• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite

22:12 : 12/05/2025
në BOTA

Grupi militant Hamas ka liruar pengun Edan Alexander me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e Gazës.

Lajmi vjen ndërkohë që një sulm ajror izraelit në një shkollë të kthyer në strehimore në veri të Gazës ka lënë të vrarë rreth 16 persona, shumica gra dhe fëmijë.

Hamasi, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian tha se lirimi i Edan Alexander është bërë si gjest vullneti të mirë ndaj administratës Trump, në përpjekje për të ringjallur bisedimet për përfundimin e luftës.

Sipas shërbimit emergjent të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën pesë fëmijë dhe katër gra janë mes viktimave në sulmin që ndodhi në zonën e Jabalisë. Dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite ka fajësuar Hamasin për humbjet civile, duke thënë se luftëtarët e këtij grupi veprojnë në zona të dendura me popullsi civile. Për sulmin e fundit nuk ka pasur ende një koment zyrtar nga ana e ushtrisë izraelite.

Lexo edhe:

Izraeli e konfirmon: Kemi nisur një seri sulmesh të reja kundër Hamasit

Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

Lirimi i pengut dhe sulmi ndodhën në prag të vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Lindjen e Mesme, ku ai pritet të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë kësaj jave.

Pas përfundimit të një armëpushimi dy muaj më parë, Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij në Gaza.

Bllokada dhjetëjavore ndaj ushqimeve, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera po thellon krizën humanitare në enklavën e rrethuar.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, thotë se mbi 50,000 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite në vitin 2023, e cila u ndërmor në përgjigje të sulmeve të Hamasit më 7 tetor.

Izraeli thotë se 58 pengje vazhdojnë të mbahen në robëri, ndërsa besohet se rreth 23 prej tyre janë ende gjallë. Shumë nga 250 pengjet e rrëmbyer nga militantët e udhëhequr nga Hamasi gjatë sulmit të vitit 2023 janë liruar përmes marrëveshjeve të armëpushimit./ REL

Etiketa: Edan Alexanderhamaspeng

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli e konfirmon: Kemi nisur një seri sulmesh të reja kundër Hamasit

19:00 : 19/10/2025
BOTA

Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

09:27 : 15/10/2025
BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

08:22 : 07/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
AKTUALITET

Komshiu ngre mur pa leje dhe hap derë ngjitur me dritaret, IMT mban “peng” qytetaren

20:51 : 03/10/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
Para

Nga burgu në Hagë, ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjidhet kryetar bashkie

TË GJITHA

Hiqet termi “gjithpërfshirëse”/ Miratohen në komision ndryshimet e projektligjit për Barazinë Gjinore

18:15 : 21/10/2025

Tom Doshi del nga SPAK: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

18:08 : 21/10/2025

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025

Kontrata e Aeroportit të Vlorës, Ola Xama: Konflikti për Koncesionin “prishje pazaresh”

17:46 : 21/10/2025

‘Nënfinancim dhe abuzim me fondet’/ Alimehmeti: Qeveria refuzon mocionin me debat për krizën në shëndetësi

17:21 : 21/10/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Binaj thirrje qytetarëve: Bashkohuni pa dallim partie, fushata jonë është për të gjithë

17:17 : 21/10/2025

Ish-presidenti francez nis dënimin në La Santé, të burgosurit e presin me brohorima

17:05 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com