• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Deri në vitin 2023 nga Kosova u larguan mbi 350 mijë persona

15:39 : 30/04/2025
në RAJONI

Instituti GAP ka publikuar raportin “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Poteciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”. Sipas këtij raporti, të dhënat zyrtare tregojnë se deri në vitin 2023 nga Kosova janë larguar 359 mijë persona.

Instituti GAP të mërkurën ka publikuar raportin e ri “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, i cili hedh dritë mbi sfidat e mëdha që po përballet tregu i punës në vend.

Sipas raportit, deri në vitin 2023, rreth 359 mijë persona janë larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës.

“Deri në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që janë larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës ka arritur në 359 mijë persona, që përfaqëson rreth 22.6% të popullsisë së vendit, ndërkaq numri i shtetasve shtetasit kosovarë të kthyer si dhe të huajt që jetojnë në Kosovë është rreth 99 mijë persona. Një pjesë e personave të cilët po emigrojnë nga Kosova janë nga fuqia punëtore aktive, çka po ndikon në rritjen e kërkesës në vend për punëtorë vendas dhe të huaj”

Ky bilanc negativ i migrimit ka ndikuar ndjeshëm në mungesën e fuqisë punëtore në tregun vendor.

Lexo edhe:

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

“Sipas të dhënave, nga rreth 1.1 milion persona në moshë pune, vetëm 43% janë ekonomikisht aktivë, ndërsa 57% janë joaktivë. Nga këta të fundit, 66% janë gra dhe 34% burra, duke theksuar pjesëmarrjen e ulët të grave në tregun e punës”.

Raporti rekomandon disa masa për të adresuar këtë situatë, duke përfshirë trajnime të përshtatura me kërkesat reale të tregut të punës, politika që ndihmojnë gratë të hyjnë në tregun e punës, riorientim profesional për të rinjtë që nuk janë të angazhuar në arsim, punë apo trajnim (NEET), bashkëpunim i ngushtë mes arsimit dhe sektorit privat për përgatitje më të mirë profesionale, stimuj për punëdhënësit që punësojnë persona që kanë qenë jashtë tregut të punës për një kohë të gjatë, mbështetje për teknologjitë inovative dhe mbështetje për avancimin e shkathtësive në fushën e energjisë së pastër .​

Instituti GAP ka theksuar se rritja e përfshirjes në treg e personave që aktualisht janë joaktivë është zgjidhja më e qëndrueshme për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore në Kosovë.

“Kjo kërkon angazhim të përbashkët nga institucionet publike, sektori privat dhe shoqëria civile për të krijuar një mjedis të favorshëm për punësim dhe zhvillim ekonomik”.

Në vitin 2024, Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) në Kosovë lëshoi gjithsej 8,293 leje-qëndrime për shtetas të huaj, prej tyre, 3,974 për arsye të punësimit. Shumica e këtyre imigrantëve janë me origjinë nga shtetet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet jashtë rajonit si Turqia, Bangladeshi, Filipinet dhe shtetet tjera të Azisë. Megjithatë, mbi gjysma e këtyre lejeve të lëshuara janë vazhdimësi e viteve paraprake. Si rrjedhojë, bilanci i emigrimit mbetet shumë më i lartë se i imigrimit dhe punëtorët e huaj nuk e mbulojnë mungesën e krijuar në tregun e punës.

Zgjidhja më e qëndrueshme për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore në Kosovë është rritja e përfshirjes në treg e personave që i takojnë moshës së punës por që aktualisht nuk janë aktivë në treg (të cilët nuk janë duke punuar dhe nuk janë duke kërkuar punë).

Kosova ka shkallën më të lartë të jo-aktivitetit në Ballkanin Perëndimor: nga rreth 1.1 milion persona në moshë pune, vetëm 461 mijë persona (43%) janë ekonomikisht aktivë, ndërsa 613 mijë persona (57%) janë jo-aktivë. Nga personat jo-aktivë, 66% janë gra dhe 34% janë burra, që nënkupton se veçmas pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës mbetet sfidë serioze. Kosova radhitet e para në Evropë dhe e pesta në nivel botëror për pjesëmarrjen më të ulët të grave në treg të punës. Po ashtu, 78 mijë të rinj (30%) nuk janë të angazhuar në arsim, punë apo trajnim (NEET), një përqindje shumë më e lartë se mesatarja e BE-së (9.9%) dhe më e larta në rajon.

Sektorët më të prekur nga mungesa e fuqisë punëtore janë ndërtimtaria, tregtia me shumicë dhe pakicë, gastronomia dhe hoteleria, dhe prodhimi, nga të cilët edhe prirja për të emigruar është më e lartë. Shumica e pozitave të punës në këta sektorë nuk kërkojnë kualifikime të larta, por përfshijnë detyra të cilat mund të mësohen brenda një periudhe të shkurtër duke sugjeruar se fuqia joaktive vendore do të mund të plotësonte këto kërkesa.

Raporti ofron disa rekomandime dhe masa të cilat synojnë të përmirësojnë përfshirjen e fuqisë punëtore jo-aktive në tregun e punës, si: trajnime për avancimin e njohurive dhe përfshirjen më të lehtë në tregun e punës; mbështetje për rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjëve në tregun e punës; forcimin e rolit të Agjencisë së Punësimit; si dhe mbështetje për teknologjitë inovative dhe avancimi i shkathtësive në fushën e energjisë së pastër./ Monitor

Etiketa: emigracionkosoveshpopullimzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

08:20 : 13/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ambasada gjermane: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve

11:03 : 12/08/2025
RAJONI

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

09:28 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
SHOW BIZ

E rrahën dasmorët në dasmë/ Shpat Kasapi publikon foton: Jam si molla!

21:48 : 11/08/2025
Para

SPD-ja miraton marrëveshjen për koalicion, hap rrugën për Qeverinë e re gjermane

TË GJITHA

Zbulohet një fole prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja

10:27 : 13/08/2025

Pushuesit konstatojnë një trup të pajetë në plazhin e Vlorës, mbërrin policia

10:15 : 13/08/2025

Vilat pa leje në Mullet, kopje të “Secret Garden”/ Si e “toleroi” Prokuroria ndërtuesin Shefki Karamuça

10:10 : 13/08/2025

Shiste kokainë dhe kanabis në zonat turistike të Vlorës, kapet 28-vjeçari

10:02 : 13/08/2025

Krujë – Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari. Ishte në arrest shtëpie për drogë/ EMRI

09:52 : 13/08/2025

Tritan Shehu: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve

09:40 : 13/08/2025

Krijohen vatra të reja zjarri në Gramsh, shkrumbohen plotësisht 6 fshatra

09:29 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com