• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

Para 80 vjetësh përfundoi Lufta e II Botërore në Europë. SHBA që nga ajo kohë është kujdesur për sigurinë, për gjysmën perëndimore të Europës dhe më vonë edhe në lindje të saj. Por Trump po e vë në pikëpyetje mbrojtjen.

08:41 : 08/05/2025
në BOTA

Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste). Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në Poloni, mori fund në Europë; në Azi ajo vazhdoi edhe disa muaj deri në kapitullimin e Japonisë. Adolf Hitleri pak ditë më parë në “Führerbunker” (bunkerin e Führer-it) në Berlin kishte kryer vetëvrasje.

Bilanci i mizorive të luftës hidhte hije mbi gjithçka: rreth 60 milionë të vdekur në mbarë botën, gjashtë milionë hebrenj të vrarë nga nacionalsocialistët, pjesë të tëra të Europës të shkatërruara, miliona njerëz të zhdukur ose të dëbuar.

Nationalsozialismus | Beginn des Zweiten Weltkriegs | Überfall auf Polen | Rede Hitler
Lufta e Dytë Botërore nisi më 1 shtator 1939 me sulmin e Gjermanisë naziste në Poloni Fotografi: picture-alliance/dpa

Me kapitullimin e Gjermanisë nacionalsocialiste më 1945 u krijua një rend bipolar në Europë që zgjati gati 40 vjet. Gjatë luftës aleatët perëndimorë – SHBA, Britania e Madhe dhe Franca – ende bashkëpunonin me Bashkimin Sovjetik, për të arritur bashkarisht fitoren.

Por pas fundit të luftës u shfaqën tensionet: Fuqitë perëndimore ishin për demokracinë, ato synonin një aleancë të lirë me shtetet e mundura, ndërsa Bashkimi Sovjetik vendosi nën sistemin komunist të gjitha vendet e pushtuara gjatë ndërhyrjes së tij ushtarake.

Lexo edhe:

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë

Takimi Trump-Ursula, SHBA-të dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

Më 1947 presidenti i SHBA-së, Harry Truman deklaroi atë që më vonë u quajt doktrina Truman. SHBA synon tani “të përkrahë popujt e lirë, që i rezistojnë nënshtrimit nga pakica të armatosura apo presioneve nga jashtë”. Qëllimi ishte, të pengohej ekspansioni i Bashkimit Sovjetik. Europa u nda në pjesën lindore sovjetike dhe gjysmën perëndimore me dominimin amerikan.

Gjeneral-marshalli i Wehrmacht-it Wilhelm Keitel duke nëshkruar kapitullimin në maj 1945 në Berlin
Gjeneral-marshalli i Wehrmacht-it Wilhelm Keitel duke nëshkruar kapitullimin në maj 1945 në BerlinFotografi: akg-images/picture-alliance

Besueshmëri tek mbrojtja e SHBA-së

Gjermania u kthye në pikën e nxehtë të këtij konflikti: Një kufi u vendos shumë shpejt në mes të vendit dhe Berlinit. Ishte koha e Luftës së Ftohtë. Demonstrimi reciprokisht i forcës midis dy blloqeve ushtarake bërthamore NATO-s nën drejtimin e SHBA-së dhe Traktatit të Varshavës nën drejtimin sovjetik bënte që lufta të mos shpërthente hapur. Megjithatë bota disa herë ndodhej në prag të një lufte bërthamore.

Republika Federale e Gjermanisë, pjesa perëndimore e Gjermanisë së ndarë deri më 1990, si pjesë e NATO-s ishte nën mbrojtjen e SHBA-së. Kjo vazhdoi kështu edhe pas fundit të konfrontimit Lindje-Perëndim 1989/90, ribashkimit të Gjermanisë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Për vite dukej, se i gjithë kontinenti duke përfhsirë edhe Rusinë do të zhvillohej paqësisht dhe demokratikisht. Gjithnjë e më shumë vende, që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik, u anëtarësuan në NATO. Edhe Ukrainës së pavarur iu premtua, se një ditë mund të anëtarësohet në NATO.

Pamje e murit të Berlinit që ndante dy Gjermanitë gjatë Luftës së Ftohtë
Muri i Berlinit që ndau Gjermaninë dhe shënoi kufirin Lindje – Perëndim gjatë Luftës së Ftohtë ra më 9 nëntor 1989Fotografi: Wolfgang Kumm/dpa/picture alliance

Trump ndryshon kahun

Por më së voni me ndërhyrjen ruse në Ukrainë në shkurt 2022 iluzionet morën fund. Një ndër parimet e rendit të deritanishëm, që kufijtë mund të ndryshohen vetëm paqësisht, nuk vlen më.

Ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump vë në pikëpyetje mbrojtjen nga NATO. “Nëse ato (vendet e tjera të NATO-s) nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj ato”, tha Trump shprehimisht në mars 2025.

“Ne ndodhemi në pikun e një kthese historike, e ngjashme me kthesat politike të shekullit të 20, veçanërisht atyre më 1945 dhe 1989/91”, shkruan historiani Norbert Frei nga Universiteti i Jenës për DW. “Rendi transatlantik i themeluar kryesisht nga SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, prej nga Gjermania përfitoi në masë të veçantë – së pari në kuadër të bashkimit europiano-perëndimor, e më pas edhe nga fundi i konfliktit Lindje-Perëndim dhe integrimi i Europës Lindore, po shpërbëhet para syve tanë.”

Kolegu i tij, historiani nga Pocdami Manfred Görtemaker, thotë për DW, se presidenca Trump ka treguar, që “europianët duke iu referuar amerikanëve e kanë neglizhuar mbrojtjen e vet”. Trump ka shuar një iluzion.

Republikani Trump nuk është i pari president, që kërkon më shumë shpenzime mbrojtjeje nga europianët. Më 2016 demokrati Barack Obama deklaroi: “Europa ndonjëherë ka qenë shumë e vetëkënaqur lidhur me mbrojtjen e saj.”

Donald Trump duke ecur në aeroport
Presidenti i SHBA-së Donald Trump vë në pikëpyetje mbrojtjen nga NATOFotografi: Leah Millis/REUTERS

Por Trump shkon shumë më larg. Në luftën e Ukrainës ai ndërkohë është vendosur praktikisht në krahun e Rusisë. Ukraina, sipas tij, në vendosjen e paqes as nuk duhet të rimarrë të gjithë territorin e saj dhe as nuk mund të anëtarësohet në NATO. Këto janë lajme të mira për presidentin e Rusisë Vladimir Putin. “I gjithë sistemi euroatlantik i sigurisë po shpërbëhet para syve tanë”, tha Putin vitin e kaluar.

Merz do “pavarësi” nga Uashingtoni

Disa në Gjermani shpresojnë për një periudhë pas Trumpit dhe kthimin tek rendi i vjetër transatlantik. A është kjo realiste? Norbert Frei është skeptik: “Se sa do të mbetet nga një partneritet i Trumpit, ndërkohë nuk mund të thuhet, vëren eksperti – dhe aq më pak mund të thuhet nëse pas kësaj mund të rikonstruktohet diçka.”

Këshilla e tij për qeverinë federale është: “Gjermania që nga koha e politikës së Konrad Adenauerit është e ankoruar pa kushte në lidhjen perëndimore në Europë. Dhe Gjermania tani duhet të bëjë gjithçka të mundshme, që Bashkimi Europian në rast ekstrem edhe pa SHBA-në të mund të rezistojë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.”

Kështu e sheh edhe kancelari i ri i Gjermanisë Friedrich Merz, sipas të cilit Europa në politikën e sigurisë duhet të bëhet e pavarur nga Amerika, kështu u shpreh ai menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare.

Një mendim ky ndaj të cilit tërheq vëmendjen Manfred Görtemaker: “Pavarësia nga SHBA është tërësisht një iluzion.” Një rrugë e mëvetsishme e europianëve nuk do të funksiononte, “sepse demonstrimi i forcës bërthamore duhet të vazhdojë të garantohet nga amerikanët. Pra është i arsyeshëm një kthim tek bashkëpunimi i ngushtë mes SHBA-së dhe Europës mbi bazën e një kalkulimi të ri të real-politikës.”

Friedrich Merz duke folur në podium në vizitën e parë në Paris si kancelar, 07.05.2025
Friedrich Merz do pavarësi nga SHBAFotografi: Ludovic Marin/AFP/Getty Images

Ai thekson, se shpreson shumë, që Merz si kancelar mundësisht sa më shpejt të udhëtojë për në Uashington dhe “që ky bashkëpunim, që ka funksionuar shumë mirë në të shkuarën të vazhdojë”.

Më shumë Europë si zëvendësim për një SHBA, tek e cila 80 vjet pas luftës nuk mund të mbështetesh më? Apo një qendrim i ri sup më sup me SHBA-në? Kësaj pyetje do të duhet t’i japë përgjigje qeveria e re e Gjermanisë./DW

Etiketa: BEdonald trumpSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë

20:34 : 27/07/2025
BOTA

Takimi Trump-Ursula, SHBA-të dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

20:05 : 27/07/2025
BOTA

Analiza: Europa po tregohet e butë me Azerbajxhanin për të shmangur blerjen e gazit rus

18:45 : 27/07/2025
BOTA

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

17:54 : 27/07/2025
BOTA

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025
BOTA

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025
Para

SPAK "zbarkon" për krimet zgjedhore në Shkodër: “Goditet” PSD!

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com