• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ethem Aga, kandidati i veçantë i PD-së, Farkë-Francë dhe rikthim!

21:20 : 09/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Mëngjes herët, 4 korrik 1990, në një shtëpi modeste në Farkë të Tiranës, i sapodiplomuari për agronomi Ethem Aga, njëkohësisht atlet me ekipin e Tiranës (17 nëntori) dhe kampion i të rinjve në garat 800 dhe 1500 metra, duhet të kapërcente “dy pengesa” të mëdha. “Do të iki jashtë shtetit, e kam vendosur”-i thotë babait, ndërsa Tirana ziente, zyrtarët komunist ishin egërsuar e akoma më të egërsuar, gati për gjak, ishin forcat e rendit dhe Sigurimi i Shtetit. Babai kundërshton, tenton ta ndalojë, t’i bëjë moral se kishte rrezik ta humbte apo do të vijonte persekutimi për familjen, e pse jo edhe burgosja. Dhe këtë e thonte një njeri që nuk e kishte me të dëgjuar, por kaluar nën lëkurën e tij.
“Babai kishte bërë 10.5 vite burg politik, e dinte mjaft mirë çfarë ishte sistemi komunist, por unë isha i bindur në vendim, kthim pas nuk kishte”-kujton Aga me shumë emocion atë çast që do i ndryshonte jetën. Dy rrugë kish për të: ose liri, ose përballje me plumbat apo burgun komunist. “Zgjodha përballjen për të fituar lirinë”-kujton ai. Por nuk kapërcehej kollaj “pengesa” e familjes. “Unë isha futur fillimisht në Ambasadën Italiane, por dola dhe u ktheva në shtëpi që të merrja diplomën, të vetmen pasuri që kisha”-memorizon atë moment Aga.

Babai i fsheh diplomën, me mendimin se kjo “pasuri” nuk do e lejonte të birin të ikte jashtë vendit. Herët në mëngjesin e 4 korrikut 1990, Ethem Aga bëhet gati për të dalë nga shtëpia ku jetoi për 23 vite, pa marrë ende bekimin e babës, e po ashtu edhe diplomën, për të cilën ai kishte dalë nga Ambasada, kur të tjetër ende futeshin. “Nuk mund ta harroj kurrë atë moment. Baba më priste tek porta e vjetër e oborrit. Me diplomën në dorë me jep bekimin: Merre, bëfsh hajër kudo që të shkosh”-tregon Aga, natyrshëm me përlotje. Ndërsa për nënën shprehet se thellë thellë e ndjente se ajo ia kishte dhënë bekimin, pavarësisht merakut të madh. 4 korrik 1990, mëngjes herët… Aga bashkë me një shok kalon afër Ambasadës Italiane, por ishte e pamundur.

Marrin drejtimin nga Ambasada Franceze, por edhe aty gjithçka e blinduar nga policë dhe forca speciale të armatosur. “Shoku im e kishte shtëpinë afër ambasadave dhe dinte një rrugicë nga pas. Kalojmë dhe nuk kishte asnjë polic. Kapërcejmë murin dhe futemi në Ambasadë, ku kishte qindra të tjerë. Kur shkela në oborrin e Ambasadës Franceze, ndjeva një çlirim dhe kuptova se edhe pse i rrethuar nga mure të trashë, isha i lirë, aty kuptova qartësisht se më shumë se për të ‘thyer urinë, fitova LIRINË”. Një tjetër jetë e priste në Francë, por para se të mbërrinte atje iu deshën dhjetë ditë qëndrim në ambasadë dhe udhëtim. “Kur po na dërgonin me autobusë nga Tirana në Durrës përgjatë rrugës shihnim ushtarë të armatosur. Për një moment mendova se do na vrisnin”-tregon Aga, ndërsa shton se “çuditërisht frikë nuk ndjeja”.

Mbërrin në Francë më 14 Korrik, aty nis një tjetër jetë. Fillimisht punon në sera, por pak muaj më vonë bie në sy për mënyrën si kujdesej për bimët dhe e pyesin se ku kishte mësuar. Tregon diplomën dhe u thotë se në Shqipëri kishte përfunduar studimet për agronomi. I vjen një mundësi dhe në një kohë të shkurtër ekuivalenton diplomën dhe me disa provime shtesë që i kalon me shumë sukses merr titullin e profesorit. Jep mësim në Kolegjin e Parisit. Më pas përfshihet në sektorin privat në drejtimin e dy kompanive të mëdha Franko-Japoneze. Për të vjen mundësia e sipërmarrjes personale. Nga viti 2005 posedon dy fusha golfi në Paris dhe një tjetër ndërmarrje të sukseshme në sektorin e shërbimeve për automjetet.

Po çfarë e lidh djalin nga Farka i plotësuar në Francë, i martuar me një diplomate dhe baba i dy vajzave me PD-në për të cilën la Parisin? “Në PD unë nuk ndihem si i ‘ftuar’, jam pjesë e saj që në themelim”-thotë Aga, teksa kujton se në vitin 1992 me lidhjet e tij në Francë dërgon përfaqësues të partisë së drejtuar nga Zhak Shirak në Partinë Demokratike të Shqipërisë. “Çdo delegacion shqiptar që vinte në Francë në atë kohë e kam pritur dhe dërguar në takime të ndryshme”-thotë Aga, i cili tashmë kishte krijuar lidhjet e tij edhe në politikën franceze. Për disa kohë kishte punuar si këshilltar në Ministrinë e Kulturës në Francë, çka ia mundësoi njohjet e duhura. Ka jetuar për 35 vite mes Shqipërisë dhe Francës, pa humbur lidhjet dhe pa i kthyer shpinën evendit. Në ndërmarrjet e tij ka të punësuar mbi 40 të rinj shqiptarë, ndërsa ka ndihmuar ndër vite shumë të rinj për tu shkolluar dhe integruar.

Lexo edhe:

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

PD: Çmimet janë jashtë kontrollit, pagat më të ultat! Qeveria teknike është zgjidhja

“Vendi është në rrezik. Mund të ngjajë paradoks për disa, por unë bëj paralemizëm me kohën kur ika nga regjimi komunist me situatën e tanishme. Sot jemi në një regjim autoritar. Të mos kontribuosh për nryshimin e quaj gati si tradhti ndaj vendit”-shprehet Aga. Përgjatë fushatës ra në sy si për artikulimin ashtu edhe për historinë e tij, ku tashmë është edhe përfaqësues i PD-së për Diasporënn ë listat e hapura të Qarkut Tiranë. “Diaspora do të bëjë ndryshimin, këtë e kam bindje”-thotë Aga, ndërsa e përjeton jo pak këtë kohë fushate. “Kam takuar shumë prindër me lot në sy. U kanë ikur fëmijët, nipër e mbesa, ikën se i vranë shpresën. Përgjegjësi mban kryeministri dhe qeverisja e tij”-thotë Aga, ndërsa moton e fushatës e ka fare të thjeshtë… “Programi i PD-së mbështet të gjithë shtresat e shoqërisë, nga bebet deri tek pensionistët”.

Por nuk është vetëm ekonomia ajo që sot ulëret. Liria po mungon. Jemi përpara një autoritarizmi të theksuar. “Ka shumë varfëri, por mbi gjithçka ka mungesë Lirie. Në gati dy muaj fushatë kam takuar qindra e qindra qytetarë të shtresave të ndryshme. Nuk pash një njeri të lumtur. Të gjithë duan ndryshimin dhe ai do të vijë. Unë në Francë jam i plotësuar, nuk vi për të mbushur xhepat, as të mbaj një post deputeti i heshtur. Vij me bindjen që ky vend do ndryshojë, mjaft zhgënjime kemi pasur për më shumë se një dekadë”-shprehet Aga. Kandidati i veçantë i PD-së ka bindje se prova e madhe do kalojë më 11 maj dhe shpresa do të lindë për të pritur jo gjatë, por vetëm 100 ditët e para të qeverisjes. Një herë si minjëra të rinj të tjerë sfidoi komunizmin, sot rikthehet për një tjetër sfidë: përmbysjen e autoritarizmit, korrupsionit, dhe kapjes së institucioneve. “Të zgjidhesh deputet nuk është qëllim për benefite personale, por përgjeshmëri”-thotë Aga. Nuk është e vështirë të gjendet në fletën e votimit. Është numri një në listën e hapur dhe shprehet se është me fat. “Numri 1 partia, numri 1 në listë. “Njishat për Njishin”-thotë ai.

Etiketa: Ethem AgafarkePDzgjedhjezgjedhje 11 maj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

18:10 : 04/07/2025
AKTUALITET

PD: Çmimet janë jashtë kontrollit, pagat më të ultat! Qeveria teknike është zgjidhja

15:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Shteti dhe pushteti u bënë bashkë”/ Gjekmarkaj: 11 maj ishte farsë zgjedhore

15:08 : 03/07/2025
Para

Berisha nga mitingu: Nesër në pushtet do bashkëpunojmë ngushtë me Trump dhe Merz

TË GJITHA

Tjetër portugez për Laçin, kurbinasit konfirmojnë ndihmësin e trajnerit Amorim

22:07 : 04/07/2025

Mediat italiane: Familja kriminale shqiptare riinvestoi paratë e drᴏgës në mes të Veronës

21:59 : 04/07/2025

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

21:50 : 04/07/2025

Afera “Bankers”/ Bushati: Korrupsion në bashkëpunim me zyrtarët shtetërorë, njësoj si inceneratorët

21:35 : 04/07/2025

Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit

21:29 : 04/07/2025

Denoncimi i politikanit serb: Shërbimet sekrete të Vuçiç po më përgjojnë

21:22 : 04/07/2025

Video/ 1 minutë heshtje në nder të Diogo Jotës, portugezët e Al Hilal shpërthejnë në lot

21:20 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com