Një rast aspak i zakonshëm u pa para finales së madhe të Final Four mes Vllaznisë dhe Egnatias.
Një pjesëtar i stafit mjekësor të shkodranëve është shoqëruar nga policia pasi në çantën e mjekut mbante flakadanë për t’i dërguar tek tifozët.
Me të kuptuar gjithçka, disa policë ndaluan shtetasin 31-vjeçar. Kujtojmë që ndeshja luhet në “Arenën Kombëtare”.