• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha në samitin e IDU: Zgjedhjet ishin farsë, Rama i siguroi votat nga krimi! Kërkoj mbështetjen tuaj

12:56 : 16/05/2025
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Sali Berisha ndodhet në Bruksel ku ka marrë pjesë në samitin e Unionit Internacional Demokratik (IDU), teksa gjatë fjalës së tij, fokusin e ka vënë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Berisha i ka konsideruar zgjedhjet si një farsë të paralajmëruar, të cilat u zhvilluan në një klimë terrori politik të paparë më parë. Sipas tij, tashmë Edi Rama udhëheq narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Sipas liderit demokrat, Shqipëria u bë vegël e organizatave kriminale që u përdorën gjerësisht për të siguruar vota për Kryeministrin, teksa ka theksuar dhe përdorimin e administratës për të mbledhur vota.

Ai tha se është mirënjohës që këto veprime janë reflektuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë si: OSBE, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, të cilët nxorën një raport shumë serioz.

Berisha u shpreh se kërkon sërish mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi shqiptar të mund të votojë i lirë

Lexo edhe:

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

Ikën një tjetër aleat/ Nard Ndoka: Nuk jam më me PD, na goditën pas shpine! Noka e Topalli xhelozë me mua

Sali Berisha: Dua të informoj Bordin Ekzekutiv të IDU-së se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri ishin një farsë e qartë, e paralajmëruar, një farsë masive, e parashikuar në rezolutën e IDU-së, në rezolutën e PPE-së, në rezolutat e CDI-së dhe në qëndrime të tjera ndërkombëtare. Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë terrori politik të paparë më parë, ku Kryeministri, i cili tani udhëheq një narkoshtet, i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë, për të siguruar mandatin e katërt, vuri në burg, në arrest shtëpie apo nën ndjekje penale, tre drejtues të partive kryesore të opozitës, u hoqi mandatet kryetarëve të bashkive dhe burgosi deputetë të opozitës.

Së dyti, si narkoshtet që është, Shqipëria u bë vegël e organizatave kriminale që u përdorën gjerësisht për të siguruar vota për Kryeministrin. Në zyrën e tij ka një person që koordinon aktivitetin e organizatave kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në këto zgjedhje, këta individë kishin për detyrë të sillnin në Parlament 28 deputetë përmes pagesave dhe terrorit. Në fakt, sot njerëzit më të votuar janë kandidatë anonimë të këtyre bandave dhe organizatave kriminale.

Për të fituar, Kryeministri e ktheu të gjithë administratën dhe shtetin në një makineri të madhe elektorale. U përdorën mjete publike financiare për të blerë vota. Konkretisht, çdo pensionisti iu dhanë 100 euro si “dhuratë” në mes të fushatës zgjedhore, si një dhuratë nga Kryeministri. Por, zonja dhe zotërinj, pensionistët përbëjnë sot 48% të elektoratit në Shqipëri, pasi në 10 vjet janë larguar rreth 600,000 të rinj.

Po ashtu, dy ditë para zgjedhjeve, Kryeministri shpalli një amnisti për të gjitha gjobat dhe interesat 10-vjeçare, me një total mbi 200 milionë euro. Punonjësit e administratës publike u vunë nën presion, u kërkua që secili të siguronte 10 vota nga familja dhe rrethi i tij. Ata u përdorën si patronazhistë në një sistem të vjetër diktatorial stalinist, ku votuesit kontrolloheshin në çdo mënyrë dhe pranë qendrave të votimit u ngritën zyra për të ushtruar presion.

Zgjedhjet, e përsëris, u zhvilluan në një narkoshtet. Gjatë fushatës, Kryeministri dha 138 licenca për mbjelljen e dhjetëra mijëra rrënjëve kanabisi, ku një rrënjë në Shqipëri vlen rreth 1,000 euro, përdori drogën për vota. Po ashtu, masivisht u bënë punësime në administratën qendrore, lokale dhe ndërmarrje publike për qëllime elektorale.

Ai financoi me 7 milionë euro një organizatë private për ngjarjen Giro d’Italia, që u mbajt në ditën e zgjedhjeve dhe ditën para tyre, thjesht si propagandë. Kontroll i plotë u ushtrua mbi të katër mediat kombëtare. Ai bllokoi TikTok-un, u bë personi i tretë pas Habibullah të Kabulit dhe Ajatollahut të Teheranit që e bëri këtë, vetëm që të mos kritikohej.

Jemi mirënjohës që këto veprime janë reflektuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë si: OSBE, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, të cilët nxorën një raport shumë serioz. Z. President, zgjedhjet ishin farsë. Nëse nuk u kthejmë të drejtën për të votuar shqiptarëve, vendi po zhduket. Sipas Eurostat, në 10 vitet e fundit, mbi 1,099,000 shqiptarë janë larguar drejt Bashkimit Europian. Faleminderit edhe një herë për mbështetjen shumë të çmuar që keni treguar. Kërkoj sërish mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi im të mund të votojë i lirë. Sigurisht, ne do të bëjmë çdo përpjekje, por solidariteti ndërkombëtar është vendimtar për të fituar.

Etiketa: BerishafarseIDUSali Berishasamitizgjerdhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

19:03 : 31/05/2025
AKTUALITET

Ikën një tjetër aleat/ Nard Ndoka: Nuk jam më me PD, na goditën pas shpine! Noka e Topalli xhelozë me mua

14:38 : 31/05/2025
AKTUALITET

Meta do garojë më vete në zgjedhjet lokale? Berisha: Çdo forcë politike bën zgjedhjen e vet

13:23 : 31/05/2025
AKTUALITET

Firma e PD “bllokon” kandidatët për “rinumërimin”/ Berisha: Fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve

13:11 : 31/05/2025
AKTUALITET

Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim të votave/ Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë

12:52 : 30/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor

12:43 : 30/05/2025
Para

VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar, Taravari është viktima e fundit

TË GJITHA

SHBA i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

20:06 : 01/06/2025

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Rëndohet bilanci i viktimave, humb jetën pasagjeri i mitur

19:57 : 01/06/2025

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë, adoleshenti u qëllua me armë zjarri në një piceri/ DETAJE

19:49 : 01/06/2025

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com