• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025
në BOTA

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka ulur vlerësimin e kreditit të Shteteve të Bashkuara nga niveli Aaa në Aa1, duke hequr kështu edhe statusin e fundit me notën më të lartë për ekonominë më të madhe në botë. Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga Shtëpia e Bardhë, që e cilësoi këtë akt si të motivuar politikisht.

Moody’s shprehu shqetësimin se borxhi në rritje dhe deficitet buxhetore të vazhdueshme po rrezikojnë statusin e SHBA-ve si destinacioni kryesor i kapitalit global dhe do të ndikojnë në rritjen e kostos së huamarrjes për qeverinë amerikane.

“Ndërsa pranojmë avantazhet e rëndësishme ekonomike dhe financiare të SHBA, besojmë se ato nuk mjaftojnë më për të kompensuar përkeqësimin e treguesve fiskalë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Moody’s.

Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë dhe ashpër, duke akuzuar Moody’s për paragjykim politik. Drejtori i komunikimit, Steven Cheung (steven chang), u shpreh në platformën X se kryeekonomisti i agjencisë, Mark Zandi, është “këshilltar i Obamës” dhe “donator i Clinton”, duke e quajtur një armiq të betuar të presidentit Trump. “Askush nuk e merr seriozisht ‘analizën’ e tij. Ai është provuar i gabuar herë pas here,” shkroi Cheung.

Pas lajmit për uljen e vlerësimit, tregjet financiare reaguan me pasiguri. Rendimenti i bonove 10-vjeçare të qeverisë amerikane u rrit në 4.49%, ndërsa një fond që ndjek indeksin S&P 500 ra me 0.6%.

Lexo edhe:

Omari e Albcontrol, 2 mln € borxh nga Korportata e Investimeve për të paguar Becchetti-n, huaja nuk kthehet më

Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024

Ekspertët paralajmërojnë se ulja e vlerësimit mund të nënkuptojë se investitorët do të kërkojnë interesa më të larta për detyrimet qeveritare, duke e bërë më të kushtueshme huamarrjen për Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i Moody’s vjen në një kohë kur deficiti buxhetor vjetor i SHBA kap vlerën 2 trilionë dollarë, ose mbi 6% të PBB-së. Borxhi total tashmë ka tejkaluar përmasat e ekonomisë kombëtare, pjesërisht si rezultat i huamarrjes së lartë gjatë pandemisë së Covid-19.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi muaj më parë se SHBA po ecën drejt një “rruge të paqëndrueshme” dhe se një krizë do të nënkuptonte ndërprerje të papritur të kredive dhe aktivitetit ekonomik.

Ligjvënësit amerikanë po përpiqen të kalojnë një paketë të re fiskale, që përfshin zgjatjen e ligjit për uljen e taksave nga viti 2017. Por, një komision kyç i Dhomës së Përfaqësuesve dështoi të miratonte projektligjin pas kundërshtimit të konservatorëve të linjës së ashpër, të cilët shprehën shqetësime për koston prej 3.8 trilionë dollarësh gjatë dekadës së ardhshme. Vendimi i fundit i Moody’s vjen pas paralajmërimeve të nëntorit 2023, kur e uli perspektivën e SHBA nga “e qëndrueshme” në “negative”.

Etiketa: borxhiEkonomia amerikaneMoody’s

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Omari e Albcontrol, 2 mln € borxh nga Korportata e Investimeve për të paguar Becchetti-n, huaja nuk kthehet më

15:29 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024

08:15 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Ke 4 vjet që më çan…”/ Shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

21:16 : 08/07/2025
NDRYSHE

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

12:20 : 04/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen dy drejtuesit e “Bankers Petroleum”, shkak dyshohet borxhi ndaj shtetit

17:04 : 02/07/2025
Para

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

TË GJITHA

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com