• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

21:21 : 13/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Stop” në Tv Klan trajton një ngjarje të ndodhur në verën e vitit 2023 në Sarandë në një biznes, që operon prej më shumë 25 vjetësh në fushën e hotelerisë.

“Ka qenë një event në këtë ambient, ku ju jeni duke më intervistuar. Kanë qenë prezentë një sërë personalitetesh dhe aktorësh të shquar të cilët ishin pjesë e këtij aktiviteti. Rreth orën 17:45 ka zbarkuar ka zbarkuar një ‘bandë’. Kanë zbarkuar disa persona pa uniformë, pa shenja dalluese të Policisë së Shtetit. E kanë pranuar edhe vetë ata që kanë qenë pa uniformë dhe pa shenja dalluese dhe kanë mbyllur aktivitetin. Me paturpësi shefi i komisariatit thotë se ka shkuar për të mbyllur aktivitetin”, tha avokati Arben Llangozi.

Në këtë biznes po zhvillohej një aktivitet për Butrintin dhe ishin të ftuar personalitete të televizionit, artit dhe politikës.

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes në biznes zbarkojnë forcat e Policisë Sarandë, pa uniforma apo shenja identifikuese të Policisë së Shtetit.

“Ka qenë një aktivitet në lidhje me Butrintin. Ka qenë të ftuar shumë personalitete si nga Shqipëria, si nga diaspora dhe si nga Maqedonia, Kosova, si të politikës, të artit dhe të kulturës. Mund të përmendim aktorë të mëdhenj si Timo Flloko, apo regjisorë të mëdhenj që ka Shqipëria si Vera Grabocka dhe shumë të tjerë. Po atë ditë vjen një person, u habita sepse vjen direkt dhe shkon tek muzika për ta bllokuar muzikën. Mendova se ishin ‘bodyguard’, por kur  e pashë me radio mbrapa dhe u ngit lart, fiku muzikën me forcë mund të them madje, sepse edhe Dj u habit. Ne kemi qenë edhe brenda rregullave me leje të posaçme me leje aktiviteti pas orës 00:00, ku në fakt ora ishte 22:00”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” qytetari.

Lexo edhe:

VIDEO/ Pengmarrje në mes të ditës në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari

Naftë kontrabandë në rimorkio, arrestohet polici në Tropojë/ EMRI

Ata mbyllin muzikën dhe shoqërojnë pronarin e lokalit dhe disa persona të tjerë edhe pse nuk kishte asnjë ankesë, apo denoncim për zhurma.

“Nuk ka pasur fare asnjë denoncim, nuk ka pasur fare asnjë ndotje akustike sepse nuk ka asnjë lloj procedimi edhe nga policia edhe nga prokuroria për një lloj ndotje. Nuk ka një konstatim, nga bashkia apo mjedisi. Aq më tepër që ky subjekt është i licencuar dhe ka një akustikë të mirë organizuar dhe nuk ka zhurma në ambientet e jashtme. Por, policia pa asnjë ankesa ka zbarkuar, ka shoqëruar pronarin e këtij subjekti dhe e ka dhunuar në furgon”, shton më tej avokati.

“Vetëm kur shikoj furgonin e policisë që merr pronarin, nuk pashë asnjë lloj gjëje që të komunikohej dhe që të flitej. Erdhën direkt dhe e morën në furgon, kjo më habiti sepse erdhi grup i gatshëm. Të ftuarit ishin të gjithë të habitur se çfarë ndodhi. Sepse ishin të gjithë personalitete të muzikës, artit, por edhe nga bashkia. Festa u prish vërtet”, shton më tej gjithashtu qytetari.

Avokati Arben Llangozi shpjegon, se pronarët e lokalitbënë kallëzim ndaj policisë për këtë aksion arbitrar. Meqë u përball me kallëzimin, policia u kundërpërgjigj duke bërë dhe ajo një kallëzim për kundërshtim të forcave të policisë për pronarin dhe vëllain e tij. Por ky i fundit nuk ishte fare prezent atë natë.

“Procedimi që ata kanë nisur e kanë nisur si kundërshtimi i forcave të policisë të rendit. Ndërkohë që forca rendi nuk kishte, ishin disa banditë. Madje disa efektivë të policisë kanë qenë edhe me pantallona të shkurtra. Policia e Shtetit ka kryer vetë veprime hetimore. Pra vetë viktimë edhe vetë oficer. Nuk ka njoftuar policinë, nuk kanë kryer veprime, sepse në raste të tilla veprimet i kryer oficeri i prokurorisë, sepse policia është viktimë”, sqaron avokati.

Por, sot edhe pse kanë kaluar gati një vit e gjysmë nga ky kallëzim, ende prokuroria Esmeralda Basho nuk ka vërtetuar që pronari i këtij aktiviteti ka kundërshtuar dhe ka dhunuar policinë e Sarandës.

“Prokuroia Basho ka nxjerrë një sërë veprimesh hetimore të pavlefshme, ka bërë ballafaqime, ku në përfundim ka marrë dy vëllezër të pandehur. Ku vetë “viktimat” e atij procesi kanë deklaruar se njëri nga vëllezërit nuk ka qenë farë në konflikt. Kjo për të rënduar pozitën dhe për të treguar se ajo është gangstere dhe jo prokurore dhe që ajo bën atë që mendon. Por, ajo duhet të bëjë atë që mendon komform ligjeve dhe provave dhe jo sipas bindjes së saj dhe mendimit të saj personal mbi personat e ndryshëm. Kemi kërkuar ndjekjen penale për punonjësit e policisë për veprime arbitrare, shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve, por prokuroria Basho ka mbuluar ‘diellin me shoshë’ ka regjistruar një procedim penal të çalë, vetëm për një nga kërkimet tona, duke mbuluar hapur forcat e rendit, të cilat siç e kam theksuar nuk janë forca rendi, por banditë për të vendosur gjoba në qytetin e Sarandës. Unë me bindje them që kjo ka favorizuar shefat e djemve të xhaxhait të saj. Djemtë e xhaxhait të saj janë punonjës policie”, përfundoi avokati Llangozi./ tv klan

Etiketa: dhunonpoliciasarande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Pengmarrje në mes të ditës në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari

15:43 : 25/06/2025
AKTUALITET

Naftë kontrabandë në rimorkio, arrestohet polici në Tropojë/ EMRI

15:38 : 25/06/2025
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet boshnjaku në Dibër

10:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët gjobitet! Kur policia shkel rregullat, patrulla futet me makinë në bregdet

09:27 : 25/06/2025
AKTUALITET

Video/ Betonieret paradë në mes të Tiranës. A i ka blerë mafia e betonit shefat e policisë?

16:37 : 24/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Goditi punonjësen e OSHEE-së, arrestohet pas dy muajsh 38-vjeçari

14:27 : 24/06/2025
Para

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

TË GJITHA

Paloka: “Treni Bullgar” evidentim i votës së blerë, Task – Forca u përdor kundër opozitës

15:57 : 25/06/2025

“Jeni shteti më i fuqishëm në botë”, Rutte-SHBA-së: Veproni kur është e nevojshme

15:53 : 25/06/2025

11 maji/ Celibashi u jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

15:52 : 25/06/2025

Mori para për të ndihmuar një subjekt privat, arrestohet punonjësi i OSSH në Vlorë

15:48 : 25/06/2025

Sterilizimi/ Kërkohet nga 10 vite burg për Rrjepajn e Rrapajn, SPAK jep pretencën për 8 të pandehur

15:46 : 25/06/2025

VIDEO/ Pengmarrje në mes të ditës në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari

15:43 : 25/06/2025

Lyon nuk “qëndron duarkryq”, gati të apelojë vendimin për rënien nga kategoria

15:39 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com