• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

REL: Lista Serbe jashtë loje! Si do të mbrohen interesat e serbëve në Kosovë?

13:57 : 30/04/2025
në BOTA, RAJONI

Në një kohë kur çdo votë deputeti ka rëndësi vendimtare, nëntë votat e Listës Serbe në Kosovë nuk po merren parasysh nga askush. Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as në tentimin e tetë, më 29 prill, për shkak të mungesës së votave.

Ndërsa viteve të kaluara Lista Serbe ishte pjesë e rregullt e koalicioneve qeverisëse, këtë herë askush nuk i afrohet, dhe askush nuk pret bashkëpunim me të – as Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, e as partitë që deri vonë ishin në opozitë.

Për këtë situatë është përgjegjës sulmi i armatosur dhe vrasja e një polici të Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit 2023, thotë për Radion Evropa e Lirë, Miodrag Milliçeviç nga organizata joqeveritare Aktiv, me seli në Mitrovicën e Veriut. Ai shton se, pas këtij sulmi në veri të Kosovës, të kryer nga një grup serbësh dhe për të cilin përgjegjësinë e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, kjo listë ka humbur “potencialin për koalicion”.

“Kjo paraqet një problem shtesë për komunitetin serb, kur bëhet fjalë për përfaqësimin e interesave të tyre, që zakonisht ndodh përmes Listës Serbe”, thekson Milliçeviç.

Lista Serbe nuk ka reaguar publikisht për sulmin në Banjskë, dhe nuk është distancuar nga Radoiçiç, të cilin më parë e kishte mbështetur hapur. Ai aktualisht është në arrati, dhe besohet se gjendet në Serbi. Në Kosovë, ndaj tij është ngritur aktakuzë për rastin Banjska, dhe është lëshuar urdhër arresti edhe për dyshimet për krime lufte ndaj popullatës civile.

Lexo edhe:

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq, Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit

Nga ana tjetër, politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiç, thotë se si partitë shqiptare, ashtu edhe Lista Serbe, pajtohen që bashkëpunimi mes tyre nuk është i mundur. Ai shton se Lista Serbe as nuk e sheh veten si përfaqësuese të serbëve në institucionet e Kosovës.

Megjithatë, ai thekson se interesat e komunitetit serb nuk mund të mbrohen, nëse nuk marrin pjesë në institucione, pasi Qeveria e Kosovës merr vendime që i prekin drejtpërdrejt ata.

“Edhe nëse mbetet jashtë Qeverisë, Lista Serbe mund të marrë pjesë në punën e Kuvendit dhe të ketë ndikim në procesin legjislativ. Mundësisht, edhe të ndalojë miratimin e disa ligjeve”, thotë ai, duke kujtuar se votat e deputetëve serbë janë thelbësore për ndryshimin e Kushtetutës apo për miratimin e ligjeve të rëndësishme.

Megjithatë, sipas tij, një ndryshim i imazhit të saj mund të përbëjë një zgjidhje për bashkëpunim.

Lista Serbe, e vetmja parti serbe në Kosovë me mbështetje nga Beogradi zyrtar, tashmë prej muajsh nuk komunikon me mediat në Prishtinë, dhe nuk iu përgjigj as pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për mënyrën se si do të mbrojë interesat e komunitetit të saj nëse përjashtohet nga institucionet udhëheqëse.

Kjo parti ka bojkotuar institucionet e Kosovës për më shumë se dy vjet, pasi vetë e nisi largimin e serbëve nga institucionet në nëntor të vitit 2022, si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr targat serbe.

Megjithatë, Lista Serbe mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por për herë të parë prej themelimit humbi njërin prej 10 mandateve të rezervuara për serbët. Ky mandat i shkoi Nenad Rashiçit, udhëheqës i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, dhe partner i deritashëm i koalicionit qeverisës të Albin Kurtit.

Çfarë thonë partitë shqiptare për bashkëpunimin me Listën Serbe?

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, që nga mesi i prillit nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi partitë e tjera shqiptare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate – nuk po e mbështesin kandidaten e saj për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje në mënyrë kategorike refuzon çdo bashkëpunim me Listën Serbe.

“Qëndrimi ynë për këtë çështje është i qartë, i njohur, dhe nuk ka ndryshuar”, tha për Radion Evropa e Lirë, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë në detyrë.

Pas zgjedhjeve, Vetëvendosje bëri të ditur se do ta formojë Qeverinë e re me ndihmën e votave të komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu Listën Serbe. Gjithashtu, kjo parti ishte përpjekur të pengonte pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, me arsyetimin se nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk është distancuar nga “aktet terroriste që kanë ndodhur në Kosovë”, duke aluduar në sulmin e Banjskës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i saj, Lutfi Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo parti e rrespekton vullnetin e qytetarëve, të cilët e kanë zgjedhur Listën Serbe t’i përfaqësojë. Por, sipas tij, aktualisht LDK-ja nuk ka kurrfarë komunikimi me Listën Serbe.

Ai thotë se LDK-ja u përmbahet parimeve që të mos bashkëpunojnë me elementë që bien ndesh me ligjin.

“Me elementë që kanë problem me krimin e organizuar, korrupsionin, terrorizmin dhe problemet tjera ligjore, ne nuk kemi bashkëpunuar asnjëherë. Kështu që krejt parametrat janë të vendosur. Për pjesën politike, ne nuk kemi problem. Por, gjithçka që nuk i prek këto parime, të cilat i përmenda më herët, është i mirëseardhur bashkëpunimi, por jo me elementë të tillë, në asnjë mënyrë”, thekson Haziri.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiç, në Kosovë lidhet edhe me krimin e organizuar, korrupsionin, vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, dhe me sulmin në Banjskë të Zveçanit, të cilin autoritetet e Kosovës e konsiderojnë akt terrorist.

Këtë javë, ndaj tij është lëshuar edhe një tjetër fletarrestim, për dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile. Ai ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe për krim të organizuar ndërkombëtar.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo parti nuk ka ndonjë rol udhëheqës në procesin e formimit të qeverisë së re.

Siç thotë ajo, AAK-ja nuk ka mandatar për formimin e ekzekutivit të ri, dhe si rrjedhojë, ajo nuk ka ndonjë arsye që të ketë ndonjë bashkëpunim me Listën Serbe dhe deputetët e saj.

“Jemi partia më e vogël shqiptare [në Kuvend] dhe ne nuk kemi radhën për formimin e qeverisë. Ata që e formojnë qeverinë, ndoshta duhet të komunikojnë [me Listën Serbe]. Në çfarë forme duhet të bashkëpunojmë ne, kur ne nuk e kemi mandatarin për formimin e qeverisë?”, shprehet Kadrijaj.

Gogiq: Lista Serbe të “ribrendohet dhe të distancohet nga e kaluara”

Politologu Gogiç thotë se ende nuk është e qartë në publik se kush refuzon bashkëpunimin – Lista Serbe, partitë shqiptare apo të dyja palët. Sido që të jetë, sipas tij, mungesa e besimit mes përfaqësuesve politikë të serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të zgjidhet së shpejti.

“E kemi të qartë qëndrimin e partive shqiptare se nuk do të kërkojnë bashkëpunim me Listën Serbe, edhe po të mos mund të formojnë qeverinë. Kjo vlen për Vetëvendosjen dhe për opozitën. Ata thonë se më mirë shkojnë në opozitë apo në zgjedhje të reja, sesa të qeverisin me votat e Listës Serbe”, thekson ai.

Ai shton se, për sa kohë nuk ndryshon perceptimi i publikut shqiptar për Listën Serbe, bashkëpunimi nuk do të jetë i mundur.

Zgjidhja, sipas tij, do të ishte që partitë shqiptare të ndryshojnë retorikën ndaj Listës Serbe, ose që vetë Lista Serbe të “ribrendohet, të ndërmarrë hapa të qartë për distancim nga e kaluara, që është problematike për shqiptarët”.

“Lista Serbe me besimin më të ulët në dekadën e fundit”

Edhe Milliqeviq, nga organizata Aktiv, thotë se ende nuk është e qartë nëse Lista Serbe dëshiron të marrë pjesë në jetën politike të Kosovës dhe të jetë zë i njerëzve që ia kanë besuar votën.

“Kjo është pyetja kryesore për përfaqësuesit e Listës Serbe, sepse interpretimi ynë i angazhimit të deritanishëm të tyre në Kuvend, veçanërisht gjatë një viti e gjysmë të fundit, nuk mund të konsiderohet as i kënaqshëm. Këtë e dëshmon edhe Analiza e Trendeve, një sondazh që kemi realizuar në mesin e komunitetit serb në gjithë Kosovën. Besimi në përfaqësuesit serbë në Kuvend është në nivelin më të ulët në dhjetë vjetët e fundit. Ky është realiteti thelbësor”, thotë Milliqeviq.

Organizata Aktiv prej vitesh ndjek dhe analizon qëndrimet e komunitetit serb në veri dhe jug të lumit Ibër, dhe i publikon ato çdo vit në një raport të veçantë.

Raporti për vitin 2024 u prezantua më 30 prill në Prishtinë. Ndër të tjera, thuhet se nuk ka asnjë politikan konkret në të cilin komuniteti serb ka besim – shumica refuzon të përgjigjet në pyetjen se kujt i beson.

Sipas këtij hulumtimi të Aktiv-it, vetëm 2.8 për qind e të anketuarve kanë besim te Lista Serbe.

Milliçeviç, megjithatë, thekson se aktualisht nuk ekziston një alternativë ndaj Listës Serbe sa i përket përfaqësimit politik të serbëve, duke pasur parasysh se kjo parti ka fituar bindshëm më së shumti vota në zgjedhje – rreth 38 mijë ose 4.26 për qind.

“Nëse kjo pyetje i referohet kontekstit më të gjerë, situata ndryshon ndjeshëm. Atje keni parti të tjera politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në gjithë Kosovën, por gjithashtu edhe shoqëria civile dhe mediat luajnë rol të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të komunitetit serb”, shprehet ai.

Milliçeviç dhe Gogiç përfundojnë se mbetet të shihet se si do të veprojë Lista Serbe, nëse Kuvendi i Kosovës do të arrijë të konstituohet./REL

Etiketa: Kosovalista serbeserbetserbia

Lajme të lidhura

BOTA

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

20:38 : 20/05/2025
RAJONI

Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq, Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit

15:01 : 20/05/2025
RAJONI

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

14:58 : 19/05/2025
BOTA

Çfarë përfiton Kosova nga CISMOA, pakti që lidhi me SHBA-në?

15:30 : 16/05/2025
AKTUALITET

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025
BOTA

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe përpjekja e 16-të

15:23 : 15/05/2025
Para

Sëmuret sërish Ilir Beqja, shtyhet përsëri seanca për ‘Sterilizimin’ në GJKKO

TË GJITHA

Çokollata do arrijë çmime të larta! Prodhimi i kakaos në krizë të rëndë

14:25 : 21/05/2025

Qeveria miratoi vendimin elektoral 2 ditë para zgjedhjeve, nga sot hyn në fuqi falja e gjobave

14:18 : 21/05/2025

Trafik ka kudo, por Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë

14:00 : 21/05/2025

Berisha: Për Oltën, Rama i vë flakën jo Gjylametit, por gjysmës së grupit parlamentar

13:59 : 21/05/2025

“Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar

13:49 : 21/05/2025

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 : 21/05/2025

REL: A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë?

13:23 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com