• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Diskreditimi i kandidatit të PD/ Psikoterapisti: Të kërkosh ndihmë për shëndetin mendor nuk është turp

14:48 : 01/05/2025
në AKTUALITET

Profesori dhe psikoterapisti Skerdi Zahaj ka reaguar në lidhje me emisionin “Fiks Fare”, i cili raportoi mbrëmjen e djeshme se kandidati i PD në Shkodër, Gentian Ndoj ka kartelë të hapur në spital për probleme deluzionale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zahaj shkruan se si psikolog klinik dhe psikoterapist që punon çdo ditë me njerëz që përballen me ankth, depresion, çrregullime të humorit apo trauma të thella, të kërkosh ndihmë për shëndetin tënd mendor nuk është turp, por guxim, vetëdije dhe akt force.

Ai thotë se përdorimi i historive psikiatrike për të diskredituar dikë është jo vetëm i pandershëm, por thellësisht i rrezikshëm. Sipas Skerdi Zahajt, nëse duam një shoqëri më të drejtë, më njerëzore dhe më të ndershme, atëherë duhet të ndalojmë ta përdorim shëndetin mendor si armë turpi.

Reagimi i plotë:

Lexova me shqetësim artikullin e Top Channel që publikon të dhëna nga historia psikiatrike e një kandidati politik, duke e paraqitur këtë si mangësi, si dobësi, si diçka për t’u turpëruar.

Lexo edhe:

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

Si psikolog klinik dhe psikoterapist që punoj çdo ditë me njerëz që përballen me ankth, depresion, çrregullime të humorit apo trauma të thella — dua ta them qartë: të kesh kërkuar ndihmë për shëndetin tënd mendor nuk është turp. Është guxim. Është vetëdije. Është një akt force.

Përdorimi i historive psikiatrike për të diskredituar dikë është jo vetëm i pandershëm, por thellësisht i rrezikshëm. Ai i jep shoqërisë një mesazh të heshtur, por të fuqishëm: “Nëse ke vuajtur ndonjëherë psikologjikisht, nuk ke vend në jetën publike.” Kjo është një padrejtësi për çdo njeri që po lufton në heshtje.

Shëndeti mendor nuk na bën më pak të vlefshëm. Nuk na bën më pak qytetarë. Dhe sigurisht, nuk na bën më pak njerëzorë. E kundërta është e vërtetë: ata që kanë kaluar vështirësi mendore, e kuptojnë më mirë se shumica peshën e dhimbjes, dhe shpesh kanë më shumë ndjeshmëri, reflektim dhe përulësi.

Nëse duam një shoqëri më të drejtë, më njerëzore dhe më të ndershme, atëherë duhet të ndalojmë ta përdorim shëndetin mendor si armë turpi. Është koha të flasim ndryshe.

Është koha të dëgjojmë më shumë. Është koha të kemi më shumë kujdes.

Etiketa: Genti NdojkandidatiPDshendeti mendorSkerdi Zahaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

11:41 : 13/11/2025
AKTUALITET

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

10:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: E vetmja zv.kryeministre e pandehur që menaxhon 60% të buxhetit

18:17 : 12/11/2025
AKTUALITET

Salianji pas atentatit në Rinas: Në Shqipërinë e Ramës nuk ecet me monopatina, por me makina të blinduara e armë

16:41 : 11/11/2025
AKTUALITET

PD bojkoton mbledhjen e Komisonit për reformën Administrativo-Territoriale, aleatët marrin pjesë

12:54 : 11/11/2025
Para

Shqiptarët paguhen më pak, por kanë orët më të gjata të punës në Europë

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com