• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Kolegji i gjeti të pabazuar konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pasuritë e prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu dhe e shkarkoi atë për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 8 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e konfirmoi në detyrë prokurorin Afrim Shehu më 15 maj të vitit të kaluar, pasi shpjegimet e tij për bilancet negative të konstatuara gjatë hetimit paraprak u gjendën bindëse. Vendimarrja e KPK u ankimuar si e pabazuar nga institucioni Komisionerëve Publikë, duke ngritur shkaqe për kriterin e pasurisë dhe atë profesional.

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani, që mori kompetencat e Komisionerëve Publikë, u tërhoq nga ankimi i shkaqeve për aspektin profesional, por u qëndroi atyre për pasurinë duke kërkuar shkarkimin, kërkim që u gjet i drejtë dhe nga Kolegji.

KPA gjeti se për apartamentin me sipërfaqe 72 m2 në Tiranë me vlerë 4 milionë lekë të porositur në 2003-in dhe të likuiduar me këste, subjekti ka ndryshuar burimet e deklaruara gjatë procesit të vetingut.

Nga analiza mbi pretendimet për pagesën e këstit të parë në vitin 2003, Kolegji arrin në konkluzionin se të ardhurat nga puna e subjektit si avokat, janë ato të përfituara si pagë nga zyra e avokatisë dhe jo shuma e deklaruar nga subjekti. Kolegji e ka gjetur të pabazuar pretendimin për përfitimin e shpërblimeve shtesë mbi pagën. Sipas KPA, me provat e dorëzuara nuk u vërtetuan këto të ardhura dhe për rrjedhojë, u konsiderua i pabazuar konkluzioni i Komisionit për të konsideruar 20% nga fitimi i zyrës së avokatisë.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

Dhunimi i efektivit të Rrugores në Kukës, Policia shpall në kërkim një prej autorëve

Lidhur me huanë në shumën 4000 USD të pretenduar nga subjekti se e ka marrë nga shtetasi G.ZH., trupi gjykues e gjeti se pretendimi për përdorimin e kësaj shume për këstin e parë të apartamentit, bie në kundështim me deklarimet e bashkëshortes, pasi kjo e fundit e ka deklaruar huanë 23 mijë USD si burim krijimi për një tjetër apartament.

Kolegji gjen të drejtë edhe kërkimin e ankuesit për të mos konsideruar në analizë të ardhurat nga emigracioni, që janë pretenduar si burim gjatë hetimit administrativ. Sipas KPA, këto të ardhura nuk plotësojnë standartet për t’u konsideruar të ligjshme dhe përfshirë në analizë.

Trupi gjykues i KPA gjen të pabazuar edhe konkluzionin tjetër të KPK për konsiderimin e shumës së përfituar nga ish-firmat piramidale, pasi shumat e depozituara prej subjektit kanë qenë të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga emigracioni, që çmohen se nuk përmbushin standardin ligjor.

Pretendimet e subjektit për mënyrën e pagesës së këtyre pasurive u çmuan të pabesueshme edhe për shkak të një deklarate të subjektit se kjo pasuri është likuiduar që në vitin 2003, në momentin e nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes.

Në përfundim të vlerësimit të kësaj pasurie, KPA arrin në përfundimin se Shehu gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të mungesës së burimeve të ligjshme në shumën prej 3.5 milionë lekë për krijimin e kësaj pasurie.

Për një apartament tjetër dhe një garazh, po në Tiranë, Kolegji vëren se Komisioni ka arritur në përfundimin se subjekti për banesën është gjetur në pamundësi në shumën rreth 892 mijë lekë, konkluzion që është çmuar i bazuar nga Komisioneri Publik, që e ka kundërshtuar në Kolegj.

Kolgji konstaton se si pasojë e shitjes së kësaj pasurie në vitin 2016, ajo nuk është deklaruar në deklaratën veting si pasuri e subjektit të rivlerësimit. Nisur nga fakti se të ardhurat nga shitja e kësaj pasurie janë deklaruar si burim për blerjen e një apartamenti tjetër, Kolegji ka verifikuar ligjshmërinë e të ardhurave që kanë shërbyer për krijimin e saj.

Në përfundim të vlerësimit të kësaj pasurie, është konkluduar pamundësi në shumën monetare 28 mijë e 146 euro.

Për garazhin Komisioni ka konkluduar pamundësi financiare në shumën totale rreth 1.6 milionë lekësh. Edhe ky konkluzion është kundërshtuar si i pabazuar nga Komisioneri Publik, duke pretenduar se subjekti gjendet në pamundësi financiare për vlerën totale të kësaj pasurie – shkak ankimi që çmohet i drejtë dhe prej Kolegjit.

Për një apartament tjetër me vlerë 12.7 milionë lekë, Komisioni ka arritur në përfundimin se pamundësia është në masën reth 1.4 milionë lekë. Komisioneri Publik e ka ankimuar si të pabazuar këtë përfundim, duke ngritur pretendime për burimet e ligjshme, një hua prej 40 mijë eurosh dhe të ardhurat nga shitja e apartamentit tjetër në vitin 2016.

Edhe Kolegji çmon se nuk është arritur të provohet mundësia e huadhënësit për vlerën 40 mijë euro. Pretendimi i subjektit se kjo hua kishte si burim të ardhurat e një tjetër personi, kursimet e të cilit i posedonte huadhënësi, sipas Kolegjit, nuk u gjet i bazuar në prova.

Në përfundim, Kolegji Konkludon se prokurori Afrim Shehu dhe personat e lidhur me të gjenden në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë dhe vendosi ndryshimin e vendimit të KPK, si dhe shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si avokat përpara se të emërohej prokuror i Republikës së Shqipërisë në vitin 2009. Për gati një dekadë ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa në qershor të vitit 2023 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele, ku dhe e ushtroi funksionin deri të enjten, kur Kolegji vendosi ta largojë nga sistemi i drejtësisë.

/BIRN

Etiketa: Afrim Shehudetyrakpapasuriaproblemeprokurorshkarkohetvetinhu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

Dhunimi i efektivit të Rrugores në Kukës, Policia shpall në kërkim një prej autorëve

20:51 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
BOTA

Humbi çështjen në Apel, reagon princ Harry: Gjithçka kam kërkuar është siguria

22:19 : 02/05/2025
BOTA

Kryeministri suedez: Kemi probleme me integrimin e emigrantëve

19:32 : 02/05/2025
AKTUALITET

KPK e shkarkoi nga detyra, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Fida Osmani

20:31 : 28/04/2025
Para

Xavi flet për të ardhmen si trajner: Do të doja shumë të punoja në Premier League

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com