• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Emisioni “Vetting” ka zbardhur detaje të reja nga tragjedia e 7 majit 2025, në fshatin Pla të Hasit që tronditi opinionin publik, ku Reshit Sallahu, 34 vjeç, u vra nga fqinji i tij, Ylber Jaku, 41 vjeç.

Kjo nuk ishte thjesht një vrasje mes komshinjsh, por fundi i një konflikti për pronën që kishte zgjatur mbi 20 vjet dhe që institucionet kishin zgjedhur ta injoronin.

Një ditë më parë, motra e viktimës, Artjola Sallahu, kishte plagosur rëndë me sëpatë prindërit e autorit – Agim dhe Vera Jaku – pas një përleshjeje të ashpër për pronësinë. Ngjarjet u zhvilluan si një tragjedi e paralajmëruar, ndërkohë që institucionet shtetërore heshtën në çdo fazë të këtij konflikti.

Agim Jaku, babai i autorit të krimit, një javë para ngjarjes iu drejtua publikisht emisionit investigativ “Vetting”, ku paralajmëroi se jeta e tij dhe e familjes ishte në rrezik.

“Që nga viti 2007, jetojmë nën kërcënim të vazhdueshëm. Po na dëmtojnë pronën, na bllokojnë rrugët, na kërcënojnë me vetëdijen e institucioneve vendore”, deklaroi ai me dëshpërim.

Lexo edhe:

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Kryetari i Bashkisë Has, Myftar Dauti, pranoi se situata kishte qenë e njohur dhe se “po të kishte ndërhyrë shteti, kishte rrugëzgjidhje”. Por ndërhyrja nuk erdhi kurrë.

Kjo ngjarje është një dëshmi e dhimbshme e një sistemi drejtësie që nuk arrin të përmbushë funksionin e tij më themelor: parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e jetës njerëzore. Familjarët e përfshirë kishin bërë me vite denoncime, kërkesa dhe thirrje për ndihmë. Por dera e shtetit mbeti e mbyllur.

Policia, vetëm pas plagosjes me sëpatë të çiftit Jaku, nisi hetimet. Por për Hasin, ishte tashmë tepër vonë. Kur drejtësia nuk vjen, ajo zëvendësohet nga dhuna. Dhe atëherë, pasojat janë tragjike: dy familje të shkatërruara, një jetë e marrë, dhe një tjetër – e humbur përjetësisht pas hekurave.

Tragjedia e Hasit nuk është një rast i izoluar. Është një shembull brutal i asaj që ndodh kur institucionet zgjedhin të mos ndërhyjnë në kohë. Në një vend ku shteti nuk arrin në fshatra, ku konfliktet për pronat lihen të zgjasin për dekada, drejtësia nuk ekziston. Dhe aty ku nuk ka drejtësi, ka gjak.

Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje alarmi për reformim të thellë institucional, për ndërtimin e një sistemi të drejtë, të përgjegjshëm dhe funksional. Pa ndërhyrje të hershme, pa zgjidhje konkrete për mosmarrëveshjet, pa praninë aktive të ligjit në çdo cep të vendit, tragjeditë do të përsëriten.

  • Konflikti mes fiseve Jaku e Sallahu që solli të vrarë e të plagosur në Has 

Nga viti 2007 e deri sot, Agim Jaku, një qytetar i thjeshtë nga fshati Pla në Has, ka luftuar i vetëm kundër një sistemi të drejtësisë që ka zgjedhur të mos shohë, të mos dëgjojë, dhe më e rënda të mos veprojë.

Çështja e tij, që nisi si një mosmarrëveshje për pronësinë e një rruge dhe trualli, është kthyer në një zinxhir të gjatë padrejtësish, heshtjeje institucionale dhe më në fund, në një tragjedi me jetë të humbura.

Konflikti ka rrënjë të thella që datojnë që prej vitit 1991, kur Agimi ndërtoi një shtëpi në një zonë të debatueshme pronësore.

Ai pretendon se kurrë nuk ka zënë rrugë publike apo kanale vaditëse. Por pavarësisht përpjekjeve të tij për të zbardhur të vërtetën përmes institucioneve shtetërore, përgjigjja ka qenë gjithmonë e njëjtë: heshtje ose refuzim procedural.

Në vitin 2007 ai nisi betejën zyrtare për të sfiduar një dokument që, sipas tij, është i falsifikuar dhe pa bazë ligjore.

Ky dokument i dyshimtë i dha një komshiu të drejtën mbi një sipërfaqe toke që, sipas Bashkisë Has, është tokë shtetërore e ish-ndërmarrjes bujqësore, e ndarë sipas ligjit 7501. Vetë kryetari i Bashkisë Has, Myftar Dauti, ka deklaruar:

“Janë toka të shtetit, të zëna privatisht. Kjo tokë nuk ka qenë asnjëherë e regjistruar në emër të ndonjë individi me dokument të rregullt.”

Megjithatë, sipas Agimit, fqinji i tij, Rahman Sallahu, është pajisur në mënyrë të dyshimtë me një “akt pronësie” në vitin 2022 – një dokument pa kufizime, pa fragmente harte, pa deklaratë toke, dhe pa asnjë bazë zyrtare.

Gjatë viteve, Agimi ka raportuar shkelje të vazhdueshme: dëmtime prone, kërcënime, zaptime rruge, sulme fizike, dhe ndërhyrje me mjete të rënda si fadromat.

Ai ka ngritur zërin në komisione verifikimi, në polici, në Prokurorinë e Kukësit, madje edhe në SPAK. Ka sjellë prova, shkresa, video, dokumente.

Por, siç pohon ai vetë, “në sy të komisionit të verifikimit, në sy të policisë, më kanë kërcënuar. Policia nuk ka ndërhyrë. Ata që ishin prezent, sipas drejtuesve të policisë, janë në hetim disiplinor. Por nuk ka ndodhur asgjë. Asnjë zgjidhje.”

Në një rast, një “ekspert” i emëruar për të vlerësuar terrenin doli të ishte i pa licencuar nga Ministria e Infrastrukturës fakt i dokumentuar me shkresa zyrtare. E megjithatë, ai u lejua të japë opinion teknik mbi një çështje jetike.

Në prill 2024, Agimi i dërgoi Prokurorisë një tjetër shkresë përmes Bashkisë, ku ngre shqetësimin për shpërdorim detyre nga zyrtarë vendorë dhe kërkon ndërhyrje ligjore. Ai e çoi çështjen edhe në SPAK, por përgjigjja ishte e njëjtë: SPAK ia delegoi Prokurorisë së Kukësit, e cila sipas tij nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Pas një përshkallëzimi të dhunës, ku një ditë më parë motra e viktimës (Artjola Sallahu) plagosi me sëpatë prindërit e autorit (Agim dhe Vera Jaku), ndodhi ajo që Agimi kishte paralajmëruar për vite me radhë: djali i tij, Ylber Jaku, qëlloi për vdekje Reshit Sallahun, fqinj dhe kundërshtar në konfliktin për pronën.

Një jetë u mor. Të tjera u shkatërruan. Dhe të gjitha paralajmërimet e bëra, të dokumentuara dhe publike, mbetën pa përgjigje.

Rasti i Hasit nuk është thjesht një dramë familjare. Është një aktakuzë ndaj sistemit shqiptar të drejtësisë: një sistem që sheh, dëgjon, por nuk vepron.

Një sistem ku procedurat e pafundme burokratike zëvendësojnë drejtësinë e vërtetë. Ku dokumentet “dorazi” dhe lidhjet personale vlejnë më shumë se prova ligjore. Ku jeta e qytetarëve nuk ka peshë përballë neglizhencës institucionale.

Kjo është historia e një njeriu që kërkoi drejtësi për 16 vite  dhe u la vetëm. E një shteti që dështoi.

Kjo ngjarje duhet të jetë një pikë kthese. Duhet të jetë momenti kur institucionet të shohin pasojat reale të dështimit të tyre. Kur askush nuk mban përgjegjësi për një konflikt që ka prodhuar dhunë, plagosje, dhe një vrasje, atëherë çfarë vlere kanë ligjet dhe shteti?

Për familjen Jaku dhe shumë familje të tjera që përballen me burokracinë e drejtësisë shqiptare, drejtësia nuk është më vetëm një ideal – është një luftë për mbijetesë./ Emisioni “Vetting” 

Etiketa: Hasjakukrimpronatragjedivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

13:59 : 15/08/2025
AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

20:32 : 12/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria shkrumbohet nga zjarret/ Tabaku: Çdo verë dëgjojmë të njëjtat premtime, por mbeten vetëm fjalë

17:12 : 12/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
RAJONI

Vritet me armë zjarri një person në Kosovë

08:28 : 12/08/2025
RAJONI

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan të Kosovës, arratiset autori

14:47 : 10/08/2025
Para

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

TË GJITHA

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

16:27 : 15/08/2025

Samiti i Alaskës/ Lavrov: Qëndrimi ynë është i qartë, do ta shpjegojmë gjatë takimit

16:22 : 15/08/2025

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

16:18 : 15/08/2025

Dënimet për zjarret, juristi: Ligji është i barabartë me vrasjen, por mungojnë provat

16:11 : 15/08/2025

“Pse më shikon”/Konflikti nisi 1 vit më parë, detaje nga vr@sja në Maliq, të miturit u takuan…

16:07 : 15/08/2025

Zachary Athekame zyrtarisht te Milani, kontratë 5-vjeçare

16:04 : 15/08/2025

Bllokimi i News24, OSBE: Mosmarrëveshjet nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e transmetimit

15:59 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com