• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vendi i Nderit” në Berlin na kushtoi miliona euro

17:30 : 08/05/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Në kuadër të përzgjedhjes si “Vendi i Nderit” në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin, Shqipëria ka raportuar një kosto prej 2.8 milionë euro, ndërsa zëra brenda sektorit të turizmit sugjerojnë se shifra mund të jetë më e lartë se ajo zyrtare.

Shqipëria mbajti titullin “Vend i Nderit” në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin (ITB), për tre ditë me rradhë, 4-6 mars 2025. Megjithatë, ky titull i kushtoi vendit tonë 2.8 milionë euro, sipas të dhënave që “shteg.org” disponon.

Me këto para, u financuan ndërtimi i stendës kombëtare, ceremonia e hapjes dhe prezantimi i kulinarisë shqiptare, ndërkohë që operatorët turistikë privatë, insitucionet që morën pjesë mbuluan vetë shpenzimet e tyre, duke rritur më shumë koston e buxhetit të shtetit.

Megjithatë, kjo pjesëmarrje nuk u shoqërua me përfshirje të gjerë të sektorit privat, pasi shumica e përfaqësuesve ishin institucione shtetërore, ndërsa transparenca për emrat e përfaqësuesve mbeti e munguar.

Megjithëse ky panair ishte një hap drejt rritjes së profilit turistik të vendit, ekspertët theksojnë se Shqipëria mbetet ende larg zhvillimit të një turizmi elitar. Vendi përballet me sfida të shumta si mungesa e punonjësve të kualifikuar, sezonaliteti i turizmit dhe konkurrenca e padrejtë nga guidat e huaja. Udhërrëfyesit vendas përballen me vështirësi ekonomike dhe mungesë mbështetjeje institucionale, ndërsa infrastruktura turistike dhe standardet e shërbimit nuk përmbushin pritshmëritë për një destinacion cilësor.

Lexo edhe:

Berisha: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim

Arsyeja/ Borxhi publik rritet në tre muajt e parë të 2025

Në këtë kontekst, promovimi i Shqipërisë në ITB duket se kontraston me realitetin e brendshëm të sektorit. Vetëm 1% e hoteleve vlerësohen shumë mirë nga turistët, ndërsa pjesa më e madhe e strukturave të akomodimit janë me standarde të ulëta. Ekspertët kërkojnë ndërtimin e një strategjie afatgjatë që të mbështesë zhvillimin e turizmit cilësor dhe të inkurajojë investime në hotele dhe resorte me 4 apo 5 yje, në mënyrë që Shqipëria të mos mbetet vetëm një destinacion “low cost” pa përfitime të qëndrueshme për ekonominë kombëtare.

Miliona euro për të qënë “Vend i Nderit”

Prezantimi i Shqipërisë në Berlin

Me një filxhan kafe në dorë, teksa të përqafuar mban përbri një prej klarinistëve që përfaqësoi ‘Shqipërinë turistike’ në panairin e Berlinit, Kryeministi Rama ndërpreu fjalën e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro në  transmetimin e drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në rubrikën “sy m’ sy” që ai ka hapur në rrjetin e tij social, facebook.

Në sfondin e këngës ‘Moj e bukura Shqipëri’ ai u rrethua nga këngëtarët e Teatrit të Operas, në mesin e të cilëve qëndronte serioz duke shijuar ahengun e servirur për të.

Për 40 minuta, në ekranin e vogël të telefonit të Ramës u shfaqën artistë të zgjedhur, njerëz që thonin se përfaqësonin kompanitë e turizmit si dhe punonjës të administratës shtetërore.

Ndërsa një ditë më parë, teksa ngriti siparin e panairit të Berlinit, Kryeministri Edi Rama premtoi se do të dërgonte diellin në Gjermani.

“Është kënaqësi e vërtetë të sjell pak diell nga Shqipëria, sepse të mikpresësh këtë panair nën qiej gri të Berlinit do të ishte një blasfemi”, –  u tha ai pjesëmarrësve në panair.

Të dhënat e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se në Panairin e Berlinit, një ndër më të rëndësishmit në Evropë për promovimin e turizmit, Shqipëria u përfaqësua nga një sërë insitucionesh shtetërore dhe operatorë turistikë.

Falë dhe një marrveshje të Qeverisë shqiptare të nënshkruar midis Ministrisë së Turizmit dhe Messe Berlin GmbH, entitetit që organizoi panairin, Shqipëria kishte “vendin e nderit”.

Megjithatë, marrja e këtij titulli dhe reklamimi i natyrës shqiptare në hapësirat kryesore të godinës të organizimit nuk i kushtoi pak buxhetit të shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare që “shteg.org” disponon, rezulton se Shqipëria ka shpenzuar 280 milionë lekë, ose thënë ndryshe, 2.8 milionë euro për të likuiduar detyrimet ndaj entitetit që ka ekskluzivitetin e organizimit të panairit.

Sipas përgjigjes zyrtare që ministria e turizmit dha për “shteg.org” fondi prej 2.8 milionë eurosh mbulonte shpenzimet për pagesën e tarifës së vendit pritës (Gjermani), ndërtimin e stendës përfaqësuese kombëtare, organizimin e ceremonisë së hapjes së ITB-së dhe prezantimin e ofertës së turizmit kulinar shqiptar.

Ndërkohë, operatorët turistikë që ishin prezentë në panair duhet të mbulonin vetë shpenzimet e tyre.

Fatos Cerenishti, operator në fushën e turizmit, thotë se “Vendi i nderit”, që qeveria shqiptare siguroi me një marrveshje, kishte kosto për ta.

“Ne kemi bërë një pagesë, pavarësisht se ne ishim ‘Vend Nderi’ por ajo kishte një kosto”, – thotë ai duke shtuar se vlera e paguar për promovimin e turizmit në tendën e tyre shkoni deri në vlerën e 2800 eurove.

Nga të dhënat e Ministrisë së Turizmit tregojnë se vetëm 2 shoqata operatotësh turistik morën pjesën në panairin e Berlinit: Unioni Turistik Shqiptar dhe Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve. Pjesa tjetër e të pranishmeve, ishin institucione shtetërore.

Lista e përfaqësuesve të Shqipërisë në Berlin

  • Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
  • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
  • Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  • Agjencia Kombëtare e Turizmit
  • Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
  • Korporata e Investimeve Shqiptare
  • Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor
  • Unioni Turistik Shqiptar
  • Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve
  • GIZ
  • Air Albania

Po ashtu, edhe institucionet shtetërore që u përfaqësuan në këtë panair kanë mbuluar nga buxheti i tyre shpenzimet e pjesëmarrjes.

“Shteg.org” e pati të pamundur për të vërtetuar sa para shpenzuan 7 insitucinet që u prezantuan në Berlin, për shak të mostrasparancës së insitucioneve, por e sigurt është se vlera e pjesëmarrësve në panair është shumë më e lartë sa 2.8 milionë euro.

Thënë ndryshe, shpenzimet e kryera nga institucionet janë shpenzime shtesë në fondin e buxhetit të shtetit.

“Të gjitha aktivitetet ku merr pjesë Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) mbulohen nga buxheti i saj, që miratohet çdo vit nga organet drejtuese të Korporatës”, – thuhet në përgjigjen që AIC dha në rrugë zyrtare për “shteg.org”.

“Shteg.org” prej më shumë se një muaji i kërkoi Ministrisë së Turizmit të vendosë në dispozicion listën e emrave të personave që përfaqësuan Shqipërinë në Berlin, por ministria ka refuzuar për të disatën herë deri në realizimin e këtij shkrimi.

Turizmi, “sektor i ri zhvillimi” me problematika të vjetra

Sektori i Turizmit, i cili për vite me rradhë ishte më pak i zhvilluari në vend gjatë viteve të fundit është cilësuar nga Qeveria shqiptare si sektor i rëndësishëm, që do të garantojë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.  Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri aktualisht ndodhen 2,200 struktura akomoduese të kategorizuara, mbi 170 touroperator dhe mbi 700 udhërëfyes të certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Megjthatë, sfidat me të cilat përballen operatorët turistikë janë të shumta, duke nisur që nga moskualifikimi i duhur i punonjësve, të mungesës së infrastrukturës dhe deri tek konkurrenca me guidat e huaja, të cilat nuk punësojnë si ciceronë rrëfyesit shqiptarë.

Me qeleshe në kokë, atipik për bashkëmoshatarët e tij rreth të dyzetave, Alben Kola qëndron i ulur në njërin prej lokaleve me muzikë të lartë të Tiranës ku konsumon kafen teksa pret që gjithçka të jetë gati për intervistë.

Si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ai ka emigruar në vende të ndryshme të Evropës pas rënies së sistemit komunist, deri sa më 2010-n vendosi të kthehej në Shqipëri dhe të zhvillonte veprimtarinë e tij si udhërrëfyes për turistët vendas dhe të huaj.

Teksa flet me pasion për natyrën e vendit, udhërrëfyesi nga Kukësi tregon vështirësitë e shumta që duhet të kalojë në përditshmëri gjatë veprimtarisë së tij.

Sipas tij, Ministria e Turizmit nuk u është përgjigjur kërkesave dhe ankesave të touroperatorëve në rastet kur ata kanë ngritur zërin pranë këtij institucioni.

Një ndër vështirësitë që udhërrëfyesit vendas po hasin është ai i rrëfimit të historisë të qyteteve nga udhërrëfyes të huaj, të cilët nuk janë në gjendje të tregojnë historinë e vërtetë të vendit.

“Guida operatorë të huaj që vijnë midis Tirane, 20 metra nga dera e ministrisë dhe shpërndajnë një histori të rreme për Tiranën, sikur Tirana është Turqi, Greqi, Rusi ku ta di unë. Në të gjitha vendet e rajonit kjo nuk lejohet dhe duhet të respektojmë punën e kolegve rajonalë, por edhe ata tonën”, – thotë udhërrëfyesi Kola, ndërkohë që shton se një tjetër sfidë me të cilën përballen udhërrëfyesit është pagimi i kontributeve shoqërore gjatë gjithë vitit, ndërkohë që puna e tyre është sezonale.

Sezonaliteti i turizmit në Shqipëri shihet si një pikë e dobët edhe nga Zak Topuzi, Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në vend.

“Rreth 63% e turistëve vijnë në 5 muaj, kurse pjesa tjetër vjen në tre muaj. Kjo sigurisht e bën të vështirë pasjen e një turizmi të qëndrueshëm”, – thotë ai.

Sipas një studimi të Qëndresës Qytetare, publikuar në qershor 2024, Shqipëria gjatë vitit 2023 ka pritur 9.5 milionë turistë, ndërkohë që kishte më pak se 58 mijë të punësuar në këtë sektor.

Megjithatë, përveç numrit të ulët të të punësuarve në këtë sektor, problematike cilësohet dhe mungesa e programeve shkollore në lidhje me sektorin e turizmit.

“Nuk mund të presim që të bëjmë çudira. Këto i ka bërë rajoni. Është e pamundur të kesh punonjës cilësorë dhe të trajnuar, kur punojnë në periudha sezonale dhe pastaj duhet të kenë punë të tjera, që lidhen me bujqësinë, ndërtimin, apo dhe shërbimet”, – thotë Topuzi, ndërkohë që për udhërrëfyesin Alben Kola sfidë është dhe mungesa e një libri unik që të gjithë touroperatorët ta përdorin gjatë udhërrëfimit të turistëve.

Shqipëria, “Vendi i Nderit” me “pak yje”

Stenda e Shqipërisë në Berlin

Eksperti i turizmit, Zak Topuzi ka bërë të ditur gjatë intervistës së tij për “shteg.org” se sipas vlerësimit që u janë bërë bizneseve shqiptare në “booking.com” rezulton se vetëm 1% e hotele në vendin tonë janë vlerësuar me 7 yje nga ana e turistëve. 70% janë vlerësuar me 3 yje dhe 4% me 4 yje.

Ky vlerësim tregon nevojën për krijimin dhe zbatimin e një strategjie, çka do të mundësonte përmirësimin e shërbimeve turistike në vendin tonë. Pas 10 viteve pa strategji, Qeveria shqiptare ka hedhur për diskutim Strategjinë e Turizmit 2024-2030.

“Në strategji është menduar dhe turizmi elitar, kryesisht flitet për ndërtimin e hoteleve me 4-5 yje, por edhe të resorteve në zonat mix-use, të cilat janë zonat që kanë një industri turizmi komplekse ku ka hotele, restorante, jahte”, – thotë Topuzi duke shtuar, “Nuk duhet të shpallen investitorët strategjik për të ndërtuar vila por për të ndërtuar resorte dhe hotele të mëdha”.

Sipas Topuzit Shqipëria u promovua si vend turistik me kosto të ulët (low cost), çka bën që numri më i madh i turistëve  që vizitojnë Shqipërinë të mos sjellin shumë të ardhura për vendin tonë.

“Ne kemi pak turizëm cilësor, zona të limituara dhe nuk mund të flasim ende për turizëm elitar”, përfundon Topuzi.

 /Shteg.org
Etiketa: berlinmiliona euromirela kumbaroPanairiPanairin NdërkombëtarShqiperiaturizmivendi i nderityje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim

21:32 : 06/05/2025
AKTUALITET

Arsyeja/ Borxhi publik rritet në tre muajt e parë të 2025

16:34 : 06/05/2025
SHOW BIZ

Sondazhet zbulojnë renditjen e Shqipërisë në Eurovision 2025

17:02 : 05/05/2025
SPORT

Ndihmësi i Sylvinhos, Zabaleta: Shqipëria i ka mundësitë për t’u kualifikuar në Botëror

16:13 : 05/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi me varësinë më të lartë të importeve të ushqimeve në Europë

13:01 : 05/05/2025
Lajmet e Dites

Berisha akuza Ramës nga Tropoja: Shqipërinë po e qeveris një argat i Vuçiçit

12:26 : 04/05/2025
Para

Jozi mungon në datëlindjen e Loredanës, por surprizon me postimin

TË GJITHA

“Pres me padurim të takoj Papa Leonin XIV”, Trump: Të befasuar, por të lumtur!

22:08 : 08/05/2025

Europa League/ Bilbao e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Man.United

22:06 : 08/05/2025

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

22:03 : 08/05/2025

Rama kritikoi qytetarët për sondazhin, Duma: Ju quani çyrykë ata që votojnë PD-në

22:02 : 08/05/2025

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën buzë Lanës

21:55 : 08/05/2025

Xama: Premtimet e pambajtura, sukseset dhe dështimet e qeverisë “Rama”

21:50 : 08/05/2025

Nga një klub gjerman te tjetri, portieri shqiptar firmos kontratë deri në vitin 2029

21:47 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com