Egnatia dhe Partizani përballen sonte (ora 20:00) në duelin që do të tregojë emrin e dytë që shkon në finalen për titullin kampion ndaj Vllaznisë më datë 12 maj.
Rrogozhinasit kanë luajtur finalen e Kupës së Shqipërisë pak ditë më parë, por trajneri Tetova edhe pse ekipi e mbylli pa trofe atë ndeshje, i ka besuar të njëjtit formacion titullar si në sfidën kundër Dinamos.
Nga ana tjetër, trajneri Gega ka blinduar përsëri prapavijën, por edhe hedhur tre sulmues nga minuta e parë. Përsëritet eksperimenti me Sembene para mbrojtjes.
Formacionet zyrtare:
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ujka, Lushkja, Guindo
PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Preka, Domgjonaj, Buxhelaj, Sembene, Mehmeti, Kote, Keko, Bintsuka, Eleke