• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Më shumë se 67 mijë shqiptarë ende nuk marrin sinjal televiziv tokësor, asnjë përmirësim në 2024

08:51 : 24/04/2025
në AKTUALITET

Megjithëse në Shqipëri sinjali televiziv tokësor analog është fikur prej më shumë se katër vjetësh, ende një pjesë e popullsisë nuk mbulohet me sinjal televiziv numerik.

Sipas shifrave që raporton Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA) në raportin vjetor të vitit 2024, përqindja e popullsisë që ngelet e pambuluar me shërbim audioviziv numerik për RTSH ishte 2.8%, për Tv Klan 3%, për Media Vizion 7.5% dhe për Top Channel, Digitalb, ADTN ishte 11%.

Përqindja e popullsisë që nuk ka akses në sinjalin televiziv numerik tokësor ka ngelur e pandryshuar krahasuar me një vit më parë, për të gjithë operatorët.

Sipas Censit të fundit, Shqipëria kishte rreth 2.4 milionë banorë dhe mund të llogaritet se të paktën 67 mijë prej tyre nuk kanë akses në sinjal televiziv tokësor.

Lexo edhe:

Kontratat prishen çdo vit, RTSH blen të drejtën e transmetimit të futbollit shqiptar

Sulmi i Ramës ndaj ‘RAI3’/ Këlliçi: Doli bllof, nuk e kishte llogaritur impaktin e investigimit

Detyrimi për mbulim me sinjal i territorit i takon përcaktuar Radio-Televizionit Shqiptar, që financohet me parasë e taksapaguesve dhe ka detyrim të çojë sinjalin në të gjitha zonat e banuara.

AMA rendit një listë të gjatë me zona të vendit ku sinjali televiziv tokësor mungon plotësisht apo pjesërisht. Problemi ekziston kryesisht për zonat rurale dhe sidomos ato malore. Në të gjitha qarqet e vendit ka zona të tilla, ku sinjali televiziv tokësor nuk është i pranishëm.

Kështu, operatori RTSH nuk mbulon me sinjal 19% të popullsisë në Qarkun Gjirokastër, 6% në Qarqet Korçë dhe Dibër, 5% të popullsisë në qarkun Berat, 4% në Qarkun Shkodër, 3% në qarkun Vlorë, 2% në Qarqet Tiranë-Durrës dhe Kukës dhe 1% në Qarkun e Elbasan.

AMA shprehet se, për zonat e pambuluara me shërbim audioviziv nga rrjetet kombëtare tokësore numerike, mundësohet ofrimi i shërbimit audioviziv nëpërmjet platformave kabllore, satelitore, IPTV, OTT dhe Internet TV, sipas përcaktimeve ligjore/nënligjore në fuqi.

Megjithatë, duke patur parasysh se një pjesë e zonave të pambuluara me sinjal janë zona rurale, shpesh në terren malor dhe me një përqendrim të ulët të popullsisë. Duket e vështirë që operatorët e shërbimit të internetit dhe atij kabllor të kenë interes ekonomikë të veprojnë në zona të tilla dhe të dhënat e AKEP tregojnë qartë se hendeku i depërtimit të linjave fikse të komunikimit mes zonave urbane dhe rurale ngelet mjaft i madh.

Nga ana tjetër, edhe nëse marrim për të mirëqenë se operatorët kabllorë ofrojnë shërbim në çdo fshat, shërbimi i tyre nuk mund të jetë falas dhe banorët e atyre zonave detyrohen të paguajnë qoftë edhe për të parë kanalet e televizionit publik, për të cilin paguajnë rregullisht një taksë të posaçme.

E njëjta logjikë natyrisht që vlen edhe për banorët e zonave urbane. Në shumë qytete të vogla të vendit, operatorët televizivë prej vitesh nuk shqetësohen më për të ofruar mbulim me sinjal tokësor dhe ua kanë besuar shpërndarjen e sinjalit operatorëve kabllorë. Por, të paktën në rastin e RTSH-së, kjo është një shkelje flagrante e detyrimit për të ofruar shërbimin falas./Monitor

Etiketa: sinjal televizivtv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kontratat prishen çdo vit, RTSH blen të drejtën e transmetimit të futbollit shqiptar

09:38 : 17/08/2024
AKTUALITET

Sulmi i Ramës ndaj ‘RAI3’/ Këlliçi: Doli bllof, nuk e kishte llogaritur impaktin e investigimit

20:13 : 04/06/2024
Lajmet e Dites

Studimi: Kalimi i kohës para ekranit vonon zhvillimin e fëmijëve

21:41 : 24/08/2023
AKTUALITET

Një vend gjykohet edhe nga reklamat që sheh në TV!

17:30 : 04/06/2023
AKTUALITET

Modifikuan dekoderin e TV si telefon, zbulohen pajisjet e të burgosurve

16:22 : 21/06/2022
AKTUALITET

Kronika e fundjavës/ Veliaj personazhi i turpit të TV-ve tona

16:09 : 30/05/2022
Para

151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

TË GJITHA

Kultivoi lëndë narkotike në parcelën e tij, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër/ EMRI

09:42 : 08/08/2025

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com