• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E njohu në Facebook, mashtruesi i merr 17 mijë Euro

22:10 : 30/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Mashtrimi online është kthyer në një sport popullor në Shqipëri. Këtë herë qytetarja e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan, tregon se ka marrë një patentë false, për të cilën ka dhënë 1200 euro.

Ajo tregon se jeton në Itali dhe në vitin 2023 është njohur në Facebook me shtetasin Arjan Seferaj. Pas disa bisedave, Arjani i premtoi t’i bënte patentë për 1200 Euro.

Denoncuesja: Përshëndetje! Unë jam një qytetare, e cila banoj në Itali. Në 2023-in, njoha një person që quhet Arjan Seferaj. E njoha në Facebook, në rrjetin social Facebook. Biseda në fillim ka qenë për shoqëri.
Gazetarja: A ka pasur ndonjëherë ndonjë tejkalim muhabeti me atë, që nuk donte thjesht shoqëri apo mashtrim?
Denoncuesja: Po, por unë nuk kam vazhduar më tej me atë. S’kam dashur as shoqëri me atë. Më tej, pas bisedës më thoshte, që kam një burrin e motrës sime, kunatin e vet, që të ndihmon. Në radhë të parë më premtoi për të bërë një patentë makine dhe unë ndërkohë i dërgoja lekë. I kam dërguar 1200 euro për patentën time, me faturë që këtej.

Gazetarja: Bëre një pagesë dhe do të merrje patentën pa shkuar dhe pa u paraqitur asnjëherë apo jo?

Denoncuesja: Po, po!

Gazetarja: E more patentën?

Lexo edhe:

Australia mund të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç

U prezantuan si Erion Veliaj dhe tentuan të zhvasin ndërtuesin, 5 persona dënohen për mashtrim

Denoncuesja: E mora patentën dhe e vërtetova, që ishte false.

Gazetarja: Sa vjeç ishte?

Denoncuesja: Ky më thoshte 40 vjeç.

Pas kësaj Arjan Seferaj e ka mashtruar edhe për apartament, duke i zhvatur shumën 16 mijë euro për kontratat e ujit dhe dritave.

Gazetarja: Të premtoi dy hyrje apo jo?

Denoncuesja: Po, dy hyrje. Njëra dy dhoma e kuzhinë, tjetra dhomë e kuzhinë.

Gazetarja: Sa do paguaje për dy hyrjet?

Denoncuesja: Atëherë, kam paguar tre këste. Kam paguar një 8500, 3500 dhe 1500 për…gjoja kontratën e këtyre drita dhe ujë. E ke parasysh? Dhe në total 16 000. I thashë ma trego shtëpinë, ma trego shtëpinë me kamerë. Më thoshte, që “Do marr çelësat te kunati”, “do shkoj nesër, do shkoj pasnesër”. Më tregonte çelësat e shtëpisë së tij. E kupton? Ndërkohë, kur unë erdha për herë të fundit, që erdha, që e vërtetova, i thashë “ku i ke çelësat”.

Gazetarja: U takuat me këtë person?

Denoncuesja: Po, po, u takova.

Gazetarja: E patë shtëpinë nga afër?

Denoncuesja: Jo, jo! Ky më është prezantuar që ka punuar te FSHU-ja, pastaj më thoshte që jam i sëmurë, nuk punoj. Kontakti i fundit ka qenë parvjet në maj. Ndërsa vjet, deri në maj unë i kam shkruar këtij, i kam dërguar mesazhe, po më thoshte që do t’i jap, do t’i jap.  I drejtohem “Stop-it”, të më ndihmojë, që të më kthejë lekët mbrapsht, sepse unë jam e mashtruar nga ky person.

Arjani i ka thënë se punon të FSHU-ja, por sa herë që zonja përpiqet ta kontaktojë, ai ose shtiret si i sëmurë, ose thotë se është në një vaki. Në një audioregjistrim, që zonja disponon Arjan Seferaj pranon se ka marrë lekët dhe do të dorëzojë çelësat e apartamentit, por kjo nuk ndodhi kurrë dhe Arjani thjesht u zhduk.

Qytetarja: O Arjan, si e ke ndarë mendjen për ato shtëpitë?

Arjan Seferaj: Po të them edhe një herë. Jam në një vaki. E kupton shprehjen vaki?

Qytetarja: Po!

Arjan Seferaj: Edhe të shkruajta, për një orë do të marr unë.

Qytetarja: Do më marrësh për një orë? Do më shpjegosh, ku është e vërteta?

Arjan Seferaj: Ore, nuk kam frikë njeri, se s’kam mashtruar njeri.

Qytetarja: Unë të kam dhënë lekë për shtëpi? Unë të kam dhënë lekë për shtëpi? A është e vërtetë? A i ke çelësat?

Arjan Seferaj: Tashi, a do më dëgjosh mu, apo do folësh ti dhe ta mbyll?

Qytetarja: A i ke çelësat? I ke çelësat? Është e vërtetë, apo jo?

Arjan Seferaj: Çelësat dhe hipotekën. Tani, dëgjo një sekondë Arjanin! Unë ta jap dhe numrin e burrit të motrës, do fillosh me k**llëqet e tua, do më fusësh në bela.

Qytetarja: O zotëri! Unë, a të dhashë lekët? Dua çelësat, dua edhe certifikatat. Si të kam ndenjur pronto, si ty edhe atij. Nuk ju kam ndenjur pronto?!

Arjan Seferaj: Do më dëgjosh pak? Çelësat i kam unë. Letrat i kam unë. Nuk e di ca ha m* t mo. Se jam me njerëz, po të them!

Qytetarja: Sepse nuk po të besoj, prandaj këtu është e vërteta. Nuk po të besoj.

Arjan Seferaj: Zonjë, kur të vish në Tiranë ke dhe shtëpinë dhe çelësat. Hajde natën e mirë! Gëzohem, që u njohëm! Tani mos bëj budalliqe, 100 herë një muhabet. A m’i ke dhënë mua lekët?

Qytetarja: Po!

Arjan Seferaj: T’i kam mohuar unë? T’i kam mohuar gjë lekët unë?

Qytetarja: Po mirë, pse s’ma tregon me kamerë mua ti shtëpinë, që unë të besoj?

Arjan Seferaj: Një sekondë…!

Etiketa: Facebookmashtrim

Lajme të lidhura

BOTA

Australia mund të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç

16:35 : 01/09/2025
AKTUALITET

U prezantuan si Erion Veliaj dhe tentuan të zhvasin ndërtuesin, 5 persona dënohen për mashtrim

20:50 : 29/08/2025
AKTUALITET

Aksioneri i minorancës në aeroportin e Vlorës akuzon Behgjet Pacollin për mashtrim

11:49 : 29/08/2025
AKTUALITET

TXEX vazhdon të jetë aktive, anëtarët kërcënohen se do humbasin paratë nëse nxjerrin informacion

08:29 : 29/08/2025
AKTUALITET

Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona

10:44 : 27/08/2025
AKTUALITET

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

15:01 : 25/08/2025
Para

Yamal nuk ndalet, thyen një tjetër rekord në sfidën ndaj Interit në Champions

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com