• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SPD-ja miraton marrëveshjen për koalicion, hap rrugën për Qeverinë e re gjermane

15:39 : 30/04/2025
në BOTA

Partia Socialdemokrate (SPD) ka miratuar marrëveshjen e koalicionit qeverisës me bllokun CDU/CSU të Friedrich Merzit, duke i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re gjermane javën e ardhshme.

Partia e qendrës së majtë tha më 30 prill se 84.4 për qind e anëtarëve të partisë kanë mbështetur marrëveshjen, pasi për dy javë kanë votuar online për të.

SPD do të bëhet partneri i vogël në koalicionin e ardhshëm qeverisës, ku do të bëjnë pjesë Unioni krisitandemokrat (CDU) i Merzit, dhe partia simotër Unioni krisitiansocial (CSU), që veçse kanë konfirmuar marrëveshjen për partneritet.

Marrëveshja do të nënshkruhet zyrtarisht të hënën, me Merzin që pritet të zgjidhet kancelar të martën, dy muaj e gjysmë pasi blloku i tij i qendrës së djathtë fitoi zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Lexo edhe:

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Sipas burimeve të Dpa-së, bashkëudhëheqësi i SPD-së, Lars Klingbeil, ka mbështetje unanime të partisë së tij që të bëhet zëvendëskancelar.

Së bashku, konservatorët dhe SPD-ja do të kenë një shumicë të ngushtë me 328 ulëse nga 630 ulëse në Bundestagun e ri, pavarësisht se këto parti së bashku kanë fituar më pak se 45 për qind të votave.

Qeveria e re do të përballet me probleme të mëdha, pasi ekonomia e vendit është përballur me dy vjet rresht recesion dhe ka pasur një rritje ekonomike prej vetëm 0.2 për qind në çerekun e parë të këtij viti.

Ndërkaq, Evropa si e tërë po varet shumë nga politika e re e Shteteve të Bashkuara, nën presidencën e Donald Trumpit.

Merz është zotuar se do të bëjë ndryshime në politikën ekonomike dhe të migracionit, që kanë qenë dy çështje që kanë dominuar fushatën zgjedhore, teksa rreziku nga Rusia do të vazhdojë të mbesë një shqetësim i madh në vitet në vijim./REL

Etiketa: Gjermaniqeveri e reSPD

Lajme të lidhura

BOTA

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

08:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025
BOTA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025
BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
Para

Shqipëri-Kosovë, nga 1 maji hiqen kontrollet kufitare

TË GJITHA

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Dr. Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

12:13 : 09/11/2025

Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

11:58 : 09/11/2025

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

11:49 : 09/11/2025

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

11:25 : 09/11/2025

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

11:20 : 09/11/2025

E zuri korenti, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

11:17 : 09/11/2025

Pjesëmarrje e ulët në Tepelenë, vetëm 8.9% e qytetarëve kanë votuar deri më tani

11:06 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com