• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për “tirani”

10:02 : 04/05/2025
në BOTA

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio e kritikoi si “tirani të maskuar” në Gjermani vendimin që mori Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës duke e klasifikuar AfD-në si parti të konfirmuar ekstremiste të krahut të djathtë.

“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të shërbimit të inteligjencës kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën,” shkroi Rubio të premten në shërbimin online X. “Kjo nuk është demokraci – kjo është tirani e maskuar,” vazhdoi ai.

Nuk është AfD ajo që është vërtet ekstremiste, por politika e imigracionit që partia e refuzon. “Gjermania duhet të ndryshojë kursin e saj”, ka kërkuar Sekretari Amerikan i Shtetit.

Ministria e Jashtme në Berlin i është përgjigjur më pas postimit të Rubios, duke deklaruar se “kjo është demokracia”. Në reagimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin thuhet, se “ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit”.

Fjala e fundit do t’u lihet “gjykatave të pavarura”, shpjegoi Ministria e Jashtme. “Ne kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i krahut të djathtë duhet të ndalet.”

Lexo edhe:

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

DW: Gjermania në pasiguri, migracioni dhe kriza politike rrisin frikën e qytetarëve

J.D. Vance dhe Musk komentojnë klasifikimin e AfD si ektremiste të djathtë

Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump është e afërt me AfD. Bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, mori mbështetje gjatë fushatës elektorale në Gjermani për zgjedhjet e 23 shkurtit nga këshilltari i Trump, Elon Musk dhe nënpresidenti amerikan JD Vance.

Pas reagimit nga Rubio të premten, reagime ka pasur edhe nga zëvendëpresidenti amerikan, J.D Vance dhe miliarderi, Elon Musk për klasifikimin e AfD si ekstremiste të djathtë. Vance shkroi në X se AfD është “partia më popullore” në Gjermani. Tani “burokratët po përpiqen ta shkatërrojnë”.

Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, i cili gjithashtu punon për qeverinë e presidentit populist të krahut të djathtë të SHBA, Donald Trump e komentoi po ashtu vendimin. Në X ai shkroi se “ndalimi i AfD, partia më popullore në Gjermani, do të ishte një sulm ekstrem ndaj demokracisë”.

Musk e promovoi vazhdimisht AfD-në përpara zgjedhjeve federale. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e ka klasifikuar AfD-në si “të sigurt ekstremiste të krahut të djathtë” që nga e premtja. Arsyeja është “karakteri ekstremist i të gjithë partisë, i cili shpërfill dinjitetin njerëzor”, tha Zyra Federale në Këln. Më parë, AfD në tërësi ishte klasifikuar vetëm si rast i dyshuar./DW

Etiketa: akuzagjermaniarubio

Lajme të lidhura

BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
BOTA

DW: Gjermania në pasiguri, migracioni dhe kriza politike rrisin frikën e qytetarëve

14:45 : 08/11/2025
BOTA

Pritet të japë mbi 10 mld euro vitin tjetër, Reuters: Gjermania rrit ndjeshëm ndihmën për Ukrainën

18:44 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri

21:26 : 24/10/2025
BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
BOTA

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025
Para

Sherri me drejtuesin e kamionit, arrestohet vëllai i deputetit të PD-së

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com