Tirana ka arritur objektivin më minimal të mundshëm gjatë sezonit të rregullt në Superiore, duke shmangur rënien direkte.
Por ajo është e detyruar të marrë pjesë në ndeshjen play-out për të qëndruar në elitë. Dhe pune ka nisur menjëherë për të përgatitur ndeshjen në fjalë.
Një ditë pas fitores në derbi që shmangu rënien nga kategoria, një “delegacion” i bardhebluve është shfaqur në “Elbasan Arena”. Zëvendëstrajnerët Sabien Lilaj dhe Olsi Teqja, ishin në tribunë në ndeshjen mes Besës dhe Pogradecit.
Ata kanë parë me vëmendje dy skuadrat në sfidën nga e cila do të dilte ekipi që do të përballej me ta, për të vëzhguar pikat e dobëta dhe të forta të kundërshtarit.