• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse nr 2 i Arlind Qorit është risia e këtyre zgjedhjeve

11:14 : 02/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Andi Bushati

Paradoksalisht, për herë të parë në këto tre dekada, që kur Shqipëria po zhvillon zgjedhje pluraliste, këtë 11 maj, votuesit do të kenë mundësinë të zgjedhin jo më për një alternativë të vetme, por së paku për dy të tilla.

Pavarësisht se janë zhvilluar plot dhjetë beteja elektorale, ku palët kacafyteshin se kush është më tepër hajdut apo më pak i tillë, se cili e do më shumë demokracinë apo e përdhos më keq atë, për të gjitha partitë tona modeli i zhvillimit ekonomik ka qenë i njëjtë: ai neoliberal, ku të pasurit janë pasuruar gjithnjë e më shumë duke e rritur përherë e më thellë pabarazinë me ata që gjenden në skajin tjetër të litarit.

Pra, në këtë kuptim, ne deri më tani kemi zhvilluar sfida elektorale ku votusit kishin vetëm iluzionin e të qenit përcaktues, pasi atyre nuk u jepej mundësia të ndryshonin thelbin e një modeli të paracaktuar ekonomik.

Cila do nga partitë qe do fitonte, kush do që të zgjidhjej kryeministër, rruga e “zhvillimit” nuk do të ndryshonte.

Lexo edhe:

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

Edhe Rama i 2013-ës në opozitë, që u mundua ta përthyente këtë trajektore, duke folur për herë të parë për thellimin e pabarazive, duke servirur si ilaç kundër tij taksimin e ndershëm, e braktisi shpejt këtë filozofi dhe u kthye në traditën e mëparshme.

Prandaj sot kemi mbërritur në një pikë të vdekur, ku ndonëse kritikohen shumë oligarkët, biznesmenët që kanë përfituar prej favoreve të pushtetit politik, pothuajse askush nuk ofron receta se si mund të zgjidhet kjo anomali në të ardhmen. E vetmja që e bën këtë është Lëvizja Bashkë.

Boll të hedhësh një sy të shpejtë në programin e saj ekonomik dhe sheh se aty nuk ke të bësh me disa të rinj marksistë që urrjenë kapitalistët -siç i anetemojnë shpesh- por me shqetësimin për një shoqëri më të drejtë, më të ndershme dhe me shance më të barabarta për të tërë.

Le të bëjmë një krahasim të thjeshtë. Sa herë dalin në studiot televizive partitë që e quajnë veten opozitare pretendojnë se do ta rergullojnë gjendjen e krijuar duke luftuar korrupsionin dhe duke i besuar “magjisë të tregut” që kur funksionon në mënyrë të lirë dhe të pa kapur i rregullon gjërat “si me dorën e zotit”. Askush nuk flet për ndryshim modeli. PD nuk e pranon ekzistencën e oligarkisë, por vetëm atë të biznesmenëve të nënshtruar ndaj Ramës dhe kërkon ti çlirojë ata përmes konkurencës së ndershme dhe taksimit të sheshtë. Të njëjtën gjë prermton edhe Mundësia e Agron Shehajt, për të cilën nuk ekziston publikja dhe shteti social. Adriatik Llapaj nuk flet kurrë për mënyrën se si do të korrigjohet padrejtësia ekonomike e atyre që kanë përfituar abuzivisht në këto vite.

Të vetmit që e kanë këtë shqetësim janë Arlind Qori dhe bashkudhëtarët e tij politikë. Ata nuk e shmangin, por përkundrazi, e kanë vënë në zemër të programit të tyre shqetësimin për rikthimin e mundësive dhe shanceve të barabarta në shoqëri. Ata janë të vetmit që korrigjimin e padrejtësive të deritanishme nuk e shohin si një plaçkë të pistët që duhet larë në makinën rangallë të SPAK-ut, por si një anomali që duhet zgjidhur me masa dhe reforma politike.

Nëse askush nga partitë e tjera nuk i përgjigjet dot pyetjes: “ç‘do të ndodhë me ata që deri më tani kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, Lëvizja Bashkkë e ka zgjidhjen, “ata do të paguajnë më shumë”.

Kështu, nëse sot pjesa më e madhe e partive të djathta propozojnë taksë të sheshtë, nëse Rama aplikon po taksim të tillë për më të pasurit (tatimi i fitimit dhe mbi dividentin njësoj për të gjithë) partia e Arlind Qorit propozon diçka krejt të ndryshme. Sipas saj, ata që fitojnë më shumë duhet të kontribuojnë më tepër, në emër të solidaritetit social.

Pra, sipas tyre, ai që fiton çikërrima nuk mund të paguajë të njëjtën përqindje fitimi me atë që fut në xhep miliarda. Për këta të dytët ata parashikojnë tatim fitimi deri në 20%. Po kështu, dividenti për aksionerët e mëdhenj, që nuk i përdorin për investime, por për luks, për vila të dyta e të treta, jahte apo makina super të shtrenta fitimet e tyre, nuk do të taksohet më me 7% por me 15%. Edhe drejtorët e bankave, menaxherët e korporatave që marrin rroga të majme duhet t’i kthejnë shoqërisë 35% të çdo shume që marrin mbi 4 mijë euro në pagën e tyre.

Kjo nuk kërkohet vetëm në emër të solidaritetit social, as vetëm prej parimit se askush nuk mund të ndihet mirë mes të skamurve, por edhe si një detyrim për rishikimin e padrejtësive të deritanishme.

Natyrisht, që i kqyrur nga një këndvështrim i majtë, ky program mund të vlerësohet për idealet humaniste dhe vlerat e barazisë që ngre lart. Por dobia e tij shoqërore shkon përtej kësaj. Ajo e tejkalon ndarjen mes të djathtës dhe të majtës, pasi duke konkuruar me një platformë të tillë, Qori dhe shokët e tij i japin mundësinë votuesve të kenë të drejtën për të zgjedhur së paku mes dy alternativave, asaj të një kapitalizmi të egër dhe polarizues, që mbrojnë gjithë partitë e tjera dhe tjetrës, për një qasje social demokrate, më të drejtë, më të ndershme dhe më solidare.

Duke konkuruar për të parën herë në këto zgjedhje politike, Lëvizja Bashkë i ka pasurur ato. Ndaj dhe ndonëse i rënë me short, numri 2 në fletën e votimit i shkon më së miri. Sepse falë saj për herë të parë në këto 30 vite, votuesit do të kenë fatin e një alternative të dyfishtë, të kundërt me dogmën neoliberale që kanë qenë të dënuar të zgjedhin deri më sot.

Etiketa: Andi Bushatiarlind qoriLevizja "Bashke"zgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

21:54 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

400 mijë euro në vit vetëm për këshilltarët e Spiropalit/ Qori: Deri kur do t’i durojmë këto shushunja?

16:35 : 17/09/2025
Para

I jep fund jetës tragjikisht një person në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com