• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta akuzon ministrin Manja: Duhej të ishte në burg për krimet elektorale, jo në studio TV

15:57 : 02/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, ka akuzuar ashpër ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe qeverinë e Edi Ramës për abuzime të rënda në sistemin penitenciar.

Ai denoncon gjendjen dramatike në burgjet shqiptare, ku sipas tij, rreth 2/3 e të burgosurve janë të paraburgosur, shumë prej tyre pa akuza konkrete, duke e cilësuar këtë si dëshmi të një regjimi policor dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Meta përmend kritika të përsëritura nga organizata ndërkombëtare si “Amnesty International” dhe Këshilli i Europës dhe thekson mungesën e transparencës, stafeve mjekësore dhe trajtimin çnjerëzor të të paraburgosurve.

Ai akuzon qeverinë për përdorim të paraburgimit si mjet represiv dhe politik, ndërsa premton reforma në drejtësi, lirimin e të paraburgosurve pa akuza dhe ndëshkimin e kriminelëve elektoralë, nëse fiton zgjedhjet me “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”.

Lexo edhe:

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

Audio-mesazhi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Ministri famoz i Drejtësisë, ai i “Dosjes 184”, të krimeve elektorale të Dibrës, i cili duhet të ishte sot në qeli, duke vuajtur dënimin e tij për krimin elektoral që tronditi edhe mediat europiane, Bundestagun dhe Parlamentin Europian dhe që bllokoi për vite të tëra integrimin.

Por ai ishte dje në emision, duke mashtruar publikisht për situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane.

Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë.

Nëse mesatarja në vendet e Bashkimit Europian, është 22–25% e totalit të popullsisë në burgje, në Shqipëri, kjo mesatare është gati 3 herë më e lartë, duke sjellë një mbipopullim të theksuar dhe kushte skandaloze.

Numri ekstremisht i lartë i të paraburgosurve, është një nga treguesit më demaskues të regjimit policor dhe arbitrar të Edi Ramës, që s’ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe standardeve europianë të drejtësisë.

Ky numër kaq i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon abuzimin e hapur me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji.

Kjo sjell zvarritje pa fund të proceseve gjyqësore dhe këtu, për fat të keq ka njerëz, që janë marrë në pyetje vetëm një herë, gjatë dy viteve paraburgim dhe pa asnjë akuzë.

Ndaj, jo vetëm “Amnesty International”, por edhe Këshilli i Europës edhe Komiteti për Parandalimin e Torturës, e kanë kritikuar vazhdimisht Shqipërinë, për situatën e rëndë në burgje, për mungesën e transparencës së trajtimit të ankesave të të burgosurve, për mungesën e stafit mjekësor dhe terapeutik, që ka çuar deri në kushte të trajtimit çnjerëzor për qindra të paraburgosur me probleme shëndetësore.

Vetëm duke votuar për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, Shqipëria do të përmbushi standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe do të garantojë një sistem të drejtë dhe human të drejtësisë penale.

Si mund të shqetësohet për të drejtat e njeriut në burgje, një Kryeministër, që 12 vite më parë premtoi shëndetësi falas , ndërsa tani edhe “Amnesty International” , siç u detyrua ditët e fundit, theksoi trajtimin çnjerëzor të qytetarëve të lirë, siç e dinë të gjithë dhe të sëmurë, jo vetëm tek Onkologjiku.

Statistikat skandaloze me mijëra të paraburgosur, ku mbi një mijë prej tyre nuk kanë akuzë, nuk e fshehin faktin se qëllimisht janë lëshuar fletë-arrest fiktive, ndërkohë që duhet të ishin ndaluar prej kohësh për kriminelë elektoralë të provuar nga përgjimet ndërkombëtare, të cilët sot veprojnë për llogari të Edi Ramës, në Elbasan, në Durrës, në Lezhë, në Shkodër dhe në zona të tjera.

Por më 11 Maj, ata të gjithë do të marrin përgjigjen e merituar, ne do të rishikojmë Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane dhe qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri.

Nuk do ketë më zvarritje të proceseve hetimore dhe gjyqësore.

Ndërkohë në burgje, me prioritet, do të vijnë kriminelët elektoralë , që nga ata të dosjes që fle të Dibrës dhe deri te këta të zgjedhjeve të 11 Majit.

Etiketa: elektoralekrimmanjaMeta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

17:14 : 09/08/2025
AKTUALITET

“Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

12:48 : 02/08/2025
AKTUALITET

Misteri i vrasjes së Anesti Ramës, prokuroria zbardh dinamikën: U gjet i shtrirë në sallon

11:59 : 02/08/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

20:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
Para

Reporterët pa Kufij: Përkeqësim i lirisë së medias në Kosovë

TË GJITHA

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

11:26 : 17/08/2025

Zjarret/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

11:20 : 17/08/2025

Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

11:08 : 17/08/2025

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025

“Përroi i Bufit”/ U kapën në serat me kanabis në malet e Spanjës, arrestohen 4 shqiptarët

10:43 : 17/08/2025

Ukraina pretendon përparim në fushëbetejë teksa Zelensky përgatitet për takim me Trump

10:24 : 17/08/2025

Përplasen dy makina në autostradën Fier–Vlorë, krijohet trafik i rënduar

10:15 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com