• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR: Qeveria përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:47 : 12/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Misioni vëzhgues i procesit zgjedhor në vend nga OSBE-ODIHR ka dalë sot në një konferencë për mediat për të prezantuar raportin paraprak mbi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit

Sipas raportit, partia në pushtet përdori burime shtetërore, duke bërë që kandidatë të ishin në kushte të pabarabarta. Gjithashtu, vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë konstatuar edhe mosrespektim të procedurave, si edhe intimidim ndaj zgjedhësve.

“Zgjedhjet e 2025, ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Patën mundësi të bënin fushatë në mënyrë të lirshme edhe pse disa raportuan se kishin pasur intimidim. Administrimi zgjedhor e administroi procesin në mënyrë gjithpërfshirëse. Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa problemeve organizatave

Partia nga pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës, duke shkaktuar kushte të pabarabarta. Gjithashtu pati edhe një mungesë të autoritetetit për të monitoruar fushatat zgjedhore online.

Ishte ditë e qetë, por pati mosrespektim të procedurave e ajo u shoqërua nga incidente intimidimi e ndikim tek disa zgjedhës. Ka pasur raportime për presione ndaj zgjedhësve, sidomos në administratë. Dy partitë kryesore ishin ato që kishin mbulim më të madh mediatik. Procesi ishte i qetë në tërësi, por kishte disa incidente të izoluara. Kishte sulme mes liderëve të dy partive të mëdha.”, u raportua nga misioni vëzhgues.

Lexo edhe:

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

  • Kreu i delegacionit të APKE: Ende nevojë që mirëqeverisja të mbërrijë në të gjithë nivelet e shoqërisë

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë dalë në një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet e tyre pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Simone Billi është Kryetar i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka folur gjatë kësaj dalje të parë për mediat në lidhje me procesin shumë të diskutueshëm elektoral në Shqipëri.

Simone Billi: Unë jam nga parlamenti italian dhe jam i zgjedhur për diasporën. Dhe siç e dini Shqipëria është në dialogun postmonitorim me APKE dhe kjo është arsyeja se pse Asambleja jonë parlamentare është ftuar për të vëzhguar zgjedhjet shqiptare. Delegacioni ynë pati 22 anëtarë nga 12 vende evropiane. Kishim edhe 2 përfaqësues nga komisioni i Venecias.

Unë jam dakord me përfundimet e cituara nga Farah Karimi, Koordinator Special dhe drejtues i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së. Më lejoni të theksoi disa aspekte të veçanta të këtyre zgjedhjeve që kanë rëndësi të veçantë për mua.

Unë vlerësoj punën e SPAK, prokurorisë së përgjithshme dhe KQZ për koordinimin e tyre. Përfshirjen e votës nga diaspore që shënon një gur themeli ne historinë demokratike të Shqipërisë .

Së treti ka ende nevojë për progres për sigurimin e publikut dhe që mirëqeverisja të mbërrijë në të gjithë nivelet e Shoqërisë. Dhe e sigurte që ne do të përgatisim raportin tonë si zakonisht me vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri  dhe do ta prezantoj këtë raport në Asamblenë parlamentare të KE gjatë muajt qershor.

  • Zannier: Ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm mbi standartet ndërkombëtare

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë dalë në një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet e tyre pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Pyetjes se nëse i arritën këto zgjedhje standardet ndërkombëtare, Ambasadori Lamberto Zannier, Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it tha se, “ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm mbi standardet ndërkombëtare”.

“Shohim anë të ndryshme”.

“Edhe raporti ynë është për autoritete dhe të shohin ku ata duhet të bëjnë përmirësim”.

“Pashë ne media edhe mungesë debatesh mes kandidadatëve, çka do të thotë se kishte informacion të pamjaftueshëm për zgjedhjet”, tha Zannier.

  • PE: Shqetësuese përdorimi i pensioneve dhe falja e gjobave nga Rama

Michael Gahler, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian quajti shqetësuese  shpërdorimin e burimeve shtetërore, përfshirë skemat e pensioneve në minutën e fundit dhe faljen e gjobave nga qeveria Rama

Disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara. Përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi i fletëve të votimit jashtë QV duhet të adresohet. Disa bashkëbisedues ngritën shqetësimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore. Përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, faljen e gjobave. Disa nga raportuesit tanë kanë raportuar shqetësime për shitblerjen e votave, apo presionin ndaj zgjedhësve, përfshirë nëpunësit e administratës që përbëjnë një segment të konsiderueshëm të elektoratit.

Ngrihen shqetësime për disa elementë të reformës elektorale. Ka hapësirë për të rritur transparencën e procesit zgjedhor. Vëmendje duhet ti kushtohet marrjes së masave që cdo votë të jetë me të njëjtën vlerë në të gjithë vendin.
KQZ arriti ti menaxhojë procedurat në mënyrë eficente. Mirëpresim marrëveshjen e re mes KQZ – SPAK e Prokurorisë që ofroi mundësi më të mira për hetimin e procedimin e krimeve zgjedhore. Sa i takon medias, problem madhor që duhet përmendur është mungesa e kushteve të barabarta të garimit, sidomos për partitë më të vogla.

Financimi jo transparent vazhdon të jetë aspekt shqetësues. Influencimi i pronarëve a politikanëve në linjën editoriale të medias, refuzimi i liderëve politikë për të pasur një debat ballë për ballë, dhe reshtimi i një numri të madh organesh mediatike politikisht kufizon mundësinë e qytetarëve për informacione objektive. Qytetarët nuk kanë mundësi të bëjnë zgjedhje të informuara. Gjatë ditës së zgjedhjeve ekipet tona thanë se disa nga QV ishin shumë të vogla e nuk ofronin akses të pavarur për njerëzit me aftësi të kufizuar. Prania e disa personave në afërsi të QV ishte dicka që u raportua, roli i tyre ishte shumë i vështirë për tu identifikuar. I bëjmë thirrje autoriteteve të marrin masa. Ata që janë të sëmurë nuk kanë mundësi të votojnë.  Ne bëjmë thirrje që të zgjidhet në procesin e ardhshëm. Kuotat 30 % e grave u tejkalua dhe ne e mirëpresim.

Ne presim që qeveria të konstituohet në vjeshtë në përputhje me dispozitat kushtetuese. Ne bëjmë thirrje që kjo qeveri të forcojë shtetin e së drejtës në frymë e gërmë e të vijojmë reformat themelore me konsensus kombëtar. Shpresoj që parlamenti i ri të miratoj legjislacion të ri dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR. Shpresojmë që gjuha e përdorur të ketë tona më të buta. PE do vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri. Angazhimi i Shqipërisë për të ardhmen e BE-së është një element i radhë i konsensusit kombëtar, cilado  nga 2 partitë kryesore të dalë fitimtare në këto zgjedhje do të duhet ta dëshmojë këtë.   Duhet të rrisim besimin në zhvillimin e zgjedhjeve.

Etiketa: burimet shtetëroreintimidimODIHRosbepushtetitraportiZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025
AKTUALITET

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Bandat e Pojës vërshuan drejt KZAZ-ve me urdhrin e Ramës, ka rritje të elektoratit tonë

20:50 : 11/05/2025
AKTUALITET

Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve

11:44 : 11/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Zyrtarët e bashkisë Kamëz ndalojnë qytetarët jashtë qendrave të votimit

10:32 : 11/05/2025
Para

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

TË GJITHA

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

17:55 : 12/05/2025

Tensione në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon ndërprerjen e procesit

17:47 : 12/05/2025

Finalja e Champions League Inter-PSG, UEFA vendos për arbitrin

17:41 : 12/05/2025

Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, PD kryeson bindshëm

17:28 : 12/05/2025

Numërohen 560 kuti në qarkun e Tiranës, ja rezultati

17:26 : 12/05/2025

Ndër më të spikaturit te Tirana, titullari gati t’i thotë lamtumirë bardhebluve

17:21 : 12/05/2025

Aksident në Laç, këmbësori dërgohet në Spitalin e Traumës

17:14 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com