• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

22:03 : 08/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Për 1 javë u ndërprenë gjyqet në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, sepse shumica e gjyqtarëve fluturuan në Santo Domingo të Republikës Domenikane, të organizuar nga ish deputeti i PS-së, Alket Hyseni, me eksperiencë në tjetërsimin e pronave në Jug dhe metodat e pastrimit të parave.


World Jurist Association (WJA) ishte alibia ideale për të bërë plazh në një nga destinacionet më të lakmuara të botës së turizmit, Punta Cana.

Për në Karaibe u shkul i gjithë sistemi i drejtësisë shqiptare, në një kohë kur në Shqipëri po diskutohet vetëm për mungesën e drejtësisë. Kur politika, zgjedhjet, debati publik kanë si lajtmotiv kryesor “Drejtësinë”, kjo e fundit shkon e paketuar për turizëm.


“Teatri” i World Jurist Association
Nëse dikush do të kërkonte një mënyrë ekonomike për të pozuar si figurë ndërkombëtare në një event prestigjioz, atëherë anëtarësimi në World Jurist Association (WJA) është opsioni ideal. Me vetëm 99.99 dollarë në vit, çdo jurist nga çdo vend në zhvillim i botës mund të bëhet pjesë e kësaj organizate dhe, me pak dredhi, mund të inskenojë edhe një spektakël politik.

Çfarë është World Jurist Association?

Lexo edhe:

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

WJA nuk është një organizatë qeveritare, nuk është një trupë zyrtare ndërkombëtare dhe nuk ka ndonjë fuqi ligjore. Është thjesht një OJQ me një faqe interneti dhe një skemë të thjeshtë anëtarësimi, ku organizimi përkujdeset të respektojë burra të përfunduar nga mosha, profesioni dhe pushteti, të cilët bëjnë ‘pelegrinazh’ në vendet ku ka shumë nevojë për turizëm juridik. Një prej tyre ishte Republika Domenikane që organizoi eventin me pjesëmarrjen e 700 studentëve të juridikut domenikan, nga të cilët 500 ishin vajza, shumica të bukura dhe shumë të bukura.

E themeluar për të promovuar “Paqen përmes Sundimit të Ligjit”, WJA ofron një hapësirë ku juristë çfarëdo nga mbarë bota, mund të bëhen pjesë dhe të shkruajnë në biografinë e tyre “jam anëtar i një organizate ndërkombëtare”.


Kjo OJQ u paraqit si “Event Diplomatik” disa muaj më parë kur Kryeministri Edi Rama, mjeshtër i skenografisë politike, bëri atë që di më mirë: e shiti këtë event në Spanjë, si një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë. Postimet në Instagram dhe pamjet madhështore nga Madridi krijuan përshtypjen se Shqipëria po merrte një rol qendror në një ngjarje të rangut të OKB-së.

Në të vërtetë, WJA është një event privat, ku çdo jurist i thjeshtë mund të bëhet anëtar, të marrë pjesë në konferenca dhe, me pak mungesë cipe, të pozojë për një foto me një mbret ose kryeministër.

Aq liberale është anëtarësia në WJA, sa aty mund të marrë pjesë gjithë trupa e shkarkuar nga vetingu bashkë me atë që doli e ‘pastër’. Aty mund të qëndrojnë bashkë Sokol Sadushi me Gjin Gjonin, Altin Dumani me Alaudin Malajn. Në kongreset e WJA-së mund të bëhen bashkë të gjithë batakçinjtë e shkarkuar dhe aktivë të politikës.


Gjithçka që nevojitet për të marrë pjesë në eventet e WJA-së, është një sfond njerëzish, kundrejt një pagese minimale vjetore.

Shumica e domenikaneve të reja në kongresin e Santo Domingos u futën nëpër panele pa para. Nuk është çudi që çdo juriste shqiptare mund të bëhet pjesë dhe të pretendojë të njëjtën “arritje”, sepse Shqipëria u “zgjodh” si vend organizator i World Law Congress 2027.

Kongresi i Santo Domingos kishte temën “Gjeneratat e reja dhe sundimi i ligjit. Formimi i së ardhmes”. Për juristët e së ardhmes në Republikën Domenikane referuan “pleqtë” e së tashmes nga e gjithë bota.

Më shumë referues vinin nga Shqipëria. Dy ekipe futbolli me gjyqtarë të lartë, magjistratë e pedagogë fluturuan për 22 orë për në Republikën Domenikane. Ata paralizuan sistemin shqiptar për të ndihmuar panelet e kongresit domenikan, sakrifikuan dy ditë rrugë për tre ditë aktivitet.

E gjitha për një kauzë shumë të lartë: Nuk të vjen përherë rasti të bësh plazh në Punta Cana. Pse vetëm plazh në Karaibe?! Si u argëtuan ‘ustallarët’ e drejtësisë në Shqipëri pas konferencave dhe a vijoi shkëmbimi i eksperiencave me studentet e bukura domenikane?/ Prapaskena.com

 

Etiketa: Alket HysenidrejtesiaGjykata e larteGjykata KushtetuesekaraibeWJAWorld Jurist Association

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

16:18 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
Lajmet e Dites

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
Para

Europa League/ Bilbao e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Man.United

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com