Po luhet në “Arenën Kombëtare” në kryeqytet finalja mes Vllaznisë dhe Egnatias që do të vendosë kampionen e Kategorisë Superiore.
Kampionët në fuqi, Egnatia e ka nisur më së miri takimin teksa ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 6-të.
Sulm i shpejtë i rrogozhinasve në të djathtën, Bakajoko shmang Stojanoviç dhe pason te Lushkja i cili e ka të thjeshtë të shënojë.