• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U rrëzua nga Kushtetuesja për rastin “Qyno”, avokati: SPAK shkeli standardet ndërkombëtare!

21:41 : 24/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Avokati Dorian Matlija, gjatë një lidhje për emisionin “Të Paekspozuarit”, foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që “rrëzoi” SPAK për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të gazetarit Elton Qyno.

Avokati tha se ky është një vendim pozitiv për gazetarët, i cili rrëzon jo vetëm SPAK por edhe vendimet e të gjithë gjykatave të tjera të cilat u rreshtuan me SPAK. Sipas tij, në këtë rast SPAK-u ka shkelur standardet ndërkombëtare.

“Çështja Qyno përmblidhet në problemin që çfarë ndodh kur i sekuestrohen materialet një gazetari profesionist. Gazetari duhet të mbrojë burimet e tij, për hir të marrëdhënies që krijohet mes burimit dhe gazetarit për të informuar publikun. Kjo gjë u mbrojt në GJK. Kundrejt interesit të SPAK për të marrë prova.

Në rastin konkret SPAK kishte disa detyra që duhet të kërkonte provën në rrugë të tjera, pra  që  të hetonte, prokurorët e vetë SPAK, që kishin nxjerrë informacionin. SPAK nuk hetoi këta persona, por shkoi te gazetari dhe i vuri në rrezik burimin konkret dhe të gjithë burimet që ai ka, por edhe sekretet profesionale dhe private. GJK vendosi të mbrojë gazetarin dhe jo interesin e hetimit të SPAK. SPAK kishte të gjithë mundësitë që atë provë ta merrte nga burime të tjera. SPAK shkeli standardet ndërkombëtare.

Ajo që e bëri të vështirë gjykimin ishte qasja e gjykatave më të ulëta, që nuk e stopuan atëherë kur duhej. Madje edhe GJL mori vendim negative që nuk e prisnim. Ne prisnim të ndodhte si rasti i Lapsit, por GJL shkeli vendimin e vet. U desh ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe:

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

GJK ka cilësuar si antikushtetuese këto veprime, sekuestrimi i të dhënave dhe ruajtjen e kopjeve të të gjithë të dhënave në arkivën e SPAK. Nuk është se thjesht mori laptop dhe usb, telefon, por mbajti kopje të plotë të të gjitha këtyre.

Në këtë rast, GJK tha se është anti kushtetuese, në shkelje të kushtetutës, shkel lirinë e shprehjes. Duke zbuluar prokurori sekretin e burimit, tremben burimet dhe prishet gazetaria cilësore. Kjo dëmton edhe interesin e gazetarit dhe informimin e publikut. GJK tha se ka më shumë rëndësi kjo sesa interesi i një hetimi. 

Ky është një precedent sepse GJK ka treguar të gjithë gjykatave, që kur nesër të ndodhë, siç i ka ndodhur Qynos, Artan Hoxhës, medias Lapsi, nuk mund ta bëjë më një veprim të tillë në të ardhmen, prokuroritë e çfarëdo niveli. Nuk mund të rrëmbejnë pajisjet e çdo gazetari, pa patur një rast ekstrem. Në ato raste kjo e drejtë e mbrojtjes së burimit kufizohet, por praktikisht nuk ndodh kjo. Në rastin konkret ishin prokurorët që duheshin hetuar. Ky vendim do të ketë vlerën e ligjit për të gjithë gjykatat. GJK do ta shprehë shumë qartë edhe në arsyetim.

Kjo vjen nga jurisprudenca e Straburgut. Vetëm në rastet kur ka një interes për hetim dhe janë provuar të gjithë mënyrat për të gjetur provën dhe nuk e ka gjetur dot, e vetmja mundësi mbetet të pyesë gazetarin, të marrë telefonin dhe të marrë një të dhënë të caktuar. Pra e para punës duhet bërë vetëm kur është mundësia e vetme për të siguruar provën. Metoda duhet sa më delikate dhe jo të hyjë si arusha në dyqanin e qelqurinave. Kjo metodë, ishte tepër brutale dhe në shkelje të Kushtetutës. GJK do ti tregojë shkeljet. Në praktikë kjo nuk mund të ndodhë kurrë, sepse Prokuroria mund ë hetojë në vende të tjera. Në rastin e Lapsit mund të shkonte aty ku kishin rrjedhur të dhënat.

Një gjë të re që ka ndodhur sot, një vendim tjetër i shkallës së parë, Qyno kërkoi kthimin e dokumentave të sekuestruara, sepse iu sekuestruar edhe dokumentacion dhe gjykata vendosi të urdhërojë SPAK të kthejë edhe këto. Prokuroria tha janë materiale nga dosja por gjykata arsyetojë se janë të tijë dhe si e ka siguraur është punë e tij dhe duhet ta ketë sepse gazetari ka të drejtë të ketë arkivën e vet. Prokuroria të ruajë informacionet e veta. SPAK nuk e ka treguar aftësinë për këtë, i kanë rrjedhur dokumentat. Kjo ishte një fitore e re sot”, tha Matlija.

Etiketa: Dorian MatlijaElton QynogazetariGjykata Kushtetuesespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Blinin vota për PSD në Kukës, SPAK dërgon për gjykim dy kushërinjtë Peposhi

12:24 : 28/10/2025
Para

Dhunohet brutalisht dhe merret peng i riu në Tiranë, policia në ndjekje të autorëve

TË GJITHA

“Më b#llizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vr@sje

18:20 : 28/10/2025

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025

EMRAT/ Aksident në Vlorë, makina përplas dy këmbësore në vijat e bardha

18:13 : 28/10/2025

I riu vrau babain në Durrës, fqinjët: Sapo është kthyer nga jashtë, e ëma…

17:52 : 28/10/2025

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025

Arsyen e vërtetë pak vetë e dinë/ Elgiti dhe Klea i japin fund martesës

17:38 : 28/10/2025
Filip Shehu, autori i vrasjes

Detaje nga vrasja në Tiranë/ Filip Shehu goditi me thikë në bark dhe qafë 34-vjeçarin

17:36 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com