• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gaztorë dhe gazetarë

13:30 : 03/05/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Në ditën ndërkombëtare të Lirisë së shtypit duhet kujtuar se sot të gjithë jemi gazetarë. Kush ka një celular me kamera dhe një sens protagonizmi, në mos gazetar është gaztor.

Sot është dita të kujtojmë që jemi në një epokë të re. Ashtu si epoka e gurit mbaroi, jo se mbaruan gurët, edhe gazetaria që ka qenë, ka mbaruar megjithëse ka plot letër.

Sot nuk ka më kohë që ngjarjet të verifikohen, analizohen apo redaktohen. Mjafton një “live” pa kontekst, pa përgjegjësi, dhe ke krijuar “lajmin”.

Ndërkohë gazetari, ai i vërteti që kontrollon faktet, verifikon burimet dhe pyet veten para se të publikojë, sot ngjan si personazh i dalë nga muzeumi.

Lexo edhe:

Sulmi ndaj Focus Media Group, Kallas: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në rrugë ligjore! Të respektohet liria e gazetarëve

Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

Dje lufta ishte mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Sot, beteja është shumë më e pashpresë: është e vërteta kundër virales, kundër emocioneve, kundër algoritmit që të thotë: më ke mua, nuk ka nevojë të mendosh.

Sot, nuk vlen pyetja: a kam të drejtë të flas?, por “a më dëgjon kush?”

Në këtë kakofoni digjitale, ku secili ka zërin e vet, dëgjohet jo ai që ka më shumë për të thënë, por ai që bërtet më fort.

Kush verifikon, argumenton, analizon është mbrapa kohe.

Nëse dikur media ishte dritarja që lidhte qytetarin me botën, ishte filtri që pastronte informacionin, sot po bëhet xhami i tymosur i makinës së pushtetit, që të lë të shikosh vetëm atë që do shoferi!

Sot kemi opinionin si fe dhe faktin si mit. Në vend që faktet të formojnë opinionet, kemi opinione që dridhen e përdridhen derisa të gjejnë “fakte” që i justifikojnë. Dhe nëse faktet nuk gjenden, sajohen. (Në mos qoftë, u sajoftë)

Sot në Ditën e Lirisë së Shtypit, kur pushtetet, (që dikur mbaheshin në kontroll nga media), raportojnë vetë për veten, pyetja që lind natyrshëm është: a ka më kuptim profesioni i gazetarit, kur çdokush është “gazetar”?

Pa një media të lirë dhe profesionale, pushteti bëhet podcaster, kritikat zëvendësohen me batuta, konferencat për shtyp me reels, dhe e vërteta me “story”.

Një vend pa media që verifikon e kontrollon është si një shtëpi pa dritare, ku mund të mbijetosh për ca kohë, por do të mbytesh nga myku i propagandës.

Media mund të mbijetojë, madje të lulëzojë, edhe në këtë epokë algoritmash, por vetëm nëse nga garues për vëmendje, kthehet në garantues të së vërtetës; vetëm nëse bën aleancë me audiencën, jo me politikanin apo karagjozët virtualë që bëhen viralë.

Liria e medias nuk është status Facebook-u, por është sfidë e përditshme. Sfida e vjetër është po aq e re: informim, edukim, argëtim.

Po, argëtimi ka qenë një nga detyrat e medias, por gjella me kripë dhe kripa me karar. Argëtimi në kurriz të vërtetës bën për shembull që lajm të mos jetë fushata, por Nafijet, Zeqinetë, Lajet! E në këtë rast, nuk është faji i audiencës që ngatërron gaztorët me gazetarët.

Etiketa: gazetaregaztorelutfi dervishimedia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sulmi ndaj Focus Media Group, Kallas: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në rrugë ligjore! Të respektohet liria e gazetarëve

10:20 : 14/10/2025
AKTUALITET

Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

21:14 : 13/10/2025
AKTUALITET

Presion shtetëror ndaj gazetarëve shqiptarë, UGSH – autoriteteve serbe: Rrespetoni ligjin

13:14 : 11/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

21:25 : 06/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste

12:52 : 05/10/2025
Para

Premier League “pushton” Evropën, “rezervon” ekipin e 6-të në Champions

TË GJITHA

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025

Portugalia miraton projektligjin për ndalimin e burkës dhe nikabit

20:33 : 18/10/2025

Humb jetën 35-vjeçarja në Kuçovë, piu fotoksinë

20:20 : 18/10/2025

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025

Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

19:51 : 18/10/2025

Zelensky largohet duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk miraton raketat Tomahawk për Ukrainën

19:46 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com