• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rasti “Qyno”/ 15 organizata reagojnë në një deklatatë: Gazetarët s’mund të zbulojnë burimet

15:38 : 29/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Plot 15 Organizata Ballkanike dhe Evropiane, që kanë në fokus reagimin e shpejtë dhe mbrojtjen e Gazetarëve, përshëndetën dhe duartrokitën vendimin e 22 Prillit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përmes një votimi 8 me 0, i dha të drejtë gazetarit Elton Qyno.

Të 15 organizatat në muajin Janar 2024, ju drejtuan me një letër të hapur kreut të SPAK, Altin Dumani, duke i kujtuar këtij të fundit se “…veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues. Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë…”.

Organizatat në atë periudhë i bënë Apel, Z. Dumanit ti kthente paisjet gazetarit Elton Qyno dhe institucioni SPAK të vetëpërmbahej në veprimet e mëtejshme.

Tashmë pas më shumë se 1 vit, sërisht të njëjtat organizata kanë reaguar duke dalë me një deklaratë të përbashkët.

Lexo edhe:

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

Organizatat prestigjoze si “Reporterët pa Kufinj”, “Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt”, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Qendra Evropiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias (ECPMF) e shumë të tjera, dolën me një deklaratë të përbashkët, “…duke mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila rrëzoi urdhrat e gjykatave të shkallës së parë që lejonin kontrollin dhe sekuestrimin e pajisjeve të gazetarit Elton Qyno, duke përforcuar rëndësinë e mbrojtjes së burimeve gazetareske dhe lirisë së shprehjes në përputhje me standardet ndërkombëtare…”.

Më tej në deklaratën e përbashkët 15 organizatat nënvizojnë si më poshtë vijon:

“…ne, organizatat nënshkruese, e mirëpresim këtë vendim.

Madje në një letër të hapur të janarit 2024, ne paralajmëruam së bashku se detyrimi i z. Qyno për të zbuluar burimin e tij dhe konfiskimi i materialeve të tij të punës rrezikonte të minonte standardet e njohura ndërkombëtarisht dhe të pengonte raportimin investigativ në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese, tani ka konfirmuar se gazetarët nuk mund të detyrohen të zbulojnë burimet e tyre, përveç nëse një interes publik mbizotërues është në rrezik të dukshëm dhe nuk ka asnjë rrugë më pak ndërhyrëse në dispozicion.

Vendimi i Gjykatës nënvizon nevojën për mbrojtje të brendshme sa herë që hetimet kryqëzohen me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias…”.

Njëherësh organizatat për mbrojtjen e gazetarëve kërkojnë nga SPAK që ti japë fuqi të menjëhershme duke kthyer të gjitha sendet e sekuestruara gazetarit Elton Qyno dhe fshirjen e çdo kopje të nxjerë nga paisjet e sekuestruara.

“…ne i inkurajojmë autoritetet kompetente që t’i japin fuqi të menjëhershme vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke i kthyer pajisjet Z. Qyno dhe duke konfirmuar zyrtarisht fshirjen e të gjitha kopjeve të të dhënave të sekuestruara…”-thuhet në reagimin e përbashkët.

Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës dhe të mbështesin gazetarët shqiptarë në mbrojtjen e të drejtave të tyre, gjatë ushtrimit të detyrës.

Deklarata e Përbashkët e 15 Organizatave

Deklaratë e përbashkët nga Rrjeti SafeJournalists, organizata partnere të Media Freedom Response Rapid Response (MFRR) dhe Reporterëve pa Kufij (RSF), duke mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila rrëzoi urdhrat e gjykatave të shkallës së parë që lejonin kontrollin dhe sekuestrimin e pajisjeve të gazetarit Elton Qyno, duke përforcuar rëndësinë e mbrojtjes së burimeve gazetareske dhe lirisë së shprehjes në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Më 22 prill 2025, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dha një vendim unanim 8-0 duke rrëzuar urdhrat e gjykatave të shkallës së parë që autorizonin kontrollin e gazetarit Elton Qyno dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij elektronike dhe urdhëroi që të gjitha të dhënat e nxjerra nga ato pajisje të shkatërroheshin. Gjykata vendosi se këto masa përbënin një ndërhyrje joproporcionale në lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e burimeve gazetareske, të drejta të sanksionuara në Nenin 22 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ne, organizatat nënshkruese, e mirëpresim këtë vendim. Në një letër të hapur të janarit 2024, ne paralajmëruam së bashku se detyrimi i Z. Qyno për të zbuluar burimin e tij dhe konfiskimi i materialeve të tij të punës rrezikonte të minonte standardet e njohura ndërkombëtarisht dhe të pengonte raportimin investigativ në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese tani ka konfirmuar se gazetarët nuk mund të detyrohen të zbulojnë burimet e tyre, përveç nëse një interes publik mbizotërues është në rrezik të dukshëm dhe nuk ka asnjë rrugë më pak ndërhyrëse në dispozicion.

Vendimi i Gjykatës nënvizon nevojën për mbrojtje të brendshme sa herë që hetimet kryqëzohen me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Prandaj, ne i inkurajojmë autoritetet kompetente që t’i japin fuqi të menjëhershme vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke i kthyer pajisjet Z. Qyno dhe duke konfirmuar zyrtarisht fshirjen e të gjitha kopjeve të të dhënave të sekuestruara.

Duke parë përpara, ndërsa organizatat tona mbështesin luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe rolin që Zyra e Prokurorit të Posaçëm Kundër Korrupsionit luan këtu, ne ftojmë SPAK-un, gjyqësorin dhe autoritetet kompetente të zbatimit të ligjit që të trajtojnë çështjet që përfshijnë gazetarë, mbikëqyrës publikë dhe media në përputhje me standardet e përcaktuara nga jurisprudenca e Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila thekson mbrojtjen e burimeve gazetareske, lirinë e shprehjes dhe domosdoshmërinë e proporcionalitetit në çdo rast që lidhet me gazetarët dhe mbikëqyrësit publikë.

Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës dhe të mbështesin gazetarët shqiptarë në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Nënshkruesit

1. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt
2. Shoqata e Gazetarëve të Kosovës
3. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
4. Shoqata e Gazetarëve të BeH
5. Shoqata e Gazetarëve Kroatë
6. Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
7. Sindikata e Medias së Malit të Zi
8. Partnerët e Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias
9. Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT)
10. Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)
11. Qendra Evropiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias (ECPMF)
12. Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI)
13. Free Press Unlimited (FPU)
14. NENI 19 Evropa
15. Reporterët pa Kufij (RSF)

Etiketa: Elton QynogazetarGjykata KushtetueseOrganizata Ballkanike dhe Evropiane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, avokatët e Veliajt: Mund të burgosni një person, por jo të vërtetën e tij

13:17 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë pasi “i shkeli syrin” kryeministri, Rama vijon lojën: Tirana, trup pa kokë

10:05 : 07/11/2025
Para

Zyrtare/ Një nga takimet e “Final Four” nuk do të luhet në “Arena Kombëtare”

TË GJITHA

U kap me 6 kg kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bari

10:22 : 10/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com