• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat ndaj kandidatit të PS: E kaluara e fshehur e Ervin Dodës dhe hijet që ndjekin familjen e tij

13:29 : 02/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj kandidatit të Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Shkodrës, zona e Fushë-Arrëzit, Ervin Doda.

Sipas kallëzimit, Doda ka fshehur informacione të rëndësishme në formularin e dekriminalizimit, dokument ky që duhet të reflektojë me saktësi çdo aspekt të së kaluarës penale të një kandidati për poste publike.

Në dokumentin e kallëzuar, ai akuzohet se nuk ka deklaruar një dënim me burg prej 5 muajsh për dy vepra penale: kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Nëse këto akuza provohen të vërteta, ato jo vetëm që shkelin ligjin për dekriminalizimin, por edhe vënë në pikëpyetje integritetin moral dhe ligjor të një personi që synon të përfaqësojë qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.

Por kush është Ervin Doda, kandidati që kërkon të jetë zëri i banorëve të një prej zonave më të varfra të vendit, Fushë-Arrëzit?

Burime lokale tregojnë se ai është djali i Ndue Dodës, një emër që është bërë i njohur për sjelljet e tij të diskutueshme ndaj komunitetit katolik në zonë. Ndue Doda ka qenë për vite me radhë në përplasje me Kishën Katolike, duke i dërguar vazhdimisht letra Vatikanit me kërkesa për largimin e kishës nga rrethi i Fushë-Arrëzit, pasi e shqetësonte zhurma e kambanës.

Lexo edhe:

Rama do e mbajë Asamblenë e PS-së në një kompleks privat, zyrtarizohet vendi dhe ora

“Një karrige për një pemë”/ Rama pas 12 vitesh kujtohet për mjedisin

Por kundërshtitë e tij ndaj kishës nuk ishin vetëm çështje personale. Ai gjithashtu është përpjekur të pengojë shpërndarjen e ilaçeve falas për qytetarët në nevojë, duke pretenduar se barnat mund të ishin të skaduara. Megjithatë, shumë banorë të zonës besojnë se motivi i vërtetë ishte mbrojtja e interesave të biznesit familjar: Ndue Doda zotëron të vetmen farmaci në Fushë-Arrëz, dhe shpërndarja falas e barnave rrezikon të ulte ndjeshëm të ardhurat e tij.

Në këtë kontekst, lind një pyetje e natyrshme: A është Ervin Doda personi i duhur për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të kësaj zone? A mund të besojnë qytetarët e Fushë-Arrëzit tek një kandidat i cili, sipas akuzave, jo vetëm që ka fshehur të kaluarën penale, por edhe vjen nga një familje që është përfshirë në praktika të dyshimta e në përpjekje për të ndikuar mbi jetën e komunitetit për interesa personale?

Në një kohë kur besimi në politikë është në nivele minimale dhe qytetarët kërkojnë përfaqësues të ndershëm, transparentë dhe të përgjegjshëm, çështje të tilla ngrenë alarmin për seriozitetin me të cilin partitë politike trajtojnë përzgjedhjen e kandidatëve.

Në kulturën e maleve, fjala dhe nderi vlejnë më shumë se çdo pasuri. Malsorët janë të varfër në mjete, por të pasur në karakter. Ata nuk e durojnë poshtërimin dhe kurrë nuk janë pajtuar me padrejtësinë. Në këtë frymë, pyetja është e thjeshtë: nëse Ervini do të kishte sado pak seder malsori, a nuk do të ishte më e ndershme të tërhiqej vetë? Të pranonte se nuk është kandidati i duhur, dhe të mos e përdhosë emrin e një komuniteti që e ka ruajtur dinjitetin edhe në kohët më të errëta?

Shumë mund të thonë se këto janë vetëm akuza politike. Por në fund, faktet do të dalin në dritë, dhe qytetarët do të gjykojnë jo vetëm mbi bazën e ligjit, por mbi bazën e dinjitetit, historisë dhe karakterit. Dhe është pikërisht ky gjykim që shpeshherë peshon më shumë se çdo vendim gjykate.

Prokuroria pritet të hetojë çështjen në ditët në vijim. Ndërkohë, qytetarët e Fushë-Arrëzit dhe mbarë opinioni publik mbeten në pritje të së vërtetës. /Oranews

Lexo edhe: 

Fshehu dënimin me burg, kandidati i PS-së në Shkodër kallëzohet në Prokurori

Etiketa: ervin dodaFushë-ArrëzNdue Dodaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama do e mbajë Asamblenë e PS-së në një kompleks privat, zyrtarizohet vendi dhe ora

14:13 : 03/09/2025
AKTUALITET

“Një karrige për një pemë”/ Rama pas 12 vitesh kujtohet për mjedisin

20:16 : 02/09/2025
AKTUALITET

Miratohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Maji! Komisioni Rregullator mbyll procesin

12:46 : 28/08/2025
AKTUALITET

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

09:30 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

22:37 : 21/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon pamje të reja: Me urdhër të Ballukut komisionerët e PS kontrollojnë votat në Divjakë

12:17 : 20/08/2025
Para

Sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Premier League

TË GJITHA

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

12:31 : 06/09/2025

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025

E rëndë në Divjakë! I moshuari i gjendet i vetë*arur në banesë 

11:25 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com