është bashkëpunimi me ministrinë e Drejtësisë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojë ngushtësisht për hartimin e politikave penale, shkëmbimin e statistikave, përmirësimin e ndihmës juridike ndërkombëtare. Dua të konfirmoj se bashkëpunimi i ministrisë së Drejtësisë më Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK sa i takon ndihmës juridike ndërkombëtare, por edhe shkëmbimit të të dhënave statistikore është në nivel të kënaqshëm.

Fusha e shtatë ka të bëjë me bashkëpunimin ndërinstitucional. Orientohet hartimi i një strategjie të koordinuar mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, policisë së shtetit dhe institucioneve të tjera publike. Marrëveshjet për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i pikave të kontaktit dhe transparenca ndërinstitucionale janë kyçe për suksesin në përballjen me krimin.

Fusha e tetë është bashkëpunimi ndërkombëtar. Pjesëmarrja aktive në Eurojast, Europol dhe Empact është thelbësore për trajtimin e krimeve ndërkufitare. Krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore është mjeti më efektiv për ndarjen në kohe reale të provave dhe për të ndjekur penalisht krimin ndërkufitar./ Lapsi.al

 

Etiketa: ALTIN DUMANIdrejtesiaministriqeveriaspakUlsi Manja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon që të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

19:41 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Urgjente”/ Qeveria jep 10 milionë dollarë për kompaninë e Mira Muratit

15:37 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Pas zgjedhjeve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Sali Berishës

14:42 : 19/05/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion

11:58 : 19/05/2025
AKTUALITET

Paraqitet në SPAK Ajola Xoxa

11:08 : 19/05/2025
Para

Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Spitali i Tropojës pa mjekë/ Qytetarët denoncojnë: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

20:53 : 19/05/2025

15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin në Tiranë

20:46 : 19/05/2025

Humbja 4-0 ndaj Portugalisë, trajneri i Shqipërisë U17: Nuk ishte më e mira e mundshme!

20:43 : 19/05/2025

‘Jam gay’/ Shqiptari kërkon azil në Angli, por Gjykata i zbulon martesën me një vajzë

20:32 : 19/05/2025

Birësimi në Shqipëri: Sistemi që “mban peng” fëmijët e braktisur

20:28 : 19/05/2025

Kroacia shpall listën e futbollistëve për kualifikueset e Botërorit 2026

20:18 : 19/05/2025

Adriatik Lapaj paralajmëron turin e falenderimeve: Do vijmë t’ju shtrëngojmë dorën!

20:09 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com