• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Moska nuk ndal dronët, Ukraina kërkon krijimin e zonës tampon

16:15 : 07/05/2025
në BOTA

Ukraina ka propozuar krijimin e një zone të demilitarizuar të kontrolluar bashkërisht nga Kievi dhe Moska, tha dje i dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, në një intervistë me Fox News. Kellogg, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, foli për një zonë tampon, ku të dyja palët do të tërhiqen 15 kilometra, duke krijuar një zonë 30 kilometrash të monitoruar nga vëzhgues nga vende të treta.

I dërguari i SHBA-së tha se marrëveshja mund të shoqërohet nga një armëpushim “i vazhdueshëm”, që do të thotë se të dyja palët do të mbajnë kontrollin e territorit aktualisht të pushtuar.

Nga ana e tij, Presidenti rus Vladimir Putin kërkon që forcat ukrainase të tërhiqen nga rajonet e Donetskut, Luganskut, Zaporizhzhisë dhe Khersonit.

Ndërkohë dronët ukrainas shënjestruan Moskën për të tretën ditë me radhë, duke detyruar shumicën e aeroporteve të kryeqytetit rus të mbyllen disa orë përpara se presidenti kinez Xi Jinping të duhej të fluturonte për një vizitë plot shkëlqim, të cilën Kievi e ka bërë të qartë se e kundërshton.

Xi, vendi i të cilit blen më shumë naftë dhe gaz rus se çdo tjetër, dhe i cili e ka ndihmuar Moskën të shmangë sanksionet perëndimore të vendosura për luftën e saj në Ukrainë, do të arrijë të mërkurën në mbrëmje.

Lexo edhe:

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

I pyetur gjatë një konference për shtyp në lidhje me sulmet ajrore nga të dyja palët në kryeqytetet e njëra-tjetrës, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze nuk komentoi udhëtimin e Xi, duke thënë vetëm se “prioriteti kryesor” ishte shmangia e një përshkallëzimi të tensioneve.

Nga ana e tij, Kremlini tha se tentativat për sulme ukrainase ndaj Moskës treguan tendencën e Kievit për të kryer “akte terrorizmi” dhe se shërbimet e inteligjencës dhe ushtria ruse po bënin gjithçka të nevojshme për të garantuar sigurinë e përkujtimeve të përvjetorit të ardhshëm.

Ndërkohë, Zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se Rusia kishte nisur sulmin e saj ajror në Kiev gjatë natës, duke vrarë një nënë dhe djalin e saj. Rusia thotë se synon vetëm objekte ushtarake.

Mbetjet e dronëve të shkatërruar shkaktuan zjarre në apartamente dhe ndërtesa në tre nga lagjet e Kievit, duke vrarë dy persona të tjerë. Katër fëmijë ishin midis shtatë personave që pësuan lëndime si pasojë e sulmit me dron në Kiev, i cili ndodhi vetëm disa orë pasi Rusia dërgoi raketa në kryeqytetin ukrainas, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në Telegram./ A2CNN

Etiketa: sulmeukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

17:29 : 16/11/2025
BOTA

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

08:16 : 14/11/2025
BOTA

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025
BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

13:00 : 08/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
Para

Jeta e Acerbit si një film! Nga depresioni për humbjen e babait, te lufta me kancerin dhe ringritja

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com