• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

15:16 : 16/05/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Rreziku i kreditit, një nga shtyllat kryesore të stabilitetit financiar, po ndikohet gjithnjë e më shpesh nga fenomene të tilla si përmbytjet, thatësirat dhe rritja e nivelit të detit. Sipas Komitetit të Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare, këto dukuri të lidhura me klimën po ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e individëve dhe bizneseve për të shlyer kreditë, sidomos në sektorë të ndjeshëm si bujqësia dhe pasuritë e paluajtshme.

Sektori bujqësor, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta, është një ndër më të prekurit nga ndryshimet klimatike. Në shumë prej këtyre vendeve, bujqësia luan një rol kyç në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa rreziqet klimatike shpesh anashkalohen gjatë procesit të vlerësimit dhe dhënies së kredive. Kjo praktikë rezulton në një nënvlerësim sistematik të rrezikut dhe ekspozim të lartë ndaj mos-shlyerjes së kredive, duke cenuar stabilitetin financiar të institucioneve kredidhënëse.

Në Shqipëri, ky problem është veçanërisht i rëndësishëm, duke marrë parasysh se rreth 20% e popullsisë varet drejtpërdrejt nga bujqësia për jetesën e përditshme, ndërkohë që fermerët shqiptarë përballen gjithnjë e më shpesh me fenomene ekstreme klimatike si thatësira të zgjatura, përmbytje të papritura dhe luhatje të theksuara të temperaturave, të cilat dëmtojnë ndjeshëm prodhimin bujqësor dhe kërcënojnë jo vetëm qëndrueshmërinë financiare të bizneseve të vogla bujqësore, por edhe sigurinë ushqimore të vendit në tërësi.

Përmbytjet, që tashmë po bëhen më të shpeshta e më të forta si pasojë e ndryshimeve klimatike, kanë një ndikim të menjëhershëm në sistemin financiar: rritet ndjeshëm probabiliteti i mospagimit për pronat që nuk janë të siguruara dhe institucionet financiare detyrohen të ngrenë normat e interesit për të mbuluar këtë rrezik shtesë. Kjo situatë krijon një efekt zinxhir negativ duke i goditur si huamarrësit që përballen me kosto më të larta, ashtu edhe vetë institucionet financiare që shohin një rritje të portofolit të kredive me probleme.

Edhe zona të tëra gjeografike që përballen me valë të vazhdueshme të nxehti apo mungesë kritike reshjesh për periudha gjithnjë e më të gjata tashmë po kategorizohen nga bankat si zona me rrezik të lartë investimi. Për rrjedhojë, qytetarët apo bizneset që jetojnë dhe veprojnë në këto zona përballen me kushte financiare gjithnjë e më të pafavorshme dhe norma dukshëm më të larta interesi, duke u bërë kështu paguesit e parë të një çmimi të drejtpërdrejtë për klimën në ndryshim, edhe pse shpesh nuk janë përgjegjësit kryesorë për këto ndryshime.

Lexo edhe:

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

Mbetjet spitalore në Koplik ende të pa asgjësuara, ekskavatori që i mbuloi zhduket pa përfunduar hetimi

Hipotekat, si një nga produktet financiare më të rëndësishme për familjet, nuk janë aspak të paprekshme nga ky realitet i ri klimatik. Pronat e ndodhura pranë vijës bregdetare apo në zona të ulëta që parashikohen të përmbyten për shkak të rritjes graduale të nivelit të detit, po kategorizohen nga ekspertët e riskut si investime gjithnjë e më të rrezikshme, duke sjellë norma interesi më të larta, kërkesa për garanci shtesë dhe kushte më të rrepta për blerësit potencialë. Në disa raste ekstreme, bankat kanë filluar të refuzojnë dhënien e kredive hipotekore për pasuri të paluajtshme në zona me rrezik të lartë përmbytjeje, duke ndikuar drejtpërdrejt në vlerën e tregut të këtyre pronave. Por rreziku i kreditit është vetëm maja e ajsbergut në një zinxhir kompleks ndikimesh që ndryshimet klimatike po shkaktojnë në sistemin financiar global.

“Me ndikimet e klimës që po kërcënojnë ekonominë, bankat duhet të vlerësojnë dhe të menaxhojnë këto rreziqe për të mbetur të qëndrueshme. Duhet të shqyrtojmë rregullat për rreziqet klimatike dhe praktikat më të mira, për t’u dhënë bankave shqiptare këshilla të qarta që t’i bëjnë më të forta ndaj këtyre kërcënimeve. Kjo kërkon më shumë transparencë për rreziqet klimatike dhe bashkëpunim me partnerët për të mbështetur financimin e qëndrueshëm. Futja e rreziqeve klimatike në menaxhimin e përgjithshëm të rrezikut jo vetëm që do të zvogëlojë humbjet e mundshme, por do të hapë edhe rrugë për risi dhe rritje në një kohë kur rregullat po ndryshojnë vazhdimisht.”, Shprehet për “Klima Sot” Albi Zylfo, asistent pedagog pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës dhe Drejtor i Riskut Operacional pranë OTP Bank.

Sipas udhëzimeve përfundimtare të Autoritetit Bankar Evropian për menaxhimin e rreziqeve ESG, jo vetëm ndryshimet klimatike, por edhe degradimi i mjedisit, humbja e biodiversitetit dhe çështjet sociale po konsiderohen tashmë si sfida madhore për ekonominë. Këto faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e sektorit bankar dhe në shëndetin e vetë tregut financiar (EBA, 2025).

Edhe Banka Qendrore Evropiane (BQE), në rolin e saj si mbikëqyrëse e sistemit bankar evropian, ka ngritur alarmin. Ajo i konsideron ndryshimet klimatike si një burim serioz të rrezikut financiar. Në përgjigje të këtij rreziku në rritje, BQE ka shtuar përpjekjet e saj për të kuptuar dhe kapur ekspozimin real të sistemit financiar ndaj pasojave klimatike. Kjo përfshin përmirësimin e analizave skenarike që përdoren në bankat europiane dhe monitorimin e vazhdueshëm të financimit të tranzicionit të gjelbër, një rrugë që po bëhet gjithnjë e më jetike për mbijetesën afatgjatë të ekonomisë

Rreziqet klimatike nuk njohin kufij sektorësh. Ato ndikojnë të gjitha format e ekspozimit financiar: nga kredidhënia për individët dhe bizneset, tek investimet afatgjata dhe stabiliteti i bilanceve. Sipas analizave më të fundit, efektet e këtyre rreziqeve matin ndikimin e tyre nëpërmjet ndryshimeve në normat e interesit dhe në cilësinë e rrezikut në tregjet e kredisë.

Ndryshimet klimatike nuk janë më çështje e së ardhmes, por një realitet i tanishëm, dhe bankat po përballen gjithnjë e më shumë me detyrimin për të transformuar mënyrën si vlerësojnë rrezikun.

Rreziqet operacionale dhe mungesa e kapaciteteve

Sipas përkufizimit të vetë Komitetit të Bazelit, rreziku operacional lidhet me dështime të brendshme, sistemet, proceset apo ngjarjet e jashtme. Në kontekstin klimatik, mungesa e kapaciteteve për të menaxhuar efektet e rreziqeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), mund të përkthehet në humbje të drejtpërdrejta për bankat.

Banka për Zgjidhjet Ndërkombëtare i ndan rreziqet klimatike në dy kategori kryesore:

Rreziqet fizike, që vijnë nga ndryshimet ekstreme të motit dhe pasojat afatgjata të ndryshimeve klimatike;
Rreziqet e tranzicionit, që burojnë nga lëvizja drejt një ekonomie me karbon të ulët dhe rregullat e reja që e shoqërojnë këtë kalim.
Këta rreziqe nuk janë lineare, ato shfaqen me intensitet, shpejtësi dhe frekuencë të paparashikuar, duke e bërë menaxhimin e tyre edhe më kompleks.

Ndikimi i klimës në ekonominë reale është i ndërlikuar dhe shpeshherë jo i drejtpërdrejtë. Për pasojë, vlerësimi i saktë i efekteve në institucionet financiare dhe përfshirja e tyre në raportimet financiare bëhet një mision kompleks. Task Forca për Zbulimet Financiare të Rreziqeve Klimatike (TCFD) thekson që mungesa e informacionit dhe përvoja e kufizuar në këtë fushë janë pengesa kyçe për bankat.

Për më tepër, karakteri unik i krizës klimatike, me një përmasë dhe intensitet të paparë më parë, e bën të vështirë për institucionet të ndërtojnë modele efektive parashikuese. Fatkeqësitë natyrore që ndodhin gjithnjë e më shpesh mund të shërbejnë si paralajmërime, por sasia e spekulimeve dhe përdorimi politik i këtyre çështjeve e bën edhe më të vështirë vendimmarrjen objektive.

Sipas Albi Zylfo, në këtë klimë pasigurie, bankat si organizata me synim përfitimi, shpesh fokusohen te rreziqet afatshkurtra, duke lënë në hije ato afatgjata që lidhen me klimën. Kjo përforcohet edhe nga fakti se menaxhimi i rrezikut nuk gjeneron të ardhura të drejtpërdrejta, por konsiderohet si një qendër kostoje.

Një tjetër sfidë është vlerësimi i kostove të rreziqeve klimatike. Skenarët mund të duken të largët, por realiteti është se ndikimi mund të jetë shkatërrues. Mungesa e mundësisë për të matur me siguri pasojat e mundshme bën që shumë organizata të mos shohin përfitime të menjëhershme nga investimet në menaxhimin e këtyre rreziqeve.

Nga retorika në veprim: Çfarë duhet të bëjnë bankat?

Për të kaluar nga ndërgjegjësimi te veprimi konkret, bankat duhet të përfshijnë rreziqet klimatike në çdo hallkë të menaxhimit të tyre operacional. Fillimisht, procesi i vetëvlerësimit të rreziqeve dhe kontrollit duhet të reflektojë kërcënimet klimatike si pjesë integrale e tij.

Strategjitë afatgjata janë thelbësore. Këto duhet të ndërtohen nga nivelet më të larta të drejtimit dhe të përhapen në të gjithë strukturën organizative. Në këtë drejtim, përdorimi i Treguesve Kryesorë të Performancës (KPI) dhe Treguesve Kryesorë të Rrezikut (KRI) është një mjet i domosdoshëm për të siguruar monitorim të vazhdueshëm dhe reagim të shpejtë.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është integrimi i rreziqeve klimatike në proceset e zhvillimit të produkteve të reja apo zgjerimit në tregje të reja. Vendimmarrja duhet të bazohet në analiza të detajuara skenarësh dhe qasje të kombinuara “bottom-up” dhe “top-down” për të identifikuar saktë rreziqet e mundshme.

Rekomandimet më të fundit të Autoritetit Bankar Evropian (2025) theksojnë se bankat duhet të kryejnë testime të qëndrueshmërisë ndaj rreziqeve ESG, me vëmendje të veçantë ndaj klimës dhe të përfshijnë rezultatet në vlerësimet e kapitalit. Kjo do të sigurojë që institucionet janë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm dhe se ndikimet nuk do të kërcënojnë ekzistencën e tyre.

Në fund, zhvillimi i politikave për vazhdimësinë e biznesit duhet të përfshijë qartësisht skenarët e klimës. Kjo do të ndihmojë në sigurimin e operacioneve të pandërprera edhe në rast të fatkeqësive natyrore dhe do të vendosë bazat për një reagim efektiv ndaj krizave të reja që sjell një klimë në ndryshim të vazhdueshëm.

Burimi:

Albi Zylfo, asistent pedagog pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës dhe Drejtor i Riskut Operacional pranë OTP Bank/ Klima.al

Etiketa: bankaBanka e ShqiperiseBanka Qendrore EvropianeebarrezikSektori bankar

Lajme të lidhura

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025
AKTUALITET

Mbetjet spitalore në Koplik ende të pa asgjësuara, ekskavatori që i mbuloi zhduket pa përfunduar hetimi

20:59 : 30/05/2025
AKTUALITET

Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi

14:04 : 29/05/2025
AKTUALITET

42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike

09:00 : 28/05/2025
AKTUALITET

Rregullorja e re e bankës: Këmbim valutor mbi 1 mln lekë, vetëm nëpërmjet bankave

21:16 : 27/05/2025
AKTUALITET

Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

14:37 : 27/05/2025
Para

Zgjedhje me burime shtetërore/ Drejtorët e PS më të votuarit, “vranë” garën edhe brenda llojit

TË GJITHA

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com