• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve

07:57 : 24/04/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kapitalin njerëzor. Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet në një paragraf të plotë pikërisht tek potenciali që ka kapitali human në vend dhe çfarë mund të bëhet për të ndikuar pozitivisht në ekonomi vlerësimi i drejtë i tij.

Raporti nënkupton kushte më të mira për të nxitur pjesëmarrje më aktive të pjesës më produktive të kapitalit human diçka që përveçse zhvillon ekonominë kthen edhe investimet në arsim të bëra ndër vite.

“Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar të kapitalit njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin. Vendi përballet me sfida, të tilla si migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nën shfrytëzimi i grupeve ekzistuese të talenteve. Përmirësimi i “shfrytëzimit” të individëve të arsimuar, duke përmirësuar kushtet e tregut të punës për krijimin e vendeve më të mira të punës, nuk do të sjellë vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes rritjes së produktivitetit, por gjithashtu do të maksimizojë kthimin e investimeve në arsim që vendi ka bërë.

Nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për trajektoren e Shqipërisë drejt arritjes së statusit të të ardhurave të larta. Mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të çojë në një rritje të konsiderueshme prej 12 për qind të PBB-së për frymë në afat të gjatë. Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe pjesëmarrjes në tregun e punës është kështu thelbësor për nxjerrjen e vendit nga varfëria dhe drejt mirëqenies” thuhet në raport.

Varfëria pritet të bjerë më tej

Lexo edhe:

Raporti për zgjedhjet, Boçi: PE e shqetësuar! Krimi i organizuar vendos fatet politike

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

Raporti i Bankës Botërore bën një përmbledhje të ecurisë së trajektores së varfërisë nga viti në vit në vend. Kështu sipas këtij raporti mes viteve 2016 dhe 2019, rritja e fortë ekonomike çoi në një reduktim domethënës të niveleve të varfërisë.

“Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar rënien e saj, e nxitur nga një rimëkëmbje e fortë pas pandemisë. Varfëria e bazuar në të ardhura (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6 për qind në vitin 2016 në 32.2 për qind në vitin 2019, ndërsa PBB për frymë u rrit mesatarisht me 5 për qind në vit.

Pas një rritjeje në 33.1 për qind në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5 për qind në vitin 2023 falë rritjes së fortë të PBB-së për frymë, dhe pritet të bjerë më tej me 1.5 pikë përqindjeje në vitin 2024.

Ndërsa pabarazia ka rënë, ajo mbetet e lartë, me një indeks Gini të të ardhurave të ekuivalentuara që arrin në 36 pikë në vitin 2018, më i larti në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9). Në vitin 2025, varfëria pritet të bjerë me 1.1 pikë përqindjeje për të arritur në 19.8 për qind”, thuhet në dokument.

I njëjti vlerëson se masa e Hendekut të Mirëqenies, e cila vlerëson diferencën midis të ardhurave të njerëzve dhe një standardi global të mirëqenies prej 25 dollarësh për person në ditë, nënvizon sfidat e nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse.

“Në vitin 2018, Hendeku i Mirëqenies i Shqipërisë ishte 3.9, duke treguar se të ardhurat do të duhej të rriteshin mesatarisht pothuajse 4 herë për të përmbushur këtë standard mirëqenieje. Norma e punësimit ishte mesatarisht 68.6 për qind në vitin 2024, me punësimin e meshkujve që u rrit me 2.0 pikë përqindjeje, ndërsa normat e punësimit të femrave ranë me 0.3 pikë përqindjeje. Papunësia ra në 9.4 për qind, por papunësia e të rinjve (15–29) mbeti e lartë në 18.9 për qind. Paga mesatare u rrit me 9.8 për qind në vitin 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë” thuhet në raport./Monitor

Etiketa: Banka Botëroreraportisfidat e shqiperise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti për zgjedhjet, Boçi: PE e shqetësuar! Krimi i organizuar vendos fatet politike

17:10 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Raporti i PE! Berisha nga Brukseli: U denoncua farsa elektorale e 11 Majit

13:43 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025
AKTUALITET

Raporti i PE “shuplakë” Ramës: Jemi të alarmuar për zgjedhjet, korrupsionin dhe ndërhyrjet në drejtësi

11:24 : 04/06/2025
AKTUALITET

Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet ‘kushtoi’ 10 milionë USD

08:54 : 03/06/2025
Para

Trump akuzon Zelenskyn për zgjatje të luftës/ Moska sulmon gjatë natës me dronë, 9 persona viktima dhe 63 të plagosur

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com