• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar, Naser Ramaj

20:08 : 28/04/2025
në RAJONI

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviç, që urgjentisht të nisë procedurën për heqjen e shtetësisë për biznesmenin nga Kosova, Naser Ramaj, i akuzuar për evazion fiskal.

Ky lajm është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga qeveria e Malit të Zi.

Qeveria e ish-kryeministrit, Dritan Abazoviç, ia kishte dhënë Ramajt shtetësinë e nderit në vitin 2023, me arsyetimin se ai ishte një nga investitorët e kompleksit “Porto Budva” me vlerë prej 80 milionë eurosh.

Prokuroria e akuzon atë dhe Valentinë Gruboviçin se, si përgjegjës në kompaninë “Alart Centar Budva”, nuk kanë raportuar të ardhurat nga shitja e hapësirave të banimit dhe biznesit pikërisht në këtë kompleks.

Prokuroria njoftoi para tre ditësh se Gjykata Themelore në Kotor kishte konfirmuar aktakuzën.

Lexo edhe:

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

“Dhënia e shtetësisë një personi që është nën hetim për shmangie taksash dhe mashtrime financiare mund të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Malit të Zi, veçanërisht në sytë e partnerëve nga Bashkimi Evropian, gjë që mund të ndikojë negativisht në investimet e ardhshme dhe në pozicionin negociues në procesin e integrimit evropian”, theksoi Spajiç në një shkresë dërguar ministrit të Policisë.

Për dy muaj deri te shtetësia

Shtetësia e nderit në Mal të Zi jepet ekskluzivisht në bazë të propozimit të zyrtarëve më të lartë shtetërorë.

Në rastin e Ramajt, propozimi kishte ardhur në vitin 2023 nga kryeministër i atëhershëm, Dritan Abazoviç.

Ligji për shtetësinë malazeze parasheh që një person mund ta fitojë atë nëse pranimi i tij ka “rëndësi të veçantë për interesin shtetëror, shkencor, ekonomik, kulturor, sportiv dhe interes të tjera të Malit të Zi”.

Për Ramajn, arsyetimi ishte se investimet e tij do të kontribuonin në hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të ndikonin në “zhvillimin ekonomik, financiar dhe industrial të Malit të Zi”.

Vendimi shoqërohej me një mendim pozitiv nga Ministria e Financave.

E gjithë procedura përfundoi brenda dy muajsh.

Megjithatë, kryeministri aktual ka shprehur “dyshime serioze” në ligjshmërinë e fitimit të shtetësisë së nderit, duke theksuar se mendimi pozitiv i Ministrisë së Financave nuk ishte shoqëruar me analiza të veprimtarisë së tij afariste në Mal të Zi.

“Unë konsideroj se rasti i Naser Ramajt mund të dëmtojë interesat jetike të Malit të Zi në disa nivele, sidomos nëse konfirmohet që shtetësia e nderit është dhënë pa verifikime adekuate ose mbi bazën e informacioneve të pasakta”, shkroi Spajiç.

Rishikimi i të gjitha shtetësive të nderit

Kryeministri Spajiç gjithashtu paralajmëroi se në ditët në vijim do të nxisë rishikimin e të gjitha shtetësive të nderit të dhëna, për të verifikuar nëse ato kanë kontribuar në hapjen e vendeve të punës, nxitjen e prodhimit dhe promovimin e Malit të Zi.

“Nëse del se shtetësitë e nderit janë dhënë si ‘shërbime personale’ ose pa kritere të qarta, kjo minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe hap rrugë për klientelizëm dhe korrupsion politik”, theksoi ai.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të Qendrës për Arsimim Qytetar, deri në fund të nëntorit të vitit 2022, ishin dhënë mbi një mijë shtetësi nderi.

Mali i Zi në fund të po të njëjtit vit – nën presionin e Komisionit Evropian – zyrtarisht e hoqi programin e dhënies së shtetësisë ekonomike. Autoritetet më pas vazhduan të përpunonin qindra aplikime të mbetura.

Komisioni Evropian konstatoi se kjo skemë përbënte një rrezik që lidhet me sigurinë, pastrimin e parave, shmangien e taksave, korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe se nuk ishte në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.

Mali i Zi planifikon të mbyllë të gjitha kapitujt negociues me BE-në deri në fund të vitit të ardhshëm dhe të bëhet anëtar në vitin 2028.

Aktualisht ka të mbyllura më pak se 20 për qind të kapitujve./REL

Etiketa: biznesmenmali i ziNaser Ramaj

Lajme të lidhura

RAJONI

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

16:38 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

22:50 : 06/08/2025
RAJONI

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

19:50 : 02/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Goditja e grupit të trafikut të drogës, ja kush është biznesmeni i shpallur në kërkim

11:00 : 27/07/2025
BOTA

SHBA-ja e shqetësuar për bashkëpunimin e Malit të Zi me Kinën në fushën kibernetike

15:13 : 24/07/2025
RAJONI

E rëndë në Malin e Zi/ I riu vret vajzën 2-vjeçare dhe veten pas sherrit me gruan

13:48 : 24/07/2025
Para

E tradhtoi një vidë, shqiptari kapet me 2 mln euro kokainë në makinë

TË GJITHA

Detajet e transferimit të Armando Brojës te Burnley, zbulohet sa do të përfitojë Chelsea

08:06 : 09/08/2025

Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Tiranë, “mister” rrethanat

08:03 : 09/08/2025

Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

07:55 : 09/08/2025

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com