• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nesho: Samiti nuk është i pari në një vend jashtë BE-së, Rama po manipulon opinionin

16:05 : 16/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Diplomati Agim Nesho komentoi zhvillimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, duke e cilësuar atë si një ngjarje të përsëritur dhe të përdorur politikisht nga kryeministri Edi Rama.

“Në radhë të parë, ky është një samit që përsëritet, në mënyrë që të gjitha vendet pjesëmarrëse në Komunitetin Politik Evropian të kenë mundësinë të zhvillojnë një samit të tillë. Është një proces i vazhdueshëm,” u shpreh Nesho.

Ai kundërshtoi pretendimet e qeverisë se ky është samiti i parë në një vend joanëtar të BE-së, duke rikujtuar edicionin e vitit 2023 në Moldavi.

“Propaganda e zotit Rama gjithmonë insiston që kjo është për herë të parë në një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian. Kjo nuk është e vërtetë, sepse në 2023 është bërë një samit akoma edhe më i mirëorganizuar, që prodhoi dhe rezultat konkret për të ndihmuar Moldavinë për të mundësuar luftën e saj hibride pas konfliktit të përshkallëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë,” tha ai.

Sipas tij, Rama e përdor këtë samit si një mjet përfitimi politik, pasi ka arritur një konsensus për ta zhvilluar atë në Shqipëri.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

“Dihet që është një mikpritës i madh, por shpenzimet janë marramendëse. Vetëm dreka zyrtare, flerta që përgatit menunë dhe u paraqitet pjesëmarrësve, kushton 250 dollarë – më shumë sesa pensioni i një muaji i një pensionisti,” tha Nesho.

Diplomati kritikoi gjithashtu mënyrën se si është konceptuar dhe realizuar pritja, duke e konsideruar atë një spektakël personal të kryeministrit.

“U bë një samit në formën e idesë së Ramës. Kishte një diferencë shumë të madhe, e gjithë pritja ishte një spektakël që vetëm Rama mund ta realizojë, si mjeshtër ceremonial. E kam thënë edhe më parë që është mazhor-domi më i mirë i pritjeve të BE-së, nuk kursen dhe është i shfrenuar në imagjinatën e tij,” u shpreh ai.

Në vijim, Nesho e quajti të papërshtatshëm gjestin e Ramës që u përul përpara kryeministres italiane Giorgia Meloni.

“Bëri një show të papëlqyeshëm duke u përulur përpara Melonit, duke pasur parasysh që në atë post është si përfaqësues i Shqipërisë dhe jo një person aventurier që mund të sillet si të dojë. Kur është përfaqësues i vendit tonë, duhet të ruajë dinjitetin,” theksoi ai.

Sipas tij, edhe fjalimi i Ramës në samit ishte jashtë karakterit të kësaj ngjarjeje.

“U soll siç sillet me shqiptarët, që i kanë rënë hallet dhe ai sillet si babai i kombit. Tentoi të bënte një diskurs si Papa i Romës, larg frymës së këtyre samiteve,” deklaroi Nesho.

Ai vazhdoi duke theksuar se Shqipëria është kthyer në një “gropë septike” për të pritur të burgosurit dhe emigrantët e paligjshëm që kanë mbërritur në Itali, duke ndihmuar kryeministren italiane Meloni.

“Kjo ka hapur oreksin e të gjitha vendeve të tjera,” përfundoi Nesho.

Nesho: Në radhë të parë ky është një samit që përsëritet, në mënyrë që të gjitha vendet pjesëmarrëse në komunitetin politik evropian të kenë mundësinë të zhvillojnë një samit të tillë, është në mënyrë të vazhdueshme.

Propaganda e zotit Rama gjithmonë insiston që kjo është për herë të parë në një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, kjo nuk është e vërtetë sepse në 2023 është bërë një samit akoma edhe më i mirëorganizuar që prodhoi dhe rezultat konkret për të ndihmuar Moldavinë për të mundësuar luftën e saj hibride pas konfliktit të përshkallëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Prandaj zoti Rama po e përdor këtë samit, ku ka arritur një konsensus që të realizohet në Shqipëri.

Dihet që është një mikpritës i madh, shpenzimet janë marramendëse që i bën, vetëm dreka zyrtare, flerta që përgatit menunë dhe ju paraqitet pjesëmarrësve, kushton 250 dollarë, më shumë sesa pensioni i një muaji i një pensionisti.

U bë një samit në formën e idesë së Ramës, këtë ja toleruan.

Kishte një diferencë shumë të madhe e gjithë pritja, një spektakël që si të bëjë Rama që është një mjeshtër ceremonial, e kam thënë edhe më parë që është mazhor-domi më i mirë i pritjeve të BE-së, as nuk kursen dhe është i shfrenuar në atë imagjinatën e tij.

Bëri një show të papëlqyeshëm duke u përulur përpara Melonit, duke pasur parasysh që në atë post është si përfaqësues i Shqipërisë dhe jo një person aventurier që mund të sillet si të dojë. Edi Rama mund të bëjë çdo lloj sjelljeje kur është si individ, mund ta presë me krahë hapur e të vallëzojë me Melonin, por kur është përfaqësues i vendit tonë duhet të ruajë dinjitetin.

Edhe në fjalimin e tij më tepër u soll ashtu siç sillet me shqiptarët, që i kanë rënë hallet e popullit dhe sillet si babai i kombit, ashtu tentoi që të bëjë, si Papa i Romës, për të bërë një diskurs jashtë karakterit të këtyre samiteve.

Duke ditur se Rama e ka kthyer vendin si një gropë të madhe septike për të pritur të burgosurit apo emigrantët e paligjshëm që kanë ardhur në Itali për të ndihmuar motrën e tij, Meloni, kjo ka hapur oreksin e të gjitha vendeve të tjera./ SYRI

Etiketa: neshoRamasamiti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
Para

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

TË GJITHA

Real Madrid rinovon me sulmuesin deri në vitin 2030

09:38 : 09/08/2025

Qeveria i fik sinjalin News24/ Maliqi: Çmenduri! Po kthehemi në diktaturë, duhet reagim urgjent

09:37 : 09/08/2025

“Kushte të tmerrshme”/ Avokatët e Pecorellit letër ministrit italian: Në Shqipëri po i shkelen të drejtat

09:25 : 09/08/2025

Analiza e CNN: Ja cilat janë pesë skenarët se si mund të përfundojë lu*ta Rusi-Ukrainë

09:17 : 09/08/2025

Broja flet pas firmës 5-vjeçare me Burnley: Mezi pres të shënoj gola dhe t’i entuziazmoj tifozët

09:09 : 09/08/2025

Zelensky kundër idesë së Trump: Ukraina nuk do t’ua dorëzojë tokën pushtuesve

09:05 : 09/08/2025

Fluks në portin e Vlorës, regjistrohet dita me më shumë udhëtarë

08:57 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com