• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermani/ DW: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

Kancelari i ri, Friedrich Merz, premtoi një ndryshim të madh. Çfarë presin gjermanët dhe cilat janë reagimet e para pas ardhjes së tij në pushtet?

08:31 : 09/05/2025
në BOTA

Supozohej se do të ishte një fillim i ri për një qeveri të re ndryshimesh. Por fillimi nuk ishte ashtu. Ishte më shumë një dështim sesa një sukses. Friedrich Merz dështoi në raundin e parë, ndërsa kancelar u zgjodh në raundin e dytë të votimit më 6 maj në Bundestag. Në raundin e parë nuk i mori votat e të gjithë deputetëve të koalicionit të tij CDU/CSU dhe SPD. As në raundin e dytë nuk votuan të gjithë nga këto parti, por megjithatë fitoi shumicën e domosdoshme. Sidoqoftë, kancelarët gjermanë gjithmonë janë zgjedhur në votimin e parë. Zgjedhja në raundin e dytë e dobëson Merzin që në fillim.

Nuk ka entuziazëm, as ndonjë rritje të madhe besimi se ky është një fillim i madh i një qeverie të suksesshme. Kështu e sheh shumica e qytetarëve, sipas një sondazhi aktual të opinionit publik të kryer nga Deutschlandtrend i ARD.

Instituti Infratest dimap pyeti gjithsej 1325 qytetarë në moshë madhore me të drejtë vote për mendimin e tyre më 5 dhe 6 maj.

Scholz dhe Merz në Bundestag shtrëngojnë duart
Scholz dhe MerzFotografi: Fabrizio Bensch/REUTERS

Merz ende nuk ka dëshmuar aftësitë e tij

Friedrich Merzu bë kancelari i dhjetë i Republikës Federale të Gjermanisë. Por shumë veta pyesin veten nëse ai është vërtet zgjedhje e mirë. Plot 59 për qind e qytetarëve besojnë se nuk është. Vetëm një e treta e të anketuarve kanë një mendim pozitiv për të.

Lexo edhe:

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

Të anketuarit nuk kanë një mendim të veçantë as për disa ministra. Ministri i ri i Brendshëm, Alexander Dobrindt (CSU), pati rezultate të dobëta, sepse 42 për qind e shohin atë si një zgjedhje të keqe, ndërsa 35 për qind mendojnë se ai është një zgjedhje e mirë.

I vetmi ministër që merr mbështetje të madhe është Boris Pistorius. Plot 73 për qind e të anketuarve besojnë se socialdemokrati dhe ish-ministri i Mbrojtjes është njeriu i duhur për këtë pozicion.

Pse Merz pati rezultate kaq të këqija? Ndoshta sepse shumë njerëz ende janë të pakënaqur me të për shkeljen e premtimeve të shumta menjëherë pas zgjedhjeve. Ai pati pranuar të votojë bashkë me AfD, ndërsa menjëherë pas votimeve ai kërkoi që të ndryshonë rregullat e futjeve në borxhe, gjë që më parë e ka kundërshtuar.

Mungesa e ndryshimeve

Edhe pse mbizotëron atmosfera negative ndaj qeverisë, vlerësimi ndaj partive nuk ka ndryshuar shumë. Në pyetjen e zakonshme se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, kristiandemokratët (CDU/CSU) do të forcoheshin vetëm pak dhe do të merrnin 27 për qind. SPD mbetet në 16 për qind. Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 23 për qind mbetet forca më e fortë opozitare. Të Gjelbrit dhe të Majtët janë pothuajse të barabartë – 11 dhe 10 për qind. Aleanca e Sahra Wagenknecht (BSW) dhe FDP mbeten nën pragun zgjedhor.

Pistorius dhe presidenti Steinmeier me rastin e rimarrjes së postit të ministrit të Mbrojtjes
Pistorius prapë ministër i MbrojtjesFotografi: Annegret Hilse/REUTERS

Në fillim të majit, Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV) e klasifikoi partinë AfD si një parti e vërtetuar ekstremiste të djathtë. Partia ngriti një padi kundër vlerësimit, por Zyra pretendon se ka mbledhur prova për vite me radhë dhe se ka prova të mjaftueshme se qëllimet e AfD janë kundër demokracisë, kundër sundimit të ligjit dhe dinjitetit njerëzor. (Për momentin Zyra aFederale e ka pezulluar përkohësisht klasifikimin e partisë si “sigurisht ekstremiste e djathtë”, shën.red.)

67 për qind e qytetarëve pajtohen me këtë vlerësim nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. AfD mund të vihet nën mbikëqyrje nga agjencitë e inteligjencës – duke përfshirë monitorimin e komunikimeve dhe lëvizjeve të individëve. Të gjitha partitë e tjera parlamentare përjashtojnë bashkëpunimin me AfD-në, edhe nëse pak më pak se gjysma e të pyeturve do të pranonin miratimin e ligjeve dhe rregulloreve që do të mbështeste edhe kjo parti populiste.

Por nuk është e pranueshme që ata të marrin pjesë në qeveri, madje as në organet parlamentare, në të cilat, sipas rezultatit të zgjedhjeve, ata mund të kenë anëtarët e tyre.

Megjithatë, shumë qytetarë ndajnë pikëpamjet politike të AfD-së. Midis mbështetësve të partisë, dominon qartë mendimi se temat e saj janë më të rëndësishme sesa etiketimi i partisë si ekstremiste. Mbështetja për qëndrimin anti-migracion është veçanërisht e përhapur – me këtë politikë pajtohen 45 për qind e qytetarëve në të gjithë vendin.

Ndalimi i AfD-së?

Në Gjermani, pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shumë është: a duhet të ndalohet AfD-ja? Është një procedurë e ndërlikuar ligjore që ka dështuar disa herë në raste të tjera.

Krerët e AfD Weidel dhe Chrupalla në konferencë për shtyp
Krerët e AfD Weidel dhe ChrupallaFotografi: Liesa Johannssen/REUTERS

Pavarësisht këtij pragu shumë të lartë për ndalimin e një partie politike, hulumtimet tregojnë se 43 për qind e të pyeturve janë në favor të një ndalimi të tillë, ndërsa 47 për qind janë kundër. Shumica e mbështetësve të ndalimit janë midis votuesve të të Gjelbërve, të Majtës dhe SPD-së.

Mjaft me krimet naziste?

8 maji shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në të gjithë Evropën. Në këtë përvjetor është shtruar pyetja: A duhet të “vendosim një vijë” nën krimet naziste?

AfD-ja e ka kërkuar shpesh këtë. Sipas Deutschlandtrend, pothuajse gjysma e mbështetësve të partisë besojnë se “është thënë shumë” për krimet e nazizmit. Vetëm nëntë për qind mendojnë se nuk flitet mjaftueshëm sa duhet për këto krime.

Votuesit e partive të tjera mendonjë ndryshe – vetëm një përqindje e vogël (midis 8 dhe 16 për qind) besojnë se përkujtimet duhet të ndalen. Në prag të përkujtimit të përfundimit të Luftës që filloi Gjermania naziste, ky rezultat është veçanërisht i rëndësishëm./DW

Etiketa: Friedrich MerzGjermani

Lajme të lidhura

BOTA

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:52 : 22/06/2026
BOTA

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen

17:34 : 17/06/2026
BOTA

Alarmi në Gjermani, numri i vdekjeve tejkalon lindjet

19:18 : 16/06/2026
AKTUALITET

Projekti në Zvërnec/ Deputeti gjerman u bën thirrje institucioneve europiane të reagojnë – VIDEO

20:32 : 15/06/2026
AKTUALITET

‘Mos e shit vendin’, shqiptarët protestojnë në Gjermani kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec

17:25 : 07/06/2026
Para

Lëvizja "Bashkë" mbyll fushatën, Qori: Qytetarët do dinë të bëjnë ndryshimin, janë të zhgënjyer

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet