• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në orët e para të 17 majit 2020, teksa vendi ishte nën diktatin e kufizimeve nga pandemia e COVID-19, Tirana u trondit nga një ndërhyrje e dhunshme shtetërore, gjurmët e së cilës mbeten ende në kujtesën e protagonistëve të asaj nate, por jo vetëm.

Rreth 800 forca të policisë, të shoqëruar me një njësi të ndërhyrjeve speciale, rrethuan një nga godinat më popullore të asaj periudhe në qendër: Teatrin Kombëtar.

Të thirrur nga Policia Bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ndërhynë për të nxjerrë forcërisht dhjetëra qytetarë, aktivistë dhe artistë, të cilët ishin ngujuar në ndërtesën e Teatrit në shenjë proteste kundër projektit që parashikonte shembjen e tij.

Dhuna policore pasoi ndërhyrjen e IKMT-së, e cila shembi teatrin, bashkë me rekuizitat dhe sendet që protestuesit kishin brenda. Pamjet e momentit ku fasada kryesore rrëzohej përdhe u shpërnda në mediat kryesore mëngjesin e saj dite.

Pas më shumë se dy vitesh protesta, teatri, kthyer në simbol të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, rezistencës kundër autoritarizmit dhe mungesës së transparencës, ishte shembur.

Lexo edhe:

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

Protesta e mëngjesit thirrur nga një pjesë e aktivistëve dhe opozita nuk ndryshoi asgjë, veçse shfaqi të tjera skena dhune nga policia.

Teatri Kombëtar u përdor politikisht gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021, ku socialistët premtuan nisjen e ndërtimit të teatrit të ri me arkitekturë moderne brenda atij viti.

Në korrik, Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetuese aktet që mundësuan kalimin e pronësisë nga qeveria te bashkia Tiranë. Ligji foli në vonesë – kryesisht për shkak se reforma në drejtësi kishte nxjerrë jashtë funksioni gjykatën – dhe godina ishte shembur tashmë.

Ajo që nisi si një projekt në partneritet publik-privat u shoqërua me mungesë transparence, shtyrje afatesh dhe dyshime mbi qëllimet e vërteta të ndërhyrjes: zhvillimi i një projekti kullash prapa teatrit.

Shoqëria civile nuk u tërhoq. Ajo dhe një pjesë e artistëve dhe opinionit publik kërkuan vazhdimisht llogari ndaj autoriteteve duke e konsideruar projektin e ri një formë “fshirjeje historike”.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

“5 vite më vonë pa godinë, si u rikthye plani i kullave”

Sot bëhen pesë vite nga dita e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërtuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté në një stil të arkitekturës moderne italiane. Godina u rikonceptua pas Luftës së Dytë Botërore me ndërhyrje nga arkitektë si Anton Lufi, Semih Pashallari etj.

Por “urgjenca” për të shembur teatrin nuk u reflektua në urgjencë për të ndërtuar godinën e re, edhe pse kjo u premtua disa herë nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili sot ndodhet në paraburgim nën hetime si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Më 21 dhjetor 2022 në një ceremoni të mbyllur për publikun dhe median, Veliaj së bashku me kryeministrin Rama, përfaqësues të qeverisë dhe artistë të pozicionuar “pro” tyre, përuruan nisjen e punimeve për teatrin e ri.

U deshën dy vite për të inaguruar punimet e godinës, por tre vite sërish ishin të pamajftueshme për të përfunduar atë.

Përpos premtimeve të përvitshme për të ndërtuar godinën e re, prej 5 vitesh hapësira ku qendronte teatri mbeti bosh, e rrethuar dhe pa të drejtën e shfrytëzimit si një pronë publike nga qytetarët.

U hapën dy tenderë për ndërtimin dhe një për projektimin e Teatrit Kombëtar (megjithëse nga qeveria dhe bashkia këmbëngulej se projekti i Bjarke Ingels ishte gati, i dhuruar nga kompania “Fusha shpk” e sipërmarrësit Shkëlqim Fusha pas tërheqjes nga partneriteti publik-privat), të cilët kushtuan 1.85 miliardë lekë pa TVSH.

Tenderët patën mungesë konkurrence, pasi u skualifikua oferta më e ulët dhe u kateogrizuan me flamur të kuq nga “Open Data Albania” (ODA).

Trualli i Teatrit Kombëtar pastruar nga inertet pas shembjes/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Sipas të dhënave të analizuara nga ODA, projekti për ndërtimin e godinës së TK, ishte investimi i dytë publik me peshën më të lartë në buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Parashikimet në letër, e projektonin Teatrin e ri Kombëtar të përfunduar brenda periudhës 2022-2024, edhe pse zyrtarisht nisja e punimeve u shpall në ditet e fundit të vitit 2022 dhe puna nuk nisi deri në maj të 2023.

Pasi dështuan të realizojnë ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar dhe kullave pas tij, sipërmarrësi Fusha dhe qeveria hartuan një plan të ri.

Një kullë 33 katëshe do të ngrihet pas Teatrit Kombëtar, mbi një sipërfaqe publike prej 1,266 m2, të cilën bashkia Tiranë e “dhuroi” përmes një marrëveshjeje ku do të marrë në këmbim sipërfaqe ndërtimi.

Kompania “Fusha” ishte ofruar që në vitin 2018 për ndërtimin “falas” të teatrit në këmbim të një sipërfaqeje trualli të bashkisë për të ngritur një kompleks prej 6 kullash. Aktualisht, teatri po ndërtohet nga fondet publike dhe megjithatë sipërmarrësi Fusha po e realizon ambicien për të ndërtuar mbi tokë publike në zemër të kryeqytetit.

Për të realizuar këtë plan u shembën dhe një sërë barësh dhe restorantesh popullore që ndodhesin në pedonale duke shkërmoqur të tjera vende të rëndësishme për kujtesën.

Premtimet për ndërtimin e godinës u ndryshuan disa herë, afatet janë shkelur po ashtu disa herë brenda këtyre 5 viteve, teksa kryetari i bashkisë ndodhet në burg, afati përfundimtar i teatrit mbetet për “shfaqjen tjetër politike”. / Arbjona Çibuku / citizens.al /

Etiketa: 5 vitekorrupsionqeveriaRamateatri kombetarvelija

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

14:23 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025
Para

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

17:49 : 17/05/2025

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025

Sonte finalja e madhe e Eurovizionit, ja kur performon Shqipëria

17:37 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com