• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shkon në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin iranian

19:55 : 27/04/2025
në BOTA

Një shpërthim i fuqishëm, i cili thuhet se lidhet me një ngarkesë të përbërësve kimik që përdoren për prodhimin e lëndës djegëse të raketave, ka vrarë të paktën 28 njerëz dhe ka plagosur mbi 800 të tjerë në qytetin port, Bandar Abbasit, në jug të Iranit.

Autoritetet në Iran nuk kanë dhënë shpjegim të qartë për shkakun e shpërthimit të shtunën në portin Shahid Rajaei, megjithatë ekspertë të pavarur thanë se duket se është shkaktuar nga ruajtja e papërshtatshme i perkloratit të natriumit, një përbërës që përdoret në lëndën djegëse të raketave.

Të dielën, mediat shtetërore raportuan se shpërthimi është vënë nën kontroll.

Porti Shahid Rajaei është më i ngarkuari në Iran, pasi deri në 80 për qind e trafikut detar të vendit kalon nëpër të.

Hossein Zafari, zëdhënës i organizatës së Iranit për menaxhimin e krizave, duket se për shpërthimin e fajësoi ruajtjen e papërshtatshme të kimikateve në kontejnerët e portit.

Lexo edhe:

Mbetjet e rrezikshme mbërrijnë të dielën në Durrës, “BAN” kërkon transparencë nga Qeveria

Kapen 4 ton kokainë brenda thasëve me oriz në Spanjë

“Shkaktar i shpërthimit ishin kimikatet brenda kontejnerëve”, i tha ai agjencisë së lajmeve ILNA.

“Më parë, drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të krizave kishte dhënë paralajmërime për këtë port gjatë vizitave të tij dhe kishte theksuar mundësinë e rrezikut”, shtoi Zafari.

Sipas firmës private të sigurisë, Ambrey, porti kishte pranuar një ngarkesë me “lëndë djegëse raketore” në mars, e cila do të përdorej për të rifurnizuar rezervat raketore të Iranit pas sulmeve direkte ndaj Izraelit gjatë luftës me Hamasin – i cili është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Teherani nuk e ka pranuar zyrtarisht se e ka pranuar një ngarkesë të tillë, por të dhënat e gjurmitit të anijeve të siguruara nga Associated Press tregojnë mjete lundruese që besohet se transportonin këtë kimikat pranë portit në mars.

Ministria e Brendshme e Iranit tha se ka nisur një hetim për shpërthimin në port.

Incidentet vdekjeprurëse e kanë goditur infrastrukturën energjetike dhe industriale të Iranit edhe në vitet e kaluara – si shpërthime gazi dhe zjarre në rafineritë e naftës – dhe për shumë për to neglizhenca është cilësuar si shkaktar.

Megjithatë, Teherani e ka fajësuar gjithashtu armikun e tij të përbetuar, Izraelin, për disa prej incidenteve, pasi ai ka kryer sulme në tokën iraniane duke synuar programin bërthamor të vendit.

Vitin e kaluar, Izraeli bombardoi gjithashtu mbrojtjen ajrore të Iranit.

Irani akuzoi Izraelin për një sulm ndaj tubacioneve të gazit në shkurt 2024, si dhe për një sulm të madh kibernetik ndaj portit Shahid Rajaei në maj 2020, i cili shkaktoi kaos në transport për disa ditë pas kolapsit të sistemit kompjuterik të portit.

Porti Rajaei ndodhet rreth 1.050 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, në ngushticën e Hormuzit, gryka e ngushtë e Gjirit Persik përmes së cilës kalon 20 për qind e gjithë naftës që tregtohet globalisht.

Zyrtarët lokalë njoftuan se të gjitha shkollat, universitetet dhe zyrat në Bandar Abbas do të mbyllen më 27 prill./Rel

Etiketa: 28 viktimaportshperthim iran

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet e rrezikshme mbërrijnë të dielën në Durrës, “BAN” kërkon transparencë nga Qeveria

16:25 : 21/10/2024
BOTA

Kapen 4 ton kokainë brenda thasëve me oriz në Spanjë

19:12 : 26/07/2024
AKTUALITET

Tentuan të fusnin në Shqipëri 35 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 4 persona (Emrat)

10:13 : 10/06/2024
AKTUALITET

VIDEO-FOTO/ 320 kg drejt Shqipërisë, kjo është logoja e stampuar në pakot e kokainës

11:36 : 23/05/2024
BOTA

VIDEO/ Momenti shokues kur dallga e fortë rrëmben të miturin nga porti

10:06 : 09/08/2023
AKTUALITET

Trageti bllokohet në port, shtyhen udhëtimet për në Bari

21:41 : 05/08/2023
Para

Rrëfimi i ndjerë i Rudina Dembacajt: Kalova një abort spontan

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com