Dy persona janë shpallur në kërkim për krime zgjedhore në Kukës.
Policia e Kukësit bën me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend Peoshi dhe Kalosh Peposhi në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Ata nuk janë gjetur dhe janë shpallur në kërkim, teksa blutë e Kukësit bëjnë me dije se po punojnë për kapjen e tyre.
Mediat raportojnë se shtetasit Gazmend dhe Kalosh Peposhi dyshohet se kanë dhënë para për orientimin e votës ndaj Partisë Social-Demokrate të Tom Doshit.
Njoftimi:
Kukës
Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.
Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.